Forumi Gruas Socialiste Kurbin

Forumi Gruas Socialiste Kurbin Forumi Gruas Socialiste Kurbin

21/08/2026
24/07/2026
21/07/2026

Në respekt të shqetësimit të disa banorëve të fshatit Malbardhë Fushë në lidhje me problematikën e rrugës, sqaroj se:

Rehabilitimi i rrugës “Rrënorja”, Njësia Administrative Milot, është parashikuar dhe miratuar për financim në buxhetin e këtij viti dhe brenda pak ditësh do të nisë puna për asfaltimin e saj.

Pa dyshim, do të kishte qenë mirë që ky investim të ishte realizuar më herët. Megjithatë, e rëndësishme është që tashmë ai është bërë realitet dhe, në një kohë të shkurtër, banorët do të kenë një rrugë të asfaltuar dhe një infrastrukturë shumë më të mirë.
Kaq për sa i përket shqetësimit të drejtë të banorëve që e presin prej 35 vitesh atë investim.

Metoda e re që, sapo merret vesh që do të fillojë një investim, shkohet në zonë, nxirret telefoni për video selfie apo takohen disa qytetarë që shprehin shqetësime të ndryshme, e më pas thuhet se ja, “ne e evidentuam hallin tuaj dhe ai u zgjidh brenda ditës”, ju them se nuk do t’ju çojë askund.

Ndoshta do ju shikojmë sërish me telefona nëpër duar duke “zgjidhur” halle lart e poshtë pasi do të jemi përsëri në kantiere të reja për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zona urbane e rurale. Me gjithë punën e kryer në këto vite, të cilën nuk dua ta evidentoj këtu se është diçka që e shohin qytetarët, ne jemi të vetëdijshëm që nevojat në territor mbeten prapë të mëdha.

Ndërsa për sa i përket sulmeve dhe akuzave nga përfaqësuesit e elektoratit të partisë së z. Kujtim Gjuzi dhe deklaratave në këtë vapë të madhe, ndjej vetëm keqardhje dhe asgjë më shumë. Mirë do të ishte që të jeni të njejtë, si kur dilni duke “protestuar” me telefon në dorë paradite, ashtu edhe kur shkruani sms pasdite.
Balta e hedhur prej jush veç ma shton vendosmërinë për t’ju shkuar deri në fund puneve të nisura e projekteve që janë planifikuar për t’u kryer.

18/07/2026

Jo vetëm si drejtues politik i Qarkut Lezhë, por edhe si një njeri me rrënjë të forta dhe krenare në Mirditë, e cila ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një nga krahinat më përfaqësuese të identitetit kombëtar shqiptar – DY FJALË SHKURT mbi debatin rreth raportit të ekspertëve për reformën administrative-territoriale:

E PARA: në asnjë moment, ky raport nuk propozon shkrirjen apo bashkimin e Bashkisë Mirditë me asnjë bashki tjetër. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që mirditorët të shqetësohen nga interpretime që nuk burojnë nga përmbajtja e dokumentit.

E DYTA: Për Mirditën, çështja nuk është të ndalemi nëpër debate mbi skenarë që raporti nuk i parashtron. Ajo që ka rëndësi është të përqendrojmë energjitë te zhvillimi i ekonomisë lokale, përmirësimi i shërbimeve publike dhe krijimi i më shumë mundësive për të ardhmen e këtij komuniteti me vlera të jashtëzakonshme njerëzore, historike dhe kulturore.

Askush nuk fiton duke mohuar realitetin! Mirdita, ashtu si shumë zona të tjera të vendit, përballet me sfida, ekonomike dhe zhvillimore, të cilat njihen prej vitesh. Por pikërisht për këtë arsye na duhet më shumë përgjegjësi. Na duhen më shumë fokus dhe energji se si ta bëjmë atë më të fortë ekonomikisht, më tërheqëse për të rinjtë, me më shumë investime, me shërbime publike më cilësore dhe me më shumë mundësi zhvillimi.

04/07/2026

❤️FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon🙏

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot😍

Address

Laç

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Gruas Socialiste Kurbin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share