Bashkia Kamez

Bashkia Kamez Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkia Kamez, Political organisation, bulevardi blu, Kamëz.

Bashke per te vazhduar perpara .. tashme jemi nje qytet me i mire ..
06/03/2020

Bashke per te vazhduar perpara .. tashme jemi nje qytet me i mire ..

Arrihet marrëveshja, Bashkia do të mbështesë ekipin e Kamzës.
06/08/2015

Arrihet marrëveshja, Bashkia do të mbështesë ekipin e Kamzës.

Arrihet marrëveshja, Bashkia do të mbështesë ekipin e Kamzës

Kryebashkiaku Mziu: Do të ngjisim ekipin e futbollit në Superligë

Bashkia Kamëz do të mbështesë ekipin e futbollit të qytetit për të arritur synimet në këtë kompeticion sportiv që së shpejti të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe presidenti i FC Kamzës, z. Naim Qarri, kanë arritur marrëveshjen për t’i garantuar mbështetjen e institucionit të Bashkisë ekipit të futbollit për të arritur shumë shpejt të jetë një ekip që të garojë denjësisht dhe për ta parë veten sërish në Superligë.
Kryebashkiaku Mziu dhe z. Qarri inspektuan edhe ambientet e stadiumit ku pritet që së shpejti të bëhet rehabilitimi i të gjitha ambienteve, me qëllim që të jetë gati për fillimin e sezonit të ri të kampionatit të futbollit në Kategorinë e Parë.
Kryebashkiaku Mziu ka garantuar mbështetjen e Bashkisë për krijimin e një ekipi kompetitiv për të mundësuar shpalljen kampion të ekipit të FC Kamza në Kategorinë e Parë. Gjithashtu do të bëhet një merkato e fuqishme, ku falë blerjes së futbollistëve të rinj, sezonin tjetër ekipi të jetë në Superligë. Falë kësaj mbështetjeje Kamza nuk do të jetë një skuadër kalimtare në Kategorinë Superiore, por një ekip konkurrues.
Në vitin 2011 Kamza u ngjit në Superligë dhe meritë të padiskutueshme për këtë pati mbështetja e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, zotit Xhelal Mziu, duke bërë të mundur që Kamza të futej në histori.

XHELAL MZIU BETOHET SI KRYEBASHKIAK I KAMZËS, NIS ZYRTARISHT PUNËN PËR MANDATIN E TRETËKryetari i Bashkisë së Kamzës, z....
02/08/2015

