Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Kukës

Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Kukës Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat tuaja, nga veprimet ose mosveprimet e padrejta të administratës publike.

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Kukës ju uron Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, paqe ...
25/12/2025

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Kukës ju uron Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, paqe dhe me më shumë solidaritet.

Gëzuar! 🎄✨

16/12/2025

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, me ftesë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mori pjesë në aktivitetin
“Të Drejtat e të Moshuarve në Shqipëri: Gjetjet Përfundimtare mbi Qasjen në Shërbime dhe Ndikimin e Digjitalizimit”.

Në fjalën e saj, znj. Ballanca theksoi rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit, pavarësisë dhe të drejtave të të moshuarve, si dhe nevojën për mekanizma të posaçëm që garantojnë akses të barabartë në shërbime publike dhe mbrojtje sociale.

Ajo vuri theksin te sfidat e moshimit, nevoja për një minimum jetik, indeksim të qëndrueshëm të pensioneve dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve sociale dhe rezidenciale. Po ashtu, znj. Ballanca nënvizoi se digjitalizimi i shërbimeve duhet të fuqizojë të moshuarit dhe të sigurojë përfshirjen e tyre, jo përjashtimin.

Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar ndaj monitorimit, promovimit të të drejtave të të moshuarve dhe garantimit të kushteve që çdo qytetar i moshës së tretë të jetojë me dinjitet dhe mbështetje të plotë.

10/12/2025

Ditën e sotme, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, zhvillova një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e klasës së 6-të të Shkollës “1 Qershori” në Kukës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i të drejtave të njeriut, theksimi i rëndësisë së tyre në jetën e përditshme si dhe prezantimi i rolit që Avokati i Popullit ushtron në mbrojtjen dhe garantimin e këtyre të drejtave.

Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi, duke i dhënë mundësi nxënësve të shprehnin perceptimet e tyre mbi të drejtat e njeriut dhe të diskutonin situata konkrete nga realiteti i përditshëm.

Ditën e sotme, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, përfaqësuesi i Zyrës Rajonale i Avokatit të ...
10/12/2025

Ditën e sotme, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, përfaqësuesi i Zyrës Rajonale i Avokatit të Popullit në Kukës ka realizuar një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e klasës së 6-të të Shkollës “1 Qershori” në Kukës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i të drejtave të njeriut, theksimi i rëndësisë së tyre në jetën e përditshme si dhe prezantimi i rolit që Avokati i Popullit ushtron në mbrojtjen dhe garantimin e këtyre të drejtave.

Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi, duke i dhënë mundësi nxënësve të shprehnin perceptimet e tyre mbi të drejtat e njeriut dhe të diskutonin situata konkrete nga realiteti i përditshëm. Si pjesë përmbyllëse, realizuam një quiz të shkurtër ku nxënësit treguan njohuritë e tyre për të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut na rikujton rëndësinë e respektimit të dinjitetit dhe barazisë për çdo individ. Edukimi mbi të drejtat e njeriut, sidomos në moshë të hershme, është thelbësor për të ndërtuar një kulturë respekti dhe ndërgjegjësimi në komunitetin tonë.


10/12/2025

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut çdo 10 Dhjetor është një ditë reflektimi dhe shprese, që na rikthen te parimet themelore mbi të cilat ndërtohet çdo shoqëri e drejtë: dinjiteti, barazia, liria.

Ato nuk janë ideale të largëta, por standarde që marrin jetë sa herë zgjedhim të sillemi me drejtësi, me empati dhe me respekt.

Kjo ditë na kujton se fuqia për ta bërë realitet vizionin e të drejtave të njeriut është e përbashkët:
– tek institucionet që mbajnë përgjegjësi,
– tek qytetarët që kërkojnë llogari,
– dhe tek çdo veprim i vogël i ndershmërisë së përditshme.

08/12/2025

Çdo 8 Dhjetor na kujton se shoqëritë ringrihen kur të rinjtë guxojnë të kërkojnë dritë përballë errësirës.

Lëvizja studentore e 35 viteve më parë mbetet dëshmi se ndryshimi nis nga një ndërgjegje që zgjohet.

Sot, si edhe atëhere, të rinjtë mbajnë mbi vete përgjegjësinë për ta çuar përpara ëndrrën për liri, dinjitet dhe drejtësi.

04/12/2025

Në bazë të detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore, Avokati i Popullit ushtron monitorim aktiv mbi proceset që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe procedurat e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ky rol garanton transparencë, integritet dhe rritjen e besueshmërisë së këtij procesi të rëndësishëm për qeverisjen e drejtësisë.

Më datë 3 dhjetor 2025, në institucionin e Presidentit të Republikës, u zhvillua procedura e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED që do të ushtrojnë detyrën gjatë vitit 2026. Procesi u monitorua nga përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, z.Besnik Deda – Komisioner, në zbatim të dispozitave të nenit 149/d dhe nenit 179 të Kushtetutës, si dhe nenit 284 të ligjit nr.115/2016.

Këto parashikime ligjore detyrojnë zhvillimin e shortit në prani të Avokatit të Popullit dhe publikimin e një raporti monitorimi nga ky institucion. Në përputhje me këtë detyrim, Avokati i Popullit do të publikojë në ditët në vijim raportin zyrtar mbi procesin e hedhjes së shortit të datës 03.12.2025.

