05/09/2026
5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Sot përulemi me nderim para figurës së Nënë Terezës, bijës shqiptare, e cila e ktheu dashurinë për njeriun në misionin e jetës së saj, duke u bërë kështu simbol i përjetshëm i humanizmit, paqes, përulësisë, një krenari e kombit shqiptar dhe e gjithë botës.
Jeta dhe vepra e saj na kujtojnë se ndryshimi fillon shpesh nga gjestet më të thjeshta, nga një dorë e zgjatur, një fjalë e mirë dhe një zemër e hapur.
Le të jetë kjo ditë një kujtesë dhe një thirrje për të falur më shumë dashuri dhe për të mos qëndruar indiferentë ndaj nevojës së tjetrit sepse siç thoshte Nënë Tereza: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Le të mbetet Nënë Tereza jo vetëm një kujtim krenarie, por edhe një frymëzim për të jetuar çdo ditë me më shumë mirësi, dhembshuri, tolerancë dhe përkushtim!