XHELAL MZIU BETOHET SI KRYEBASHKIAK I KAMZËS, NIS ZYRTARISHT PUNËN PËR MANDATIN E TRETË
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, është betuar para Këshillit Bashkiak, duke nisur kështu punën zyrtarisht për mandatin e tretë. Pas zhvillimit të procedurave që kishin të bënin me konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe zgjedhjen e kryetarit të ri e nënkryetarit, u bë deklarimi i vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë. Z. Mziu, pas betimit, mbajti edhe fjalën e rastit para këshilltarëve.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai u është drejtuar këshilltarëve të rinj duke thënë: “Falënderoj të gjithë këshilltarët të cilët u votuan më datë 21 qershor sipas subjekteve politike. Është me të vërtetë një përgjegjësi e jashtëzakonshme e këtyre këshilltarëve dhe unë jam i sigurt që ata do ta përligjin më së miri, së pari besueshmërinë e votës popullore që ata kanë marrë për subjektin që kanë dhe së dyti integriteti për të qenë koherentë dhe jo vegla të bindura të interesave të ngushta personale, por njerëz të cilët duhet të mbajnë përsipër përgjegjësinë e qytetit për të patur një kontribut për zhvillimin e mëtejshëm të Kamzës. Fitoren si kryebashkiak unë e marr me të vërtetë një obligim të jashtëzakonshëm, pavarësisht se ky është mandati i tretë imi, por në këtë mandat tashmë ka një tjetër kompozim të njësisë vendore, ka një tjetër përgjegjësi, ku bashkimi i Kamzës me zonën e Paskuqanit e ka bërë përgjegjësinë akoma më të madhe se dy herët e kaluara.
Kamza ngelet vërtet një qytet që ka nevojë për të vazhduar më tej reformat e këtyre 8 viteve. Unë jam i bindur që do ta përligjim më së miri këtë votëbesim të qytetarëve, duke zbatuar një më një platformën e urbanizimit të qytetit, punësimit dhe rikthimit të dinjitetit të kësaj zone. Bashkia Kamëz është një qytet si asnjë tjetër në Shqipëri, pasi ka nevojë për urbanizim të mëtejshëm në këtë zonë, të cilën në mënyrë të qëllimshme qeveria e ka lënë si një ishull në mes të Tiranës, duke bërë një ndarje jo vetëm politike, por edhe krahinore.
Në këto dy vite të vështira, Kamza ka qenë pa asnjë mbështetje nga qeveria, zero investime, rast unikal në 25 vite demokraci, ku një njësie vendore nuk i jepet një qindarkë e vetme për investime, ndonëse është qyteti më në nevojë në Shqipëri, por ne i kemi gjetur zgjidhjet. Së pari, janë burimet e brendshme të këtij qyteti dhe jam i bindur që menaxhimi që do bëj bashkë me stafin e rikompozuar pas kësaj mbledhjeje do t’ia dalim. Së dyti, kemi krijuar një partneritet si askush tjetër në Shqipëri për të thithur fonde, për të sjellë investime, për të bërë shërbime dhe i kemi dhënë provat, madje jemi në negociata e sipër për të përfituar edhe fonde të tjera. Jo më kot ne kemi përfituar projektin më të madh të ujësjellësit dhe kanalizimeve prej 55 milionë eurosh që do të jetë një investim madhor për Kamzën, por ka edhe mjaft projekte të tjera madhore që kemi përfituar për qytetin. E rëndësishme është se jemi të angazhuar maksimalisht për të gjetur burime financimi jo vetëm nga të ardhurat e Bashkisë, jo vetëm nga donatorët vendas dhe të huaj, por për të qenë të pamposhtur në gjetjen e mënyrave, por edhe duke bërë oponencën e nevojshme qeverisë për ta bindur që edhe ky qytet ka nevojë për të marrë atë që i takon dhe jam i bindur që edhe këshilltarët janë të interesuar që qyteti të përfitojë urbanizim, banorët të përfitojnë punë, të ketë dinjitet dhe Bashkia të konkurrojë si askush tjetër dhe kjo është një përgjegjësi jo vetëm imja personale, por jam i sigurt që është edhe e këshilltarëve. Besoj që qyteti ka nevojë për platformën time, por edhe të subjektit politik apo të koalicionit që unë u shpalla fitues, ndaj dhe ata na besuan votën. Punësimi ngelet një sfidë e jashtëzakonshme dhe ka dy vite që punësimi ka hedhur hapa mbrapa, duke krijuar një kaos jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kamëz. Qindra njerëz si asnjëherë tjetër bëjnë pasaporta për të braktisur Shqipërinë, sepse e kanë humbur shpresën, kanë humbur punën, por unë jam i bindur që do ta gjejmë zgjidhjen, do ta rikthejmë besimin, do ta rrisim punësimin, do të krijojmë partneritete dhe qyteti do të bëhet shumë herë më konkurrues dhe kjo do të bëhet falë një politike fiskale, të cilën unë e kam patur konkurruese edhe me qytetet e tjera dhe jo më kot në 8 vite ka më shumë sesa 10 mijë të punësuar për shkak të kësaj politike fiskale. Jam i bindur që akoma më tej do thellohet kjo reformë, kjo platformë e taksave të ulëta. Ky është një instrument mjaft i rëndësishëm i punësimit, për ta nxitur biznesin, për ta zhvilluar atë, për të imponuar ardhjen e biznesit nga qytetet e tjera të Shqipërisë, nga jashtë shtetit, sepse jam i bindur që biznesit duhet t’i krijosh terren. Pozicioni gjeografik i Kamzës dhe i Paskuqanit është më konkurruesi në Shqipëri dhe unë do ta shfrytëzoj më së miri këtë mundësi për të ftuar investitorë të vijnë dhe duke u krijuar dhe klimën e duhur për të bërë biznes. Fuqia punëtore në Kamëz dhe Paskuqan është më e re se askund tjetër në Shqipëri dhe unë do ta shfrytëzoj më së miri këtë pikë, por politika fiskale është një instrument që unë do ta aplikoj më së miri për ta bërë nxitëse këtë politikë fiskale, për ta bërë stimuluese për zhvillimin e biznesit, për të rritur numrin e të punësuarve.