Avokati i Popullit vlerëson se pjesëmarrja dhe monitorimi i këtij procesi përbëjnë një mekanizëm të rëndësishëm “check and balance”, që kontribuon në sigurimin e një procedure të besueshme, të drejtë dhe transparente për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

04/12/2025
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, rikujtojmë edhe një herë rolin e Avokatit të Popullit s...
03/12/2025

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, rikujtojmë edhe një herë rolin e Avokatit të Popullit si institucion që dëgjon, mbron dhe i jep zë kësaj kategorie.

Ne i dëgjojmë shqetësimet e tyre si në mënyrë të drejtpërdrejt, ashtu edhe nëpërmjet shoqatave që i përfaqësojnë, duke e ngritur zërin e tyre në nivelin më të lartë institucional.

Në këtë kuadër, sjell disa momente nga takimet me kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Punës dega Kukës, z. Mustaf Lugja, dhe kryetarin e Shoqatës së të Verbërve dega Kukës, z. Azem Qenanaj.

Dua të theksoj se drejtuesit e shoqatave që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara janë vetë Mbrojtës të të Drejtave të Njeriut. Për shkak të rolit të tyre, ata shpesh përballen me pengesa dhe rreziqe. Avokati i Popullit është pikë fokale për mbrojtjen e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, duke garantuar që zëri i tyre të mos shuhet.



03/12/2025

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, në Prishtinë u zhvillua Konferenca e Nivelit të Lartë me temë: “E ardhmja e të drejtave të njeriut në kushtet e transformimeve globale: sfidat kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare”.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Avokatja e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, e cila foli në sesionin e parë plenar të konferencës, së bashku me përfaqësues të lartë të rrjeteve më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në fjalën e saj, znj. Ballanca theksoi simbolikën e këtij përvjetori, duke e cilësuar Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës si një ndër zërat më të besueshëm dhe profesionalë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajon. Ajo vuri në dukje se 25 vitet e këtij institucioni janë të lidhura ngushtësisht me procesin e konsolidimit demokratik të Kosovës dhe me rrugëtimin e rajonit drejt standardeve evropiane.

Ajo nënvizoi se historia e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri është një histori e ndërtuar mbi sfida të përbashkëta, vështirësi të ngjashme dhe synime të njëjta drejt vlerave demokratike dhe integrimit evropian.

Duke iu referuar sfidave të sotme, znj. Ballanca u shpreh se transformimet e thella në mbarë botën – nga konfliktet e reja, te zhvillimet teknologjike, migracioni, krizat mjedisore dhe rritja e pabarazive – po e bëjnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut më komplekse se kurrë. Përballë këtyre ndryshimeve, ajo theksoi se institucionet e pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut duhet të përshtatin vazhdimisht mënyrat e punës së tyre, duke mbajtur të pandryshuar misionin themelor: mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë njerëzore.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ombudsman dhe rrjeteve rajonale, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si “gjuhën e re” të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas saj, asnjë institucion nuk mund të përballet i vetëm me sfidat globale, prandaj rrjetëzimi, shkëmbimi i përvojave dhe veprimi i bashkuar janë bërë domosdoshmëri.

Në fjalën e saj, znj. Ballanca foli edhe për rreziqet që vijnë nga tendencat e reja për të ngushtuar standardet e mbrojtjes së të drejtave themelore në Evropë, duke nënvizuar se roli i rrjeteve evropiane dhe ndërkombëtare është më i rëndësishëm se kurrë për të ruajtur pavarësinë e institucioneve dhe integritetin e sistemit evropian të të drejtave të njeriut.

Në përfundim, ajo riafirmoi angazhimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore, për të forcuar pavarësinë institucionale dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet homologe, duke theksuar se:
“Të drejtat e njeriut janë më të forta kur i mbrojmë së bashku.”

03/12/2025

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është një kujtesë e qartë se respektimi i të drejtave të tyre nuk mundet e nuk duhet të mbetet thjesht një garanci deklarative ligjore por të jetë realitet i prekshëm për çdo qytetar.

Avokati i Popullit nënvizon se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të pavarur, të marrin pjesë plotësisht në jetën shoqërore, të kenë akses në arsim, punësim, informim dhe shërbime që garantojnë dinjitet dhe barazi.

Megjithëse janë bërë hapa përpara, barriera të rëndësishme infrastrukturore vazhdojnë të pengojnë zbatimin e plotë të këtyre të drejtave. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, shërbimeve mbështetëse dhe asistencës personale vazhdon të kufizojë pavarësinë dhe përfshirjen e individëve.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit kërkon nga institucionet shtetërore të forcojnë zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të përmirësojnë politikat publike dhe të sigurojnë që përfshirja të jetë parim themelor në çdo vendimmarrje.

Kjo ditë na kujton se përfshirja nuk matet me fjalë, por me veprime konkrete. Ndërtimi i një shoqërie ku askush nuk mbetet pas kërkon përkushtim të përditshëm – nga institucionet, komuniteti dhe secili prej nesh.

Address

Kukës
8501

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Kukës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Popullit - Zyra Rajonale Kukës:

Share