Lidhja Demokratike E Gruas Malesi E Madhe

Lidhja Demokratike E Gruas Malesi E Madhe Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lidhja Demokratike E Gruas Malesi E Madhe, Political organisation, Kopliku.

Shqiperia fiton ✌️✌️✌️
21/04/2021

Shqiperia fiton ✌️✌️✌️

Mos harro me 25 Prill bëhu pjesë e ndryshimit ✌️✌️✌️
17/04/2021

Mos harro me 25 Prill bëhu pjesë e ndryshimit ✌️✌️✌️

Dhe ëndërra vazhdon...✌️✌️✌️✌️✌️
11/12/2020

Dhe ëndërra vazhdon...✌️✌️✌️✌️✌️

13/09/2020

Ermira Ymeraj: Për një vit ndryshe!
Misioni i saj/tij këtë radhë është krejt ndryshe. Humbja e jetës i vërshëllen, po heronjtë e heshtur ato të përgjegjshmit, të përkushtuarit, dinjitozët, humanët kanë vetëm një lutje: Zot na mbaj dorën në këtë sfidë!

Ka dy javë që dita jonë i nënshtrohet një tempi jo të zakontë. Dita nuk ka hapësirën për ta njohur pushimin. Jemi në një udhë me rrezikun, pas shumë detyrimeve shtëpiake, që zakon i familjes shqiptare nuk na e heq (mama që lan, pastron, hekuros, gatuan, blen e kujdeset për strehën e saj) gëzojmë dhe sfidën e mësuesisë.

Pakkush vlerëson duart e mendjen punëtore të mësueses së klasës së parë. Pakkush e kupton se ka drejtues shkollash që s'kanë bërë një ditë pushim, pakkush lë mënjëanë peshën e ngarkesës së mësuesit të AML dhe AMU!

Ajo e urta dhe e bindura s'ka privatësi, ka vetëm ritëm për të qenë gati, me plane shumëfaqëshe, plan projekte, ditar, sipas skenarëve. Koha e saj fizike e qendrimit në shkollën me turne, do ndryshojë mënyrën e saj të jetesës, e lodhur, bri me rrezikun që përditë i varet në qafë, ajo do e harrojë veten, përballë ka amanetin e gjirit të çdo nëne e babe, përballë ka fëmijët, të qeshur, të mvrejtur, të bulluar, të frikësur, indiferentë, të pabukë, të paveshur, të veshur, krenarë, gjanxehtë, lojcakë, trazovakë, të ndryllur, të hapur, që presin nga ajo/ai ta mbështesë, t'i japë ngrohtësi, t'i flasë ëmbëlsisht, ta përgatisë, ta aftësojë, ta ndërgjegjësojë, ta lërë të lirë, të mos e injorojë, të mos ketë frikë se mos i ngjit COVID -in, ta udhëheqë, ta nxitë që të përmisohet vazhdimisht, ta ushtë të lexojë, t'i mbajë dorën, t'i fshijë lotët kur gjërat në botën e tij a saj janë shembur.
Mësueses, gruas që banon diku, që mbart shqetësimin e fëmijëve të saj, i duhet të jetë gati për tërë këto përgjegjësi. Asaj i duhet të vishet me buzëqeshjen më jetgjatë, me kurajon më të madhe, me fjalorin më të ëmbël çdo mëngjes e pasdite që do presë e përcjellë nxënësit e saj. Misioni i saj/tij këtë radhë është krejt ndryshe. Humbja e jetës i vërshëllen, po heronjtë e heshtur ato të përgjegjshmit, të përkushtuarit, dinjitozët, humanët kanë vetëm një lutje: Zot na mbaj dorën në këtë sfidë!

24/08/2020

Nje histori e trishte....

