Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

  • Home
  • Albania
  • Korçë
  • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë Ju urojmë mirëseardhjen në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës të Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi shpalljen e kandidates fituese...
26/03/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi shpalljen e kandidates fituese për pozicionin vakant “Sekretar Gjyqësor”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton për procedurën e intervistës të st...
17/03/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton për procedurën e intervistës të strukturuar me gojë për pozicionin “Sekretar Gjyqësor”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi përfundimin pa kandidatë fitue...
10/03/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi përfundimin pa kandidatë fitues për procedurën “Specialist Arkive”.

Faleminderit!

Sot, më datë 27.02.2026, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvillua n...
27/02/2026

Sot, më datë 27.02.2026, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvillua një vizitë edukative me një grup maturantësh të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi” Korçë, në kuadër të nismave për edukimin ligjor, ndërgjegjësimin qytetar dhe orientimin akademik të të rinjve.

Vizita u organizua me qëllim njohjen nga afër të nxënësve me rolin dhe funksionet kushtetuese të gjykatës, me organizimin e saj institucional, si dhe me procedurat bazë që ndjek sistemi gjyqësor në trajtimin dhe shqyrtimin e çështjeve gjyqësore.
Nxënësit, të shoqëruar nga oficerja e sigurisë dhe punonjësja sociale e shkollës, u informuan mbi strukturën organizative të gjykatës, kompetencat funksionale dhe territoriale, si dhe mbi parimet themelore që udhëheqin procesin gjyqësor, si pavarësia, paanshmëria, transparenca dhe garantimi i të drejtave procedurale të palëve.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të vizitojnë sallat e gjykimit dhe ambientet e tjera funksionale të institucionit, si dhe të ndjekin, në cilësinë e vëzhguesit, një seancë gjyqësore civile publike. Kjo përvojë praktike u mundësoi atyre të kuptojnë më qartë dinamikën e një procesi gjyqësor, rolin e palëve dhe rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me institucionet arsimore, duke mirëpritur vizita të tilla edukative në funksion të transparencës institucionale, edukimit ligjor dhe orientimit akademik të të rinjve.

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi rezultatet e verifikimit parap...
23/02/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë ekzekutive “Sekretar Gjyqësor”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi rezultatet e verifikimit parap...
23/02/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil gjyqësor në kategorinë ekzekutive “Specialist Arkive”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi përfundimin e procedurës së lë...
13/02/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele për 2 (dy) pozicionet “Sekretar Gjyqësor”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi përfundimin e procedurës së lë...
13/02/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton mbi përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin “Specialist Arkive”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton shpalljen për 2 (dy) pozicione vak...
30/01/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton shpalljen për 2 (dy) pozicione vakant, nёpёrmjet procedurёs sё lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive “Sekretar Gjyqësor”.

Faleminderit!

Përshëndetje!Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton shpalljen për 1 (një) pozicion vak...
30/01/2026

Përshëndetje!

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Korçë njofton shpalljen për 1 (një) pozicion vakant, nёpёrmjet procedurёs sё lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil gjyqësor, në kategorinë ekzekutive “Specialist Arkive”.

Faleminderit!

Në datën 29 janar 2026, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvillua një vizitë ...
29/01/2026

Në datën 29 janar 2026, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvillua një vizitë monitoruese nga anëtari deputet, Z. Bledi Çomo, i Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i shoqëruar nga stafi administrativ përkatës i këtij komisioni.

Vizita u realizua në kuadër të shqyrtimit të kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me çështjet e sigurisë në gjykata në Republikën e Shqipërisë, me qëllim njohjen nga afër me situatën aktuale të sigurisë, problematikat e evidentuara dhe nevojat konkrete për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Komisionit u informuan nga Zv. Kryetarja e Gjykatës, Znj. Eglantina Mikani, Kancelarja Znj. Geralda Kasuli dhe stafi i gjykatës mbi gjëndjen ekzistuese të masave të sigurisë, sfidat e hasura në praktikë, si dhe mbi nevojën për përmirësime infrastrukturore dhe teknike, me qëllim garantimin e sigurisë për gjyqtarët, administratën, palët në proces dhe publikun.

Vizita kishte karakter informues dhe monitorues dhe synon mbledhjen e të dhënave të drejtpërdrejta për të mbështetur procesin e vlerësimit parlamentar të sigurisë në gjykata dhe formulimin e rekomandimeve përkatëse.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vlerëson bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbështet çdo nismë që kontribuon në forcimin e sigurisë me qëllim rritjen e standardeve të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Address

Rruga Nene Tereza
Korçë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

08224 3119

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë:

Share

Category