Njësia Administrative Kashar - Bashkia Tiranë

Njësia Administrative Kashar - Bashkia Tiranë Sajt uebi qeveritar

🌿 Parapërgatitje për vitin e ri shkollorNë kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ekipi i terrenit ...
06/09/2026

🌿 Parapërgatitje për vitin e ri shkollor

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ekipi i terrenit ka vijuar punën për mirëmbajtjen dhe sistemimin e ambienteve të jashtme të institucionit.

🔹 Kositje dhe sistemim i hapësirave të gjelbra
🔹 Krasitje dhe mirëmbajtje e bimësisë
🔹 Pastrim dhe rregullim i ambienteve përreth shkollës

🏫 Shkolla “Mëzez Fushë” është gati të mirëpresë nxënësit në një ambient të pastër, të rregullt dhe të përshtatshëm për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

📍 Njësia Administrative Kashar

👏🏻👏🏻👏🏻
20/07/2026

👏🏻👏🏻👏🏻

  🌲🌳Rruga "Pavaresia"📍Ne rrugen dytësore të autostrades Tirane -Durres ekipet👷🏼‍♂️👷🏼‍♂️ tona kane punuar intensivisht pë...
11/07/2026

🌲🌳

Rruga "Pavaresia"📍
Ne rrugen dytësore të autostrades Tirane -Durres ekipet👷🏼‍♂️👷🏼‍♂️ tona kane punuar intensivisht për pastrimin e barrierave, tabelave dhe sinjalistikes rrugore nga bimesia e egër.
Pas nderhyrjeve ne segmentin Mbikalim Rinas - Rinas dhe rrugen "Kastriotet ", një super punë e realizuar me sukses👉 ne vazhdim te punes per pastrimin e segmenteve rrugore te hyrjes se qytetit.


  🌾Me buxhetin e vitit 2026, qeveria ka akorduar 5.2 miliardë lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, ...
06/07/2026

🌾

Me buxhetin e vitit 2026, qeveria ka akorduar 5.2 miliardë lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, për të ndihmuar fermerët që të rrisin prodhimin, të modernizojnë fermat, të zhvillojnë agroturizmin dhe të krijojnë më shumë mundësi punësimi në zonat rurale.

📍 Sot, është dita e fundit për të aplikuar dhe çdo fermer që nuk e ka përfunduar ende aplikimin të mos e humbasë këtë mundësi.

🧑‍🌾👨‍🌾Mbështetja për fermerët është pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për një ekonomi të qëndrueshme dhe një zhvillim të gjelbër, ku bujqësia moderne, rritja e prodhimit dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore na afrojnë çdo ditë e më shumë me standardet e Bashkimit Europian.

‼️ SQARIMNë përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga banorët e Yrshekut, si dhe nga komunitetet e tjera të prekura nga ...
07/06/2026

‼️ SQARIM

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga banorët e Yrshekut, si dhe nga komunitetet e tjera të prekura nga zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH) ka bërë me dije se është hapur procedura për projektin “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi ‘Shqiponja’ deri te nënkalimi i Limuthit”, e cila pritet të përfundojë deri më 15.06.2026.

Ky projekt parashikon ndër të tjera:
✔️ Ndërtimin dhe rivendosjen e 6 mbikalimeve për këmbësorët;
✔️ Përmirësimin e ndriçimit dhe gjelbërimit;
✔️ Vendosjen e barrierave akustike;
✔️ Riveshjen e tuneleve pranë Shesh*t “Shqiponja”;
✔️ Sistemimin e shtresave asfaltike;
✔️ Zëvendësimin e barrierave të betonit;
✔️ Sistemimin e rrugëve dytësore pranë nënkalimit të Limuthit.

Sa i përket mbikalimeve për këmbësorët, ato do të vendosen në këto pika:

✔️ Mbikalimi Nr. 1 (KM 00+430) – rreth 100 m pas VEKO Group.
✔️ Mbikalimi Nr. 2 (KM 1+645) – rreth 50 m para Universitetit Polis.
✔️ Mbikalimi Nr. 3 (KM 2+472) – rreth 200 m pas QTU-së dhe urës së Lumit Lana.
(Fshati Yrshek do të ketë akses në mbikalimet Nr. 2 dhe Nr. 3.)