Një djalosh po behej gati per marrjen e diplomes se kolegjit. Per shumë vite me radhë ai kishte admiruar një veture të bukur sportive dhe duke e ditur se i ati do tja dhuronte kete ai i tha atij deshiren.
Ndersa dita e diplomimit afrohej, i ati e thirri privatisht duke i thene se ishte krenar për një djale si ai duke i thene se sa shume e donte ate. Ai mbante në dore nje kuti te bukur te mbeshtjelle.
Plot kureshtje,por diçka e zhgenjeu, ndërsa e Hapi kutine, djaloshi gjeti nje Bibel te bukur me lekure, me emrin e Tij te stampuar ne ar.
Plot hidherim, ai i ngriti zerin te atit duke i thene : Me gjithe ato para, ti me jep nje Bibel ?"
Ai iku nga shtëpia, duke e lënë Biblen aty.
Shume vite kaluan e djaloshi po bente shume sukses ne biznes.
Ai kishte nje familje te mrekullueshme dhe nje shtepi te bukur,por ju kujtua se ati i tij ishte plakur tashmë,dhe mendoi të shkonte per ta pare.
Ai nuk e kishte pare qe diten e gradimit te tij.
Por përpara se ta bënte këtë marrëveshje ,ai mori nje telegram qe tregonte se i ati kishte kaluar ne amshim, dhe ai kërkoi të gjitha pronat e tij.
Ndjeu nevojen të shkonte në shtëpi e tê kujdesej për pasurine.
Kur arriti ne shtepine e te atit, i deshperuar dhe i hidheruar në zemer.
Ai filloi të kërkonte në dokumentet e rëndësishme të atit dhe pa Biblen, të re, ashtu sikurse ai e kishte lënë disa vite më parë.
I mbushur ne lot ,hapi Biblen.
Ati,me kujdes kishte nenvizuar nje paragraf tek Mateu 7:11;"po qe ,pra,se ju që jeni të keqinj, dini t'u jepni gjera te mira bijve tuaj, aq me teper Ati juaj që është në qiell, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia lypin."

Kur ai i lexoi këto fjale, ,nje çelës veturë ra nga shpina e Biblës.
Ai kishte nje etiketë me emrin e tregtarit që kishte veturën që ai dëshironte.
Ne etikete ishte data e diplomimit te tij, dhe fjalet e shkruara....E PAGUAR PLOTËSISHT.

Sa herë kemi munguar bekimet e Zotit sepse ato nuk janë të paguara sikurse ne e presim ?
Nese kjo te ka prekur ,te lutem shpërndaje.
Te lutem lexoje deri në fund kete nese je rruges per në shtëpi apo jo.
Emri im është Zot.
Ti ke shumë pak kohë për mua.
Unë të dua dhe të bekoj gjithmonë.
Unë jam gjithmone me ty.
Unë kam nevoje qe ti të kalosh 30 minuta me Mua nga koha jote.
MOS U LUT .
VETËM FALENDERO.
Sot, dua që ky mesazh të shpërndahet në gjithë botën..para mesnatës.
A do të më ndihmosh ?
...
Ora fillon tani..

23/08/2020

23 gushti është dita e kujtesës për viktimat e sistemeve totalitare por dhe paralajmërim për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin.

Kujtesa dhe respekti për mijëra viktimat e sistemit më të egër komunist në Europë duhet dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë. Vuajtjet dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve gjatë diktaturës, sakrificat e mijëra familjeve shqiptare në komunizëm, janë udhërrëfyesi më i mirë për të vulosur pas 30 vitesh tranzicion, sistemin e vlerave të demokracisë europiane.

Projekti ogurzi i kthimit pas në epokën e pushtetit absolut, i kontrollit të gjithçkaje në vend nga një grusht pushtetarësh të lidhur me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë si dhe zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike është në krah të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të diktaturës, në krah të rinisë, intelektualëve dhe shtresës së mesme, sipërmarrjes dhe fermerëve shqiptarë, e vendosur për ta shkatërruar projektin e rikthimit të shqiptarëve në një skllavëri kolektive në shërbim të një pakice.

Historia e re e Europës është dëshmi e qartë e fundit pa lavdi të çdokujt që është përpjekur të sundojë me forcën e autoritarizmit. I tillë është fundi i këtij projekti, projektuesve dhe ndihmësve të tij. Shqipëria do të jetë si gjithë Europa, demokratike, e lirë, e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi dhe shanse për të gjithë shqiptarët.Lulzim Basha

Turp,turp ,turp. Zoti ju vraftë!
17/05/2020

Turp,turp ,turp. Zoti ju vraftë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2910580588993103&id=166424440075412
25/01/2020

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2910580588993103&id=166424440075412

75 vjet më parë, pranë Urës së Rrjollit, u zhvillua njëra nga betejat më të rëndësishme të kryengritjes antikomuniste të Koplikut, qëndresa e parë e armatosur në Shqipëri dhe e para revoltë antikomuniste në vendet që sapo kishin rënë nën thundrën e diktaturës bolshevike.