Duhet treguar edhe partneritet dhe partneriteti fillon që tek shërbimi, ku kemi bërë hapa para, megjithatë jemi një qytet që vazhdon mban rekordin që nga 2009-a me One Stop Shop-in, me dhjetëra shërbime që kryhen në të, jo vetëm të Bashkisë, ndonëse është ulur numri i shërbimeve që kryhet në këto sportele, ku kemi rastin e braktisjes së Zyrës së Punës, e cila si asnjëherë tjetër në këto 25 vite është kthyer në një zyrë portative për të joshur zyra elektorale.
Ngelem i angazhuar maksimalisht për të gjetur të gjitha instrumentet e nevojshme për ta shtyrë akoma më tej këtë standard shërbimi ndaj qytetarëve, jo vetëm në qendrën e qytetit, por sidomos në zonën e Paskuqanit. Unë jam i bindur që infrastruktura e shërbimeve në atë zonë lë për të dëshiruar, por unë jam i vendosur për të krijuar një orë e më parë standardin e këtij shërbimi të munguar në këtë zonë të qytetit tonë tashmë, por sfidë kryesore ngelet urbanizimi i mëtejshëm, sidomos i zonës së Paskuqanit. Kam patur një angazhim maksimal timin dhe i bindur për ta realizuar, sepse zona e Paskuqanit është me të vërtetë disa hapa prapa zonës së Kamzës, por ka një pozicion gjeografik mjaft të mirë, mjaft konkurrues. Unë do ta realizoj urbanizimin e kësaj zone, duke filluar te stimulimi i biznesit tek lidhja organike e Babrroit, Paskuqanit me qytetin e Kamzës dhe me qytetin e Tiranës, për të hequr doganën midis këtyre dy zonave të këtij kryeqyteti dhe kjo bëhet duke krijuar infrastrukturën rrugore duke filluar që nga urat lidhëse apo të tjera instrumente të cilat ka nevojë për t’i patur, për t’i krijuar edhe një herë shërbimin qytetarit, për ta stimuluar biznesin.
Nuk ndodh në asnjë qytet jo vetëm në Shqipëri, por në botë, që dikujt t’i krijosh një vakum të tillë ligjor për ndërtimet! A keni parë ju në ndonjë vend në Shqipëri apo jashtë vendit që mos të ketë leje ndërtimi, që mos të bëhet legalizimi i objektit dhe që të futet në burg kush ndërton dhe ky është një vakum, i cili jam i bindur ka krijuar një kosto të jashtëzakonshme sociale ndaj qytetarit, por i ka krijuar për pasojë edhe një kosto financiare Bashkisë. Gjej rastin për të treguar se Bashkia e Kamzës por edhe Komuna e Paskuqanit kanë planet urbanistike të miratuara, që janë bllokuar në mënyrë të njëanshme nga data 10 tetor i 2013-ës, duke krijuar barriera për qytetarët, kosto financiare për Bashkinë, buxhet më të ulët, 40-45% më pak të ardhura për buxhetin e Bashkisë dhe së dyti një konflikt social me qytetarët, duke mos u dhënë atyre mundësinë për zhvillimin e pronës.
Bashkia dhe unë si kryebashkiak jemi angazhuar maksimalisht për të mos ndenjur asnjë sekondë kohë, për të bërë çdo veprim, për të bërë unifikimin e planeve urbanistike të këtyre dy njësive vendore dhe për të qenë Bashkia e parë në Shqipëri që do ta paraqesë për miratim unifikimin e dy planeve rregulluese, sepse qyteti, qytetarët dhe bizneset kanë nevojë dhe unë jam i bindur që do ta realizojmë në një kohë rekord.
Qyteti dhe qytetarët kanë nevojë për t’u rikthyer edhe një herë dinjitetin e nëpërkëmbur nga të ashtuquajtura “reforma” të qeverisë, si p.sh. rasti i aksionit për energjinë elektrike.
Unë jam i bindur që ne dhe askush tjetër, sidomos këshilltarët dhe kandidatët që kanë pasur mundësi kontakti me qytetarët, kanë parë që më shumë sesa 90% e familjeve konsiderohen padrejtësisht si debitore për energjinë elektrike. Jam i bindur që qyteti akoma e vuan furnizimin me energji elektrike. Mjafton të shohësh se sot disa herë na u shkëput energjia, kur në fakt për 8 vite e kishim harruar mungesën e saj. Unë kam shkuar nëpër familje, por jam i bindur që edhe ju keni shkuar, dhe kemi parë që ka pjesë të qytetit ku janë akoma ata telat e energjisë elektrike apo qytetarët e kanë blerë vetë transformatorin, dhe pavarësisht kësaj ata kanë shkuar në burg dhe nuk u ofrohet shërbimi i energjisë. Të ndier përballë këtij presioni, janë detyruar për të marrë para me fajde, sepse bankat nuk u ofrojnë kredi, pasi nuk e kanë bërë hipotekimin e banesave të tyre. Ne jemi avokatët e atyre, unë po, por jam i bindur që edhe ju, ne së bashku, Bashkia, Këshilli dhe çdo zë përfaqësues i këtij qyteti duhet të shohë jo interesin e ngushtë personal, por duhet të shohë interesin qytetar pasi janë ata që ju kanë besuar.
Ne jemi ata që kemi treguar që ne sfidojmë, që ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush tjetër, ne si qytetarë, e kemi tjetërsuar këtë zonë.
Uroj dhe shpresoj që ky takim i sotëm me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtin angazhim të jetë edhe për mbledhjet e tjera, por për të shpenzuar energjitë e gjithsecilit për të mirën e qytetit, për të mos u kthyer më në vegla të bindura të subjekteve politike apo të interesave të ngushta të personave të caktuar”.

