Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë

Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë Kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e Bibliotekes "Thimi Mitko".

📚Fëmijët e kampit veror të Aleancës Franceze vizitojnë Bibliotekën e Fëmijëve 🇫🇷📚➡️Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim n...
23/06/2026

📚Fëmijët e kampit veror të Aleancës Franceze vizitojnë Bibliotekën e Fëmijëve 🇫🇷📚

➡️Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën e Fëmijëve fëmijët e kampit veror të Aleancës Franceze, të shoqëruar nga mësueset e tyre, Majlinda Kosta, Enxhi Kurti dhe Manjola Dulo.
Gjatë vizitës, fëmijët u njohën me ambientet e bibliotekës, me rregullat e saj dhe me mënyrën se si funksionon kjo hapësirë e veçantë e dijes dhe imagjinatës. 📖🏛️
➡️Më pas zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë, ku në qendër të vëmendjes ishte libri dhe magjia e leximit. 📚💬❤️ Aktiviteti vijoi me leximin e një tregimi dhe të një vjershe, ndërsa disa prej fëmijëve lexuan edhe vetë, duke ndarë me të emocionet dhe kënaqësinë e leximit.
Takimi u mbyll në mënyrën më të bukur, me interpretimin e një kënge në gjuhën franceze nga njëra prej vajzave pjesëmarrëse, duke sjellë buzëqeshje, emocione dhe duartrokitje nga të gjithë.
🤝Falënderojmë fëmijët dhe mësueset e tyre për vizitën, bashkëpunimin dhe atmosferën e mrekullueshme që krijuan në bibliotekën tonë.
➡️Biblioteka mbetet gjithmonë një vend ku fëmijët takohen me librin, zhvillojnë imagjinatën dhe krijojnë kujtime të bukura.
📖 Një ditë e mbushur me libra, fjalë, këngë dhe miqësi!

Shqipëria e vitit 1921 vjen në Korçë përmes objektivit të Eugène Pittard.Një nga dëshmitë më të vyera fotografike për je...
22/06/2026

Shqipëria e vitit 1921 vjen në Korçë përmes objektivit të Eugène Pittard.

Një nga dëshmitë më të vyera fotografike për jetën, kulturën dhe njerëzit e Shqipërisë së fillimshekullit XX prezantohet në Galerinë e Arteve Digjitale Korçë. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë një udhëtim të jashtëzakonshëm në kohë përmes fotografive të akademikut dhe antropologut të njohur zviceran Eugène Pittard, duke na ftuar të shohim Shqipërinë e vitit 1921 me sytë e një studiuesi që e vështroi me respekt dhe admirim.

Ju ftojmë në hapjen e ekspozitës më 22 qershor, ora 19:00, për të përjetuar një kapitull të rrallë të memories sonë historike dhe kulturore. 📸🇦🇱🇨🇭




Momente nga promovimi i librit "Feja nën regjimin komunist" të autorit Aleksandër Ikonomidhi Sulioti. Në veprën e tij st...
19/06/2026

Momente nga promovimi i librit "Feja nën regjimin komunist" të autorit Aleksandër Ikonomidhi Sulioti. Në veprën e tij studimore, Sulioti shpalos intensitetin e goditjeve të njëpasnjëshme të diktaturës ndaj bashkësive fetare dhe përpiqet të bëjë një pasqyrë analitike të pasojave të tyre. Krah autorit, pjesë e panelit ishin Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, Prof. Dr. Jonela Spabo, Dr. Ilir Shyta dhe gazetarja Erjona Pambuku. Libri dhe diskutimet e hapura rreth tij nxitën edhe më tepër kureshtjen e lexuesve.


Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në promovimin e librit "Feja nën regjimin komunist" të autorit Aleksandër Ikonomidhi Sulioti...
17/06/2026

Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në promovimin e librit "Feja nën regjimin komunist" të autorit Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, ditën e enjte, ora 19:00.
Ejani për të bashkëbiseduar me autorin duke ndarë së bashku mendime, përjetime dhe mesazhet e librit të tij.

