Qendra Rinore Korçë

Qendra Rinore Korçë 🌟 Qendra Rinore Korçë
🎯 Hapësira jote për ide, krijimtari & energji 🎨 🎤 🎬
📍Mbështetur nga Bashkia Korçë
📩 🤝Na kontakto për aktivitete dhe bëhu pjesë!

🎒💙 FUSHATA VAZHDON!Këtë herë, nismës sonë iu bashkua Tristan Zake, vetëm 10 vjeç. 🫶Çdo vit, ai dhe familja e tij zgjedhi...
08/09/2026

🎒💙 FUSHATA VAZHDON!

Këtë herë, nismës sonë iu bashkua Tristan Zake, vetëm 10 vjeç. 🫶

Çdo vit, ai dhe familja e tij zgjedhin të dhurojnë për fëmijët në nevojë në nisje të sezonit të ri shkollor. Këtë vit, pasi dëgjuan për fushatën tonë, vendosën t’i bashkohen nismës dhe të sjellin çantat e tyre për t’ua dhuruar fëmijëve që kanë nevojë për to. 🎒

Një traditë e bukur familjare dhe një gjest që na kujton se mirësia mësohet, ndahet dhe rritet bashkë me ne. Faleminderit, Tristan, dhe faleminderit familjes tënde që këtë vit zgjodhët të bëheni pjesë e nismës sonë. 🤍

Nëse edhe ti ke një çantë që mund t’i shërbejë një fëmije tjetër, sille në Qendrën Rinore Korçë. Çdo dhurim mund të bëjë një ndryshim të vogël, por shumë të bukur. 🫶

Shtatori vjen plot evente! ✨Filma, lojëra, kreativitet, lexim, karaoke dhe shumë momente për t’u ndarë së bashku. 🎬🎤🎨📚Ru...
08/09/2026

Shtatori vjen plot evente! ✨
Filma, lojëra, kreativitet, lexim, karaoke dhe shumë momente për t’u ndarë së bashku. 🎬🎤🎨📚

Ruaj datat dhe bëhu pjesë e aktiviteteve tona gjatë gjithë muajit.
Cilin event nuk do ta humbisje? 👀

📍 Shihemi tek Qendra Rinore Korçë

E nisëm javën me Davidin, i cili kishte dëgjuar për nismën tonë dhe nuk ngurroi të sillte çantat e tij për t’i dhuruar p...
31/08/2026

E nisëm javën me Davidin, i cili kishte dëgjuar për nismën tonë dhe nuk ngurroi të sillte çantat e tij për t’i dhuruar për fëmijët në nevojë. 🎒💙

Dhe rastësisht, Davidi kishte veshur fanellën e Messit. ⚽️ Ndoshta një kujtesë e bukur se edhe Messi, dikur, ishte thjesht një fëmijë me një ëndërr të madhe: të bëhej futbollist.

Të gjithë fëmijët kanë ëndrra. Dallimi është se jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi për t’i ndjekur. Prandaj, le të jemi ne ata që u japim një mundësi më shumë. 💙

Dhuro një çantë. Ndriço një ëndërr. 🎒✨

💙 Faleminderit për interesimin e jashtëzakonshëm këto ditë! 🎒Kemi marrë shumë mesazhe dhe pyetje rreth fushatës “Dhuro n...
26/08/2026

💙 Faleminderit për interesimin e jashtëzakonshëm këto ditë! 🎒

Kemi marrë shumë mesazhe dhe pyetje rreth fushatës “Dhuro një çantë, Ndriço një ëndërr”, ndaj po ju lëmë këtu mënyrën se si mund të bëheni pjesë e saj. ✨

🎒 Mund të dhuroni një çantë të re ose të përdorur në gjendje të mirë, të plotësuar me materiale shkollore bazike si fletore, lapsa, stilolapsa, gomë, vizore, lapsa me ngjyra dhe dosje.

📍 Çantën mund ta sillni pranë Qendrës Rinore Korçë, ku po mblidhen të gjitha kontributet.

💙 Ose mund të kontribuoni financiarisht përmes linkut të fushatës, dhe kontributi juaj do të përdoret për të siguruar çanta dhe materiale shkollore për fëmijët në nevojë:

👉 https://dorcasalbania.org/product/dhuro-nje-cante-ndrico-nje-enderr/

🎯 Synimi ynë është të sigurojmë 100 çanta për 100 fëmijë në nevojë.

Faleminderit secilit prej jush që po interesohet, po pyet dhe po kërkon mënyra për të ndihmuar. ❤️

Një çantë sot, një ëndërr më shumë nesër. ✨🎒

🎒✨ DHURO NJË ÇANTË, NDRIÇO NJË ËNDËRR Qendra Rinore Korçë, në bashkëpunim me Fondacionin Dorcas Albania, sjell fushatën ...
20/08/2026

🎒✨ DHURO NJË ÇANTË, NDRIÇO NJË ËNDËRR

Qendra Rinore Korçë, në bashkëpunim me Fondacionin Dorcas Albania, sjell fushatën e shtatorit “Dhuro një çantë, Ndriço një ëndërr” një nismë me një qëllim të thjeshtë, por me një ndikim të madh:

100 çanta për 100 fëmijë në nevojë, të gatshme për ditën e parë të shkollës. 📚❤️

🎒 Pse një çantë?

