Këshilli Bashkiak Has

Këshilli Bashkiak Has Këshilli Bashkiak i Hasit, organ përfaqësues i bashkisë Has, Republika e Shqipërisë.

Këshilli Bashkiak Has kryen funksionet dhe ushtron përgjegjësitë e përcaktuara për bashkinë, në zbatim të ligjit, akteve nënligjore dhe r
regullores.

Takime me aktore dhe faktore te komunitetit te bashkise Has per konsultim publik per buxhetin 2026.
04/12/2025

Takime me aktore dhe faktore te komunitetit te bashkise Has per konsultim publik per buxhetin 2026.

Njoftim per konsultim publik per miratimin e buxhetit se Bashkise Has PBA 2026 - 2028 dhe Taksat e Tarifat Vendore 2026.
12/11/2025

Njoftim per konsultim publik per miratimin e buxhetit se Bashkise Has PBA 2026 - 2028 dhe Taksat e Tarifat Vendore 2026.

Në datën 30 tetor 2025, në sallën e Këshillit Bashkiak Has, u organizua takimi për sesionin informues të Këshillit Bashk...
04/11/2025

Në datën 30 tetor 2025, në sallën e Këshillit Bashkiak Has, u organizua takimi për sesionin informues të Këshillit Bashkiak dhe Koalicionit Ndër-rajonal Shqipëri - Kosovë. Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, Kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Isuf Sefolli, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe pjesëtarë të Koalicionit gjinor Ndër-rajonal Shqipëri - Kosovë.

Kryetari i Bashkisë Has, z. Miftar Dauti, i përshëndeti të pranishmit dhe ndau informacion mbi punën e përditshme të Bashkisë në shërbim të komunitetit, marrëdhëniet me Këshillin Bashkiak dhe Aleancën Gjinore. Ai theksoi rëndësinë e transparencës në punën e këshillit dhe rëndësinë e transmetimit live të mbledhjeve për informimin e qytetarëve.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Isuf Sefolli, prezantoi aktivitetet kryesore të Këshillit, detyrat, shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave, si dhe mënyrën e zbatimit të obligimeve ndaj komunitetit. Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të transparencës dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ndërkohë, zonja Arminda Kastrati, drejtuese e Koalicionit gjinor Ndër rajonal, informoi për nismat dhe aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara, si dhe për punën e Komisionit Gjinor dhe bashkëpunimin me Këshillin Bashkiak për avancimin e çështjeve gjinore.

Një interes i veçantë, mori edhe prezantimi i eksperiencës së organizimit jo formal të grave të Kuvendit të Prizrenit, në lidhje me aktivitetet që ata po kryejnë për të forcuar rolin e grave në komunitet.

Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për diskutim, shkëmbim mendimesh dhe planifikim të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

27/10/2025

Mbledhja e Muajit Tetor!

08/10/2025
NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK.
04/09/2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK.

Njoftim !Mbledhja e Këshillit Bashkiak Has,Gusht 2025!
22/08/2025

Njoftim !
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Has,Gusht 2025!

Me datë 14.08.2025 u zhvillua konsultimi publik me temë:”Miratimi i Tavaneve perfundimtare te PBA 2026-2028”.Programi Bu...
14/08/2025

Me datë 14.08.2025 u zhvillua konsultimi publik me temë:”Miratimi i Tavaneve perfundimtare te PBA 2026-2028”.
Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026–2028 është dokumenti strategjik që përcakton politikat fiskale dhe kufijtë e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme, duke u bazuar në objektivat makroekonomikë dhe prioritetet qeveritare.
Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA)lidhet drejtpërdrejtë me qytetarët, pasi buxheti për sektorë si shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja ndikon në cilësinë e shërbimeve publike, punësim, mirëqenie dhe zhvillimin e komuniteteve. Përmes tij synohet përdorimi i përgjegjshëm i taksave dhe rritja e transparencës, duke u mundësuar qytetarëve të përfitojnë nga projektet dhe politikat publike që përmirësojnë jetën e përditshme.

Me datë 13.08.2025  u zhvillua konsultimi publik me temë”: Plani i Integrimit Gjinor”.Ky plan synon integrimin e perspek...
13/08/2025

Me datë 13.08.2025 u zhvillua konsultimi publik me temë”: Plani i Integrimit Gjinor”.
Ky plan synon integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat, programet dhe buxhetimin e institucionit, me qëllim sigurimin e barazisë efektive ndërmjet grave dhe burrave, vajzave dhe djemve.
Integrimi gjinor është një proces ku çdo vendimmarrje merr në konsideratë ndikimin e saj mbi gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë.
2. Objektivat strategjikë.
1. Fuqizimi i grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës publike dhe private.
2. Integrimi i perspektivës gjinore në politikat, planet dhe buxhetimin institucional.
3. Ulja e pabarazive gjinore në punësim, arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje politike.
4. Parandalimi dhe adresimi i dhunës me bazë gjinore.
5. Rritja e ndërgjegjësimit publik për barazinë gjinore.
•Zbatimi i këtij plani do të sigurojë që barazia gjinore të mos trajtohet si një çështje e veçuar, por të jetë pjesë integrale e çdo politike dhe vendimi institucional, duke përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Me datë 13.08.2025  u zhvillua konsultimi publik me temë”: Plani i Veprimit për Diasporën dhe Integrimin”.Ky plan synon ...
13/08/2025

