27/04/2022
Sa i gëzuar sot duket Hasi
Mbas 3 shekujsh i kthehet djali.
Mirë se vjen djal hasjani.
Poeti jonë Pjetër Bogdani.
Nesër në Has në orën 11 do të përurohet shtatorja e poetit, teologut, nacionalistit, intelektualit të madh Pjetër Bogdani.
Edhe pse pak vonë, po më mirë vonë se kurrë Hasit i vendosen themelet e identitetit me ardhjen e bustit të Pjetër Bogdanit.
Hasi ishtë në krizë identiteti, dhe nuk ka figurë më të lartë promocionale për ta promovuar vatrën Hasjane.
Më ka ndodhur shumë shpesh të pyetem ku i bie Hasi!? Dhe thjeshtë i kam tregu 1000 lekshen, nëse dikush nuk e di se nga është Pjetër Bogdani nuk ke pse ti tregosh me se ku bie Hasi.
Pjeter Bogdani është identitet, është themel, është adn në qelizën e Hasit.
Bogdanin ska nevoje të përdorësh hipërbola, sepse madhështia e tij është me e madhe se gjithçka.
Urime patriotë hasjanë, nesër do të jetë ditë e madhe për Hasin.
Jeta dhe vepra e Pjetër Bogdanit.
Pjeter Bogdani (1625 - 1689) lindi në Gur të Hasit, afër Prizrenit.
Ai ishte shkrimtar dhe poet periudhës së dytë të letërsisë së vjetër shqipe.
Studimet e larta i kreu në kolegjin e
Loretos, në Itali.
Në vitin 1650 u shugurua meshtar në
Bazilikën e Loretos.
Pranverën e vitit 1651 mori doktoratën në
teologji.
▪︎Pas një qëndrimi prej rreth nëntë vitesh në Itali, Bogdani u kthye në atdhe.
Në 1656-n u emërua ipeshkëv i Shkodrës, ku shërbeu për njëzet e një vite.
Në 1677-n u vendos në drejtimin e Arqipeshkvisë së Shkupit.
Në vitin 1671 u emërua gjithashtu administrator i Arqipeshkvisë së Tivarit.
Tri vitet e fundit të jetës, 1686-1689 i kaloi duke përhapur idenë e një qëndrese të armatosur kundër ushtrisë osmane, kjo sidomos në viset e Kosovës së sotme.
▪︎"Ceta e profetëve" (Cuneus prophetarum) është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe.
U botua më 1685 në Padovë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik.
Vepra, padyshim, është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotme shqipe.
▪︎"Çeta e Profetëve" u botua në dy gjuhë, në dy shtylla: