Bashkia Malësi e Madhe

Bashkia Malësi e Madhe Kjo është faqja zyrtare e bashkisë Malësi e Madhe

20/08/2026

Logu i Bjeshkëve 2026 🏔️🇦🇱

Në Qafë të Predelecit, Kelmend, tradita, bukuria dhe krenaria malësore u bënë sërish bashkë.

🎥 Momente nga Logu i Bjeshkëve 2026, aty ku kënga, vallja, xhubleta dhe traditat tona përcillen brez pas brezi.

19/08/2026

📍 Festa e Reçit 2026

Bashkia Malësi e Madhe ju fton të merrni pjesë në Festën e Reçit, më datën 23 Gusht ditën e dielë.

🕙 Ora 10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave
🎶 Ora 11:00 – Koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtares së mirënjohur Marie Lajçaj, si dhe shumë këngëtarëve të tjerë të njohur të zonës.

Ju mirëpresim të festojmë së bashku, nën tingujt e muzikës dhe në respekt të historisë e traditave të Reçit!

Në zemër të Kelmendit, mes madhështisë së Bjeshkëve dhe bukurisë së Qafës së Predelecit, tradita shqiptare u kthye edhe ...
10/08/2026

Në zemër të Kelmendit, mes madhështisë së Bjeshkëve dhe bukurisë së Qafës së Predelecit, tradita shqiptare u kthye edhe një herë në festë.

Mes kësaj atmosfere të rrallë, vajzat e Malësisë dëshmuan se bukuria e vërtetë shkon përtej pamjes: ajo jeton në krenarinë për rrënjët, në dashurinë për traditën dhe në dëshirën për ta përcjellë atë brez pas brezi.

“Mis Bjeshka 2026”
👑 LEONTINA ELEZI 👑

Një kurorë që këtë vit simbolizon hijeshinë, traditën dhe shpirtin e bukur të vajzës malësore.

Logu i Bjeshkëve nuk është vetëm një festë,
është vendi ku rrënjët tona marrin jetë.

Mirënjohje për Raiffeisen Bank!Një falënderim i veçantë për Raiffeisen Bank për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në o...
03/08/2026

Mirënjohje për Raiffeisen Bank!

Një falënderim i veçantë për Raiffeisen Bank për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në organizimin e Logut të Bjeshkëve 2026.

Mbështetja juaj i shton vlerë këtij aktiviteti të rëndësishëm, i cili promovon traditat, kulturën, veshjet tradicionale dhe bukuritë e jashtëzakonshme të trevave tona malore.

Kontributi i Raiffeisen Bank dëshmon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe biznesit në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, promovimin e traditave dhe zhvillimin e turizmit.

Faleminderit që jeni pjesë e Logut të Bjeshkëve 2026!

27/07/2026

Aty ku Alpet prekin qiellin, tradita merr jetë.

Logu i Bjeshkëve 2026,
Festivali më unik tradicional në Shqipëri, rikthehet edhe këtë verë me një nga organizimet më madhështore ndër vite.

Përjetoni emocionin e garës së vajzave të veshura me xhubletën martesore, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, simbol i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Një spektakël i rrallë me artistët më të mirë të gjerdanit artistik të Malësisë së Madhe, të cilëve u bashkohen edhe bilbili i bjeshkëve të Tropojës, Gëzim Nika, dhe hijeshia e këngës popullore, Vida Kunora.Në Logun e Bjeshkëve rikthehet edhe me interpretimin e tij mjeshtëror aktori i madh i skenës shqiptare, Çun Lajçi, për t’i dhënë kësaj feste edhe më shumë madhështi.

Tingujt e instrumenteve më të lashta muzikore, historia e rrëfyer ndër shekuj, vallet, ritet dhe zakonet që mbajnë gjallë shpirtin e Malësisë do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë kësaj feste të paharrueshme.

Logu i Bjeshkëve 2026
🗓️ 9 Gusht, ora 10:00,

Qafë e Predelecit-Kelmend

Shënojeni në kalendar! 🗓️9 Gusht 2026Logu i Bjeshkëve, eventi më i madh dhe më i bukur i traditës shqiptare, do të zhvil...
06/07/2026

Shënojeni në kalendar! 🗓️

9 Gusht 2026

Logu i Bjeshkëve, eventi më i madh dhe më i bukur i traditës shqiptare, do të zhvillohet në Predelec, Malësi e Madhe.

•Regjistrimet për vajzat janë të hapura!

Për më shumë informacion dhe regjistrime, kontaktoni në:

📞 069 349 2282
📞 067 374 2326

Ju mirëpresim në Logun e Bjeshkëve 2026! 🇦🇱⛰️

30/06/2026

Malësia e Madhe,një vend që duhet vizituar të paktën një herë në jetë.

Vizitorë nga vende të ndryshme të botës ndajnë përjetimet e tyre mbi bukuritë natyrore, traditat e pasura dhe mikpritjen karakteristike të Malësisë së Madhe.
Një destinacion unik që të lë mbresa të veçanta dhe kujtime që zgjasin përjetë.

20/06/2026

Bashkia Malësi e Madhe pati kënaqësinë të mirëpriste Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, në kuadër të një vizite të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ishte një mundësi e veçantë për të prezantuar bukuritë natyrore, vlerat, traditat dhe mikpritjen që e dallojnë Malësinë e Madhe.

Falënderim i veçantë për ministrin z. Ferit Hoxha për angazhimin në organizimin e kësaj vizite, për zv.ministren znj. Megi Fino për pjesëmarrjen dhe fjalën e saj, si dhe për ambasadorët për interesin dhe vlerësimin e treguar ndaj trevës sonë.

Mirënjohje për shkollat e Malësisë së Madhe, drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit, të cilët përmes programit artistik prezantuan me dinjitet kulturën, traditat dhe vlerat më të mira të Malësisë.

Mirë se të riktheheni gjithmonë në Malësinë e Madhe!

Address

Koplik
4301

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Malësi e Madhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Malësi e Madhe:

Shortcuts

Share