18/06/2026
Të dashur nxënës,
nesër përpara jush është një ditë e rëndësishme, por mos e shihni me frikë. Ju keni punuar, jeni përpjekur dhe keni dhënë maksimumin tuaj gjatë gjithë vitit. Besoni te vetja, sepse çdo përpjekje ka vlerë. Merrni frymë thellë, qetësoni mendjen dhe hyni në provim me qetësi e besim.
Pavarësisht rezultatit, ju jeni të vlefshëm dhe të aftë. Ne besojmë te ju dhe jemi pranë jush.
Ju urojmë shumë suksese dhe mendje të kthjellët!
Do të jemi pranë jush
Me respekt,
Psikologia
Rigerta Pisqolli
Punonjësja Sociale
Mariela Stefo