Për disa fëmijë, fillimi i shkollës është emocion. Për të tjerë, është një kujtesë se diçka e rëndësishme u mungon. Një çantë e re. Disa fletore. Lapsat për të shkruar ëndrrat e tyre. ✏️

Janë gjëra të vogla për shumë prej nesh, por për një fëmijë mund të nënkuptojnë dinjitet, përfshirje, vetëbesim dhe një fillim të ri. 💙

Këtë shtator, le t’u japim 100 fëmijëve në nevojë mundësinë ta nisin shkollën me më shumë dinjitet, gëzim dhe shpresë. 🌟

💙 Pse të kontribuoni?

✨ TË BËSH DIFERENCËN
Një çantë e kompletuar heq një barrë reale nga familja dhe i jep fëmijës një start më të barabartë me shokët e klasës.

🤝 TË BËHESH PJESË AKTIVE E KOMUNITETIT
Çdo kontribut ndihmon të ndërtojmë një komunitet ku asnjë fëmijë nuk mbetet pas në ditën e parë të shkollës.

🎒 Një çantë sot. Një ëndërr më shumë nesër.

SI MUND TË KONTRIBUONI?

🎒 Dhuroni një çantë
Të re ose të përdorur në gjendje të mirë, të kompletuar me materiale shkollore.

📍 Dhurimet mund t’i sillni në ambientet e Qendrës Rinore Korçë.

💳 Dhuroni financiarisht tek linku
Kontributi juaj do të përdoret për blerjen e çantave dhe materialeve shkollore, të cilat do t’u dorëzohen fëmijëve në nevojë.
📱 Mund të kontribuoni edhe online përmes VoluntEja
https://dorcasalbania.org/product/dhuro-nje-cante-ndrico-nje-enderr/

📅 Afati i fushatës: 20 Gusht – 25 Shtator 2026
📍 Ku: Qendra Rinore Korçë

💙 Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e një fillimi të ri.

Sepse ndonjëherë, një gjest i vogël nga ne mund të bëhet një kujtim i madh për një fëmijë.

🎒 DHURO NJË ÇANTË.
✨ NDRIÇO NJË ËNDËRR.

VolunTeja BackToSchool BëhuNdryshimi Korçë

06/08/2026

🎙️✨ Equality Has No Borders

Po sikur ndryshimi të niste me një bisedë?

Një vullnetar i Qendrës Rinore Marino Qose moderoi nje bisede me Perrine, Vianney, Boris dhe Khadialy, të rinj nga Belgjika, rreth një teme që na përket të gjithëve: barazia.

Folëm për kuptimin e barazisë sot, sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Shqipëri dhe Belgjikë, mënyrën se si reagojmë ndaj padrejtësive, ndikimin e rrjeteve sociale dhe sigurisht për rëndësinë e bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve ndërkombëtare, që na japin mundësinë të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

💬 Mbi të gjitha, ishte një bisedë që tregoi se kur të rinjtë kanë hapësirën për të folur, ata sjellin ide, frymëzim dhe ndryshim.

Kjo është pikërisht ajo që ndërtojmë çdo ditë në Qendrën Rinore: një hapësirë ku çdo zë dëgjohet, çdo ide vlerësohet dhe çdo i ri ndihet i mirëpritur të shprehet.

🎧 Jepi play dhe bëhu pjesë e bisedës.
Sepse barazia nuk njeh kufij, ashtu si potenciali i të rinjve. 💙

🎬 Movie Night – “The Odyssey”Ju ftojmë të na bashkoheni për të parë filmin “The Odyssey”.Filmi sjell në ekran udhëtimin ...
05/08/2026

🎬 Movie Night – “The Odyssey”

Ju ftojmë të na bashkoheni për të parë filmin “The Odyssey”.

Filmi sjell në ekran udhëtimin legjendar të Odiseut, i cili, pas Luftës së Trojës, përballet me sfida të shumta gjatë rrugës së kthimit në shtëpi. Një histori plot aventura, guxim dhe zgjuarsi.

📅 6 Gusht
🕗 Ora 20:00
📍 Qendra Rinore Korçë (hyrja free as always)

⚠️ Shënim: Filmi është në cilësi CAM (kamera).

Ju presim! 🍿

⭐ YOUTH STAR OF THE MONTH ⭐Çdo muaj prezantojmë një të ri që frymëzon, kontribuon dhe sjell energji pozitive në komunite...
24/07/2026

⭐ YOUTH STAR OF THE MONTH ⭐

Çdo muaj prezantojmë një të ri që frymëzon, kontribuon dhe sjell energji pozitive në komunitetin tonë.

Këtë muaj ju njohim me Marino Qosen, një të ri të talentuar dhe gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontributin e tij në aktivitetet e Qendrës Rinore Korçë. Si vullnetar, Marino ka qenë pjesë e shumë nismave dhe aktiviteteve tona, duke treguar përkushtim, përgjegjësi dhe dëshirë për të ndihmuar.

Përveç angazhimit të tij si vullnetar, Marino spikat edhe për talentin në fusha si ICT, media, fotografia dhe krijimi i përmbajtjes digjitale, duke dëshmuar se të rinjtë me pasion dhe vullnet mund të bëjnë ndryshimin.

Faleminderit, Marino, për energjinë, kohën dhe kontributin tënd të vazhdueshëm në Qendrën Rinore Korçë. Të urojmë shumë suksese në çdo projekt dhe jemi të bindur se rrugëtimi yt sapo ka filluar! 👏🌟

23/07/2026

Address

Bulevard "Republika" , Ish Shtëpia E Oficerave, Kati I Parë
Korçë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Rinore Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Rinore Korçë:

Shortcuts

Share