15/11/2022
Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Konispol, me mbështetje të projektit "Bashkitë për në Evropë", organizoi aktivitetin me temë "Mjedisi jemi Ne".
Aktiviteti u organizua me të rinjtë e shkollës 9-vjecare "Mehmet Xhaferi".
Të rinjtë e kësaj shkolle me imagjinatën dhe kreativitetin e tyre kanë ekspozuar punimet e krijuara me materiale te ricikluara, kanë organizuar një diskutim dhe kanë ftuar komunitetin për t'ju bashkuar nismës për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e qytetit.
Njësia e Integrimit Evropian - Bashkia Konispol