🗓 E enjte, 18 qershor
🕖 Ora 19:00
📍 Biblioteka Publike "Thimi Mitko"

📚 Një dhuratë e çmuar për Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”!Ambasadori i Azerbajxhanit i dhuroi për herë të dytë bibliot...
16/06/2026

📚 Një dhuratë e çmuar për Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”!

Ambasadori i Azerbajxhanit i dhuroi për herë të dytë bibliotekës një koleksion librash letrarë dhe librash për arkitekturën, kulturën, historinë dhe diplomacinë azerbajxhanase. Këto botime pasurojnë fondin e bibliotekës dhe krijojnë një urë njohjeje mes dy popujve, duke u ofruar lexuesve mundësinë të eksplorojnë më nga afër historinë, traditat dhe vlerat e Azerbajxhanit.

Mirënjohje për këtë kontribut të vyer në shërbim të dijes dhe kulturës. 🇦🇿📖🇦🇱


📚 Fondit të bibliotekës sonë sapo iu shtua një dhurim bujar e me shumë vlerë nga shkrimtarja Flutura Açka e cila këtë vi...
12/06/2026

📚 Fondit të bibliotekës sonë sapo iu shtua një dhurim bujar e me shumë vlerë nga shkrimtarja Flutura Açka e cila këtë vit ishte në jurinë e Netëve Korçare të Poezisë. Me artin e fjalës, që e zotëron mjeshtërisht, ajo ka tërhequr dhe magjepsur prej vitesh lexuesit dhe kritikën brenda dhe jashtë Shqipërisë.
📖 Duke e falenderuar përzemërsisht znj. Açka, ju ftojmë të vazhdoni të lexoni veprën e saj të plotë pranë bibliotekës "Thimi Mitko".


🌸📚 Mirë se erdhi vera e librit! 📚🌸   Me përfundimin e vitit shkollor, Biblioteka e Fëmijëve u uron të gjithë nxënësve pu...
11/06/2026

🌸📚 Mirë se erdhi vera e librit! 📚🌸

Me përfundimin e vitit shkollor, Biblioteka e Fëmijëve u uron të gjithë nxënësve pushime të mbara, plot gëzim, aventura dhe lexime të bukura.
🤗📚Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim nxënësit që përfunduan klasën e katërt nga shkolla Shkolla 9-vjeçare “Avdulla Asabella”, të udhëhequr nga mësuesja Teuta Qose.
📌Vizita e tyre ishte një kujtesë e bukur se libri mbetet shoku më i mirë i fëmijëve, jo vetëm gjatë vitit shkollor, por edhe gjatë pushimeve verore.
🏡Dyert e bibliotekës janë të hapura për të gjithë vogëlushët që duan të udhëtojnë në botën e dijes, fantazisë dhe aventurës përmes librave.
👬Ju presim këtë verë në bibliotekë! 📖☀️💛

NETËT KORÇARE TË POEZISË – EDICIONI I 30-TËMbrëmja Finale: “Excelsior” – Gjithmonë më lartMbrëmja përmbyllëse e edicioni...
02/06/2026

