29/05/2017
“Qyteti mbështet të rinjtë“
Për të 10-in vit rradhazi, Bashkia Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale e Sherbimit Kombëtar të Punësimit Korçë, Universititetin “F.S.Noli”, Qendra Rinore Korçë, D.R.F.P.P dhe World Vision organizojnë Panairin e Punës 2017.
Në këtë panair marrin pjesë 35 subjekte private, shtetërore dhe O.J.F, të cilat ofrojnë për të rinjtë: kontakte me oferta punësimi, mundësi konkrete, mundësi për të filluar një karrierë.
Panairi i Punës 2017 do të zhvillohet ditën e Mërkurë, në datë 31 Maj, ora 10:00–16:00 tek Qendra Rinore Korçë.