12/07/2026
Njoftim për gjendjen e qendrës së fshatit Selcke njesia Administrative Pogon, Bashkia Dropull.
Para rreth 15 vitesh, Komuna ka mbjellë pemë në qendër të fshatit tonë si pjesë e një fondi për gjelbërimin dhe përmirësimin e ambienteve publike.
Para disa ditësh, këto pemë janë prerë për shkak të telave elektrikë dhe kanë mbetur vetëm si trungje, duke dëmtuar pamjen e qendrës së fshatit.
E kuptojmë nevojën për sigurinë e rrjetit elektrik, por kërkojmë të dimë pse në fshatrat e tjerë janë vendosur kabllo të izoluara ajrore, ndërsa në fshatin tonë ende nuk është bërë një përmirësim i tillë.
Kërkojmë nga institucionet dhe operatori i energjisë të japin një sqarim dhe të shohin mundësinë e përmirësimit të rrjetit, si dhe të kujdesen për gjelbërimin e fshatit tonë.
Banorët meritojnë një fshat të rregullt, të gjelbëruar dhe me shërbime të sigurta.
Fshati ynë meriton të ketë edhe energji të sigurt, edhe një mjedis të bukur.