Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Agjenci e zbatimit të ligjit

16/06/2026
16/06/2026
16/06/2026
15/06/2026
12/06/2026

DVP Korçë

Në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, ku shfaqet një automjet që shtyp një kafshë shtëpiake qen, në një rrugicë të qytetit të Korçës, bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë kyer veprimet hetimore për rastin dhe si rezultat kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit që shfaqet në video, shtetasin:

-Gj. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se ai ka shtypur qenin.
Qenit iu dha shërbim veterinar dhe iu dorëzua pronarit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Gj. Ç..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, mbetur në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie.

Address

Korçë
7001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share