Rezistenca e Koplikut, edhe pse shpërtheu para kohe dhe nuk arriti të sinkronizohej me qëndresën e Dukagjinit, Shkodrës, zonave të tjera të Malësisë së Madhe, Mirditës dhe të gjitha krahinave të tjera të veriut të vendit, pati një jehonë të gjerë kombëtare, dhe i dha mesazhin klikës që sapo kishte marrë pushtetin, dhe të gjithë botës mbarë, se populli shqiptar nuk e pranonte diktaturën, se ai nuk do të kthehej në një skllav të saj dhe se ndaj forcave që synonin t’i merrnin lirinë nuk mund të kishte veçse rezistencë të armatosur.

Në betejën heroike të Urës së Rrjollit, rezistenca e burrave që udhëhiqeshin nga Llesh Marashi, Gjon Martini dhe Mirot Paloka, shkaktoi panik deri në zemër të diktaturës. Kundër popullit që s’pranonte kërbaçin e nënshtrimin, u nisën falangat më të pashpirta, të drejtuara nga krahu më mizor i regjimit vasal të Jugosllavisë komuniste, nga Mehmet Shehu. Porosia e tyre ishte e prerë: kundër revoltës së parë antikomuniste duhej përdorur terrori në shkallë masive.

Pas kësaj, dihet se historia e revoltave antikomuniste u shndërrua në një histori masakrash mizore, me vrasje masive, pushkatime me e pa gjyq si dhe me internime të familjeve e fiseve të tëra në thuajse të gjitha zonat e veriut të vendit. Gjon Martini e Mirot Paloka mbetën të vrarë në betejë, drejtuesi i betejës, Llesh Marashi u pushkatua, ndërkohë që pas qëndresës së Dukagjinit, erdhi vrasja e legjendës Prekë Cali, arrestimi dhe vrasja e dhjetëra banorëve të Shkodrës, Koplikut, Dukagjinit e Mirditës si dhe burgosja e internimi i mijëra të tjerëve. Terrori fitoi përkohësisht mbi rezistencën e parë të armatosur kundër diktaturës komuniste në të gjithë Evropën Lindore, por në librat e historisë u shënua përjetësisht se shqiptarët e nisën të parët luftën e tyre kundër komunizmit dhe patën edhe përplasjen më afatgjatë me diktaturën më të egër në Evropë.

Në këtë përvjetor të betejës së Urës së Rrjollit kujtojmë heroizmin e atyre mendjeve e shpirtrave të lirë, klerikë, prijës e intelektualë, që na nderojnë e na japin përditë leksion se për të drejtën duhet luftuar përditë, pa bërë llogari se si del kjo përpjekje.

Secili nderon detyrën e tij për t’i shërbyer lirisë së të gjithëve. Ky leksion i përjetshëm po mundohet të errësohet këto ditë nga pasardhës të mekanizmave zbatues të dhunës së diktaturës, por legjendat janë legjenda dhe heroizmi i Koplikut, Dukagjinit dhe zonave të tjera që u ngritën me armë kundër diktaturës, për të mos e lënë atdheun të shndërrohej në një shesh për pazar-përsheshin e vasalëve të Jugosllavisë komuniste, nuk errësohet nga kalemxhinj që rezistojnë t’i përfshijnë këto përpjekje madhështore në librat e historisë, me shpresën miope se kështu ato do të harrohen.

Kryengritja e Koplikut djeg sot e gjithë ditën tek pasardhësit e metastazave të diktaturës, të cilat sot, në një realitet të ri, po synojnë që diktaturën ta shndërrojnë në një qeverim të përjetshëm, përmes korrupsionit dhe varfërimit. Armiqtë e sotëm të përkujtimit të Kryengritjes së Koplikut janë të dëshpëruar, sepse ata s’kanë në dorë armën e baballarëve të tyre, terrorin shtetëror, por mundohen që përditë ta imitojnë atë me dhunën ndaj historisë, ndaj fjalës së lirë e ndaj kujtimit të heronjve të popullit.

Por për dëshpërimin e tyre, Shqipëria e ka regjistruar faqen e lavdishme të Kryengritjes së Koplikut, dhe kush synon ta errësojë atë është në anën e gabuar të historisë, është në anën e të dështuarve dhe për ta historia regjistron vetëm turpin.

Lavdi të përjetshme heronjve të Kryegritjes së Koplikut, të parës rezistencë të armatosur kundër diktaturës komuniste në të gjithë Evropën ish-komuniste.

Address

Kopliku

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Demokratike E Gruas Malesi E Madhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share