28/04/2026
Në kuadër të procesit të kualifikimit për kategorinë e parë, “Mësues mjeshtër”, në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, mësuesja Matilda Bardhi realizoi me sukses projektin me temë “Prometeu i Lidhur”.
Ky projekt solli në qendër një nga veprat më domethënëse të letërsisë antike, duke nxitur tek nxënësit reflektimin mbi tema të rëndësishme si sakrifica, drejtësia, qëndresa dhe guximi përballë padrejtësisë.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në zhvillimin e aftësive kritike, krijuese dhe interpretuese, duke e kthyer këtë veprimtari në një përvojë të vlefshme edukative dhe artistike.
Urime mësueses Matilda Bardhi për përkushtimin dhe profesionalizmin.