Me datë 13.08.2025 u zhvillua konsultimi publik me temë”: Plani i Veprimit për Diasporën dhe Integrimin”.
Ky plan synon të forcojë lidhjet midis shtetit shqiptar dhe diasporës, të mbështesë integrimin e emigrantëve në vendet pritëse dhe të nxisë kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të Shqipërisë.
Dokumenti bazohet në Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2021–2025, Ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën”, dhe aktet nënligjore për menaxhimin e emigracionit.
2. Objektivat strategjikë.
1. Forcimi i marrëdhënieve me diasporën dhe promovimi i identitetit kombëtar jashtë vendit.
2. Përfshirja e diasporës në zhvillimin e Shqipërisë përmes investimeve, inovacionit dhe transferimit të njohurive.
3. Mbrojtja e të drejtave të emigrantëve dhe ofrimi i shërbimeve konsullore efikase.
4. Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe tek brezat e dytë dhe të tretë.
5. Menaxhimi i migracionit të kthimit dhe integrimi i emigrantëve të rikthyer.
•Ky plan përfaqëson një qasje të integruar për bashkëpunimin me diasporën dhe menaxhimin e emigracionit, duke siguruar që qytetarët shqiptarë jashtë vendit të jenë pjesë aktive e zhvillimit të vendit dhe të kenë mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre.

Me datë 13.08.2025  u zhvillua konsultimi publik me temë”: Plani i Arsimit Parauniversitar”.Plani i Arsimit Parauniversi...
13/08/2025

Me datë 13.08.2025 u zhvillua konsultimi publik me temë”: Plani i Arsimit Parauniversitar”.
Plani i Arsimit Parauniversitar është dokumenti strategjik që përcakton drejtimet, objektivat dhe masat që do të ndërmerren për zhvillimin e arsimit nga kopshti deri në maturë.
Në Shqipëri, ai bazohet në Ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar” dhe në politikat e Ministrisë së Arsimit, por mund të hartohet edhe në nivel vendor nga bashkitë ose drejtoritë arsimore.
1. Qëllimi kryesor:
• Të garantojë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për çdo fëmijë.
• Të përshtasë arsimin me zhvillimet ekonomike, teknologjike dhe shoqërore.
• Të krijojë kushte që çdo nxënës të zhvillojë potencialin e tij maksimal.
2. Shtyllat kryesore të planit:
a) Përfshirja dhe aksesueshmëria.
• Rritja e pjesëmarrjes në arsimin parashkollor (mosha 3–6 vjeç).
• Sigurimi i transportit, teksteve dhe ushqimit për fëmijët në zona të vështira.
• Mbështetje për fëmijët romë, egjiptianë dhe me aftësi të kufizuara.
b) Cilësia e arsimit.
• Trajnim i vazhdueshëm i mësuesve në metoda bashkëkohore.
• Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie.
• Përmirësim i kurrikulës për zhvillimin e kompetencave bazë dhe atyre praktike.
c) Gjithëpërfshirja dhe barazia.
• Shërbime psiko-sociale në çdo shkollë.
• Programe kundër bullizmit dhe diskriminimit.
• Mbështetje për nxënësit me vështirësi në të nxënë.
d) Infrastruktura dhe burimet.
• Ndërtimi dhe rikonstruksioni i shkollave dhe kopshteve.
• Pajisja me laboratorë, kabinete dhe ambiente sportive.
• Sigurimi i kushteve higjieno-sanitare.
e) Qeverisja dhe menaxhimi.
• Rritja e transparencës në përdorimin e fondeve.
• Përfshirja e prindërve dhe komunitetit në vendimmarrje.
• Monitorim dhe vlerësim periodik i performancës së shkollave.
3. Zbatimi dhe afatet.
• Planifikohet zakonisht për një periudhë 3–5 vjeçare.
• Çdo vit bëhet rishikimi dhe raportimi i progresit.
• Vendosen tregues matës (p.sh. % e fëmijëve të regjistruar, rezultatet e provimeve, numri i shkollave të rikonstruktuara).
•Ky plan është rezultat i një procesi të gjerë konsultimi me mësues, prindër, nxënës, përfaqësues të pushtetit vendor, organizata të shoqërisë civile.
Zbatimi i tij do të mundësojë një sistem arsimor më cilësor, gjithëpërfshirës dhe të përshtatur me sfidat e kohës.

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK!Datë 14.08.2025.Tema:Miratimi i Tavaneve Përfundimtare PBA 2026-2028.
22/07/2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK!
Datë 14.08.2025.
Tema:Miratimi i Tavaneve Përfundimtare PBA 2026-2028.

Address

Sheshi " Deshmoret E Hasit " , Qyteti Krume , Rrethi Has
Krumë
8600

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Bashkiak Has posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Bashkiak Has:

Share