NETËT KORÇARE TË POEZISË – EDICIONI I 30-TË
Mbrëmja Finale: “Excelsior” – Gjithmonë më lart
Mbrëmja përmbyllëse e edicionit të 30-të të “Netëve Korçare të Poezisë” ishte një festë e bukur e artit dhe shpirtit, ku poezia, muzika dhe interpretimi skenik u bashkuan nën frymën e temës së këtij viti, “Excelsior”.
Pas një dite të pasur me aktivitete letrare, takime kulturore dhe reflektime mbi poezinë shqiptare dhe europiane, mbrëmja kulmoi me Paradën e Poezive, ku krijimet konkurruese të frymëzuara nga lirika e Asdrenit u interpretuan me ndjeshmëri dhe profesionalizëm nga aktorët e teatrit dhe të rinjtë e talentuar të qytetit të Korçës. Vargjet morën jetë në skenë, duke sjellë emocione të forta dhe duke na deshmuar se poezia vazhdon të mbetet një gjuhë universale e shpirtit.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte shpallja e fituesve të Konkursit Poetik të Zërave të Rinj Korçarë, organizuar nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko” dhe Qendra Rinore. Çmimet u ndanë nga Poetja Laureate Rita Petro, duke vlerësuar talentin dhe potencialin krijues të brezit të ri,duke e kthyer këtë konkurs në traditë të festivalit të poezisë.
Çmimi I Letisja Hoxhalli
Çmimi II Fiorela Çuka
Çmimi III Marino Qose
➡️Në vijim, juria prestigjioze e festivalit, e përbërë nga Flutura Açka (kryetare), Sadik Bejko dhe Arjan Kallço, shpalli fituesit e konkursit ndërkombëtar të poezisë, duke vlerësuar krijimet më të spikatura të këtij edicioni.
Petros Golitsis - “Greqi Kurora e Poezisë”
ION Deaconescu - Rumani, çmimi “Asdreni”
Claudia Piccinno - Itali me “Çmimi Special”
Odise Kote - Shqipëri, çmimi "Dritëro Agolli"
➡️Mbrëmja u nderua edhe nga prania e Nënkryetares së Bashkisë znj Benila Themeli artistëve, studiuesve, poetëve nga Shqipëria dhe jashtë saj, si dhe nga publiku korçar, që edhe një herë dëshmoi dashurinë e tij për poezinë.
Në përfundim, festivali la pas jo vetëm çmime dhe vlerësime, por edhe miqësi, emocione dhe kujtime që do të vazhdojnë të jetojnë përtej skenës.
Nën frymën e fjalës “Excelsior” – gjithmonë më lart drejt dritës, artit dhe shpirtit njerëzor – u mbyll një tjetër kapitull i bukur i “Netëve Korçare të Poezisë”, duke na lënë tashmë në pritje të takimit të ardhshëm me poezinë.
Mirupafshim në edicionin e 31-të!


📚Poezia në dialog me librin, kritikën dhe kujtesën letrareNë kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, hapësirat kul...
02/06/2026

📚Poezia në dialog me librin, kritikën dhe kujtesën letrare
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, hapësirat kulturore të qytetit u shndërruan në qendra takimi për poetë, studiues dhe dashamirës të letërsisë.
➡️Galeria e Arteve Digjitale mirëpriti prezantimin e vëllimit poetik “Kthema ajrin” të poetit Skënder Rusi, si dhe leximin e poezive të përzgjedhura që sollën emocione, kujtime dhe reflektime të thella tek publiku.
➡️Ndërkohë, BPTHM u bë vendtakimi i dialogut letrar dhe mendimit kritik. Në këtë hapësirë, Natasha Lako dhe Arjan Kallço sollën një lexim kritik të universit poetik të Natasha Lakos, duke ndriçuar dimensionet artistike dhe filozofike të krijimtarisë së saj.
➡️Në vijim, Stefania Romito Mario de Rosa dhe Arjan Kallço ndanë reflektime mbi veprën “Ossi di seppia” të Eugenio Montales, në 100-vjetorin e botimit të saj, duke rikthyer në vëmendje një nga gurët themelorë të poezisë moderne evropiane.
➡️Një moment i veçantë ishte edhe dhurimi i librave për bibliotekën dhe lexuesit nga shkrimtarja Flutura Açka dhe poetë të tjerë pjesëmarrës, një veprim që dëshmon se poezia nuk perfundon me leximin e vargut, por vazhdon leximin e saj në duart e lexuesve.
📖 Një ditë e mbushur me fjalë, ide dhe takime që dëshmuan se letërsia mbetet një nga mënyrat më të bukura për të kuptuar botën dhe njëri-tjetrin.



Address

Bulevardi "Republika”, Lagjja 2, Godina 81, ZK 8562
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 03:00

Telephone

082242949

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë:

Share