✔️ Mbikalimi Nr. 4 (KM 3+537) – në afërsi të BRUNES.
✔️ Mbikalimi Nr. 5 (KM 4+268) – rreth 100 m para FedEx Albania.
✔️ Mbikalimi Nr. 6 (KM 4+934) – rreth 325 m para Autostar.

Sipas informacionit të publikuar nga ARSH, ndërtimi dhe rivendosja e mbikalimeve për këmbësorët është bërë gjithashtu objekt informimi në daljet publike dhe komunikimet zyrtare gjatë periudhës prill–maj 2026.

31/05/2026

⏰ Kujtesë për bizneset!

📅 Duke qenë se afati i fundit për pagesën e detyrimeve vendore përkon me ditë pushimi zyrtar, pagesat mund të kryhen deri më 1 Qershor 2026.

Kryeni pagesën në kohë dhe shmangni kamatëvonesat ✅️

🤝🏛️ Në ambientet e NJA KASHAR u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet Prefektit të Tiranës, z. Shkëlqim Hajdari, ndë...
13/05/2026

🤝🏛️ Në ambientet e NJA KASHAR u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërmjet Prefektit të Tiranës, z. Shkëlqim Hajdari, ndërlidhësave të komunitetit dhe kryetarëve të fshatrave, ku u diskutuan nga afër problematikat dhe çështjet e ndryshme që shqetësojnë komunitetin në territor.

📌 Gjatë takimit u trajtuan:
✅ Problematikat e evidentuara në terren
✅ Nevojat dhe shqetësimet e banorëve
✅ Infrastrukturat dhe shërbimet ndaj komunitetit
✅ Bashkëpunimi institucional për zgjidhje konkrete dhe efikase

🗣️ Takime të tilla janë shumë të rëndësishme për forcimin e komunikimit me komunitetin dhe adresimin e problematikave në mënyrë sa më efikase.

🙏 Falenderim për pjesëmarrjen dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të komunitetit në shërbim të qytetarëve të NJA KASHAR.

📢 NJOFTIM PËR APLIKIM 🏠Hapet thirrja për Programin e Strehimit Social 👉“Subvencionimi i Interesave të Kredisë”Mos e humb...
22/04/2026

📢 NJOFTIM PËR APLIKIM 🏠
Hapet thirrja për Programin e Strehimit Social 👉“Subvencionimi i Interesave të Kredisë”
Mos e humb mundësinë e aplikimit për kredinë e butë nga Bashkia Tiranë🏠

✝️ Gëzuar Pashkët ✨Me rastin e kësaj feste të shenjtë, u uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë shëndet, paqe dhe begati n...
12/04/2026

✝️ Gëzuar Pashkët ✨

Me rastin e kësaj feste të shenjtë, u uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre. 🙏

Ringjallja e Krishtit le të sjellë shpresë, forcë dhe dritë në çdo zemër. 🕊️

Gëzuar dhe të bekuara Pashkët! 🌿

🌿✨ Gëzuar Pashkët! ✨🌿Në këtë ditë të shenjtë të ringjalljes, uroj që paqja, dashuria dhe shpresa të mbushin zemrat dhe f...
05/04/2026

🌿✨ Gëzuar Pashkët! ✨🌿

Në këtë ditë të shenjtë të ringjalljes, uroj që paqja, dashuria dhe shpresa të mbushin zemrat dhe familjet tuaja. 🙏💖
Qoftë kjo festë një moment reflektimi, besimi dhe gëzimi për të gjithë besimtarët katolikë.

Drita e Pashkëve ju udhëheqtë gjithmonë drejt mirësisë dhe begatisë! 🕊️🌸

Gëzuar dhe të bekuara Pashkët! 🐣🌼

Address

NJA KASHAR
Kashar

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative Kashar - Bashkia Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share