Prefektura Korçë

Prefektura Korçë Institucioni i Prefektit mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor.

16/09/2026
14/09/2026

Në kujtim të Pandeli Evangjelit (6 Janar 1859 – 14 Shtator 1949)

Përkujtojmë sot me respekt figurën e Pandeli Evangjelit, rilindas, diplomat dhe burrë shteti.
Pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë, si dhe një nga mbështetësit e mëdhenj të Ismail Qemalit.

Pas Kongresit të Lushnjës dhe me zgjedhjet e para të mbajtura, zgjidhet deputet i Këshillit Kombëtar. Disa nga postet e rëndësishme që mbajti gjatë jetës politike janë: Prefekt i Korçës për përiudhën 18 Prill 1914 deri në 7 Korrik 1914, dy herë kryeministër (tetor 1921 deri në dhjetor 1921 si dhe nga viti 1930 deri në vitin 1935), kryetar i Asamblesë Kushtetuese, Kryetar i Senatit e Ministër i Jashtëm.

Ai ndihmoi në hapjen e Mësonjëtores Shqipe të Korçës, në botimin e librave të Naim dhe Sami Frashërit, të abetareve të gjuhës shqipe, si dhe të veprave të tjera të patriotëve të Rilindjes Kombëtare.

Pandeli Evangjeli mbetet një emër i rëndësishëm i diplomacisë dhe i jetës politike të vendit, pjesë e historisë së Shqipërisë dhe e kujtesës së Korçës.

Nderim për kujtimin dhe veprën e tij!

14/09/2026
14/09/2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit!

Uroj që ky vit të jetë një rrugëtim i mbushur me dije, suksese, përvoja të bukura dhe arritje të reja!

Një urim i veçantë shkon për të gjithë nxënësit që nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre në shkollë, duke hedhur hapat e parë drejt dijes dhe së ardhmes!

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit për përkushtimin e tyre dhe misionin fisnik në edukimin e brezave të rinj!

Qoftë ky një vit i mbarë shkollor për të gjithë!
Udhë të mbarë drejt dijes, ëndrrave dhe sukseseve të reja!

13/09/2026

Në kujtim të Mitrush Kutelit (13 Shtator 1907 – 4 Maj 1967)

Më 13 shtator 1907 lindi në Pogradec Dhimitër Pasko, i njohur për mbarë botën letrare shqiptare me emrin e artit Mitrush Kuteli, një nga figurat më të shquara të kulturës dhe letërsisë sonë.

Shkrimtar, ekonomist, kritik letrar, përkthyes dhe folklorist, Mitrush Kuteli i dha letërsisë shqipe një trashëgimi të pasur e të çmuar, duke u cilësuar si një ndër themeluesit e prozës moderne.

Përmes penës së tij, Kuteli solli botën shqiptare me gjuhën, shpirtin, traditën dhe pasurinë e saj të jashtëzakonshme, ndërsa si përkthyes u bë urë lidhëse mes lexuesit shqiptar dhe kryeveprave të letërsisë botërore.

Mitrush Kuteli mbetet një emër i madh i letërsisë shqipe, një trashëgimi që mbetet e gjallë ndër breza.

11/09/2026

ÇDO TË PREMTE NË TË NJËJTËN ORË❤️

pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, po vetëm me veshët hapur e me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim😍🫶🌹

Address

Korçë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefektura Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prefektura Korçë:

Shortcuts

Share