27/06/2026
TOPONIME DHE PERSHKRIME TE LAGJEVE TE VJETRA, TE RRENUARA TE QYTETIT VITHKUQ
(Vijim fragmentesh nga Historiku i Vithkuqit, shkruar në vitin 1981)
23 - LAGJIA RUSAS (lagje e vjetër). Shtrihej në lindje të lagjes së sotme Dukas, ku ndodhet aktualisht ndërtesa e Komunës, sot Qendra Administrative e Vithkuqit. Në mes të lagjes Rusas ka qënë Kisha e Shën e Premtes me mjaft piktura ikonografike. Kjo kishë u rrënua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lagjia Rusas nuk ka pasur ujë, por furnizohej nëpërmjet ujësjellësit të Dukasit me ujin që vinte nga Burimet e Turmasit. Një pjesë e lagjes Rusas e siguronte ujin edhe nga puset. Janë zbuluar kohët e fundit disa puse që mund të kenë qënë pranë oborreve personale të banorëve. Një i tillë është gjetur kur po hapeshin themelet e Shkollës së Re “Naum Veqilharxhi”. Gjithashtu një pus i përmendur shpesh në kujtimet e banorëve të moshuar ka qënë edhe ai që ndodhej në oborrin e Kishës së Shën e Premtes, apo Pusi i Mio Rusit etj.
Varrezat e lagjes Rusas kanë qënë në Kishën e Shën e Premtes.
Fotot:
1) - Pamje nga shtrirja e lagjes Dukas.
2) - Qendra e lagjes Dukas, njëkohësisht edhe qendër e fshatit Vithkuq, ku ndodhet ndërtesa e Njësisë Administrative të Zonës, shkolla 9-vjeçare, disa bare e hotele, si dhe një baxho për bulmetin.
3) - Busti i Rilindasit të shquar Naum Veqilharxhi tek lulishtja në qendër të fshatit.
4) - Kisha e dikurshme e Shën e Premtes, Vithkuq - Foto e vitit 1930.