NDËRTOHET SEGMENTI I DYTË I RRUGËS “PLEPAT E BRUKËS” NË LAKNASNdërtohet segmenti i dytë i rrugës “Plepat e Brukës” në La...
02/08/2015

NDËRTOHET SEGMENTI I DYTË I RRUGËS “PLEPAT E BRUKËS” NË LAKNAS
Ndërtohet segmenti i dytë i rrugës “Plepat e Brukës” në Laknas. Këto ditë është drejt përfundimit edhe ky investim i rëndësishëm për banorët e Laknasit, i financuar nga fondet e vetë Bashkisë Kamëz. Segmenti ku është investuar nga Bashkia ka një gjatësi prej 425 ml, gjerësi tërësore 6 m, gjerësi asfalti 4,2 m, si dhe do të ketë bankinë në të dyja anët nga 0,5 m.
Ndërtimi i kësaj rruge do t’u shërbejë mijëra banorëve të lagjes së Laknasit, por edhe të lagjeve e zonave të tjera të qytetit. Segmenti i parë i rrugës është ndërtuar më parë, ndërsa tani e gjithë gjatësia e saj ka përfunduar, duke pasur parametra bashkëkohorë. Me përfundimin e këtij segmenti rrugor një tjetër investim i shtohet kësaj zone, në të cilën Bashkia ka investuar gjatë tetë viteve të fundit, duke ofruar një infrastrukturë urbane me standarde të larta, e cila do të zhvillohet më tej. Kjo, falë projekteve të gatshme që ka Bashkia në fusha jetike, si rrjeti rrugor, ujësjellës-kanalizimet, shkolla, kopshte etj. Kujtojmë se vetëm në këtë zonë të qytetit Bashkia ka realizuar dhjetëra projekte, siç janë:
• Rruga “Nënë Tereza”
• Rruga “Shkëndija”
• Rruga “Butrinti”
• Rruga “Plepat e Brukës” (segmenti i parë)
• Rruga “Macerata”
• Rruga “Adem Jashari”
• Rruga “Lunxhëria”
• Rruga “Kozare”
• Rruga “Muharrem Bajraktari”
• Bulevardi “Skënderbeu” (segmenti 2).

NDËRTOHET SEGMENTI I DYTË I RRUGËS “PLEPAT E BRUKËS” NË LAKNAS

Ndërtohet segmenti i dytë i rrugës “Plepat e Brukës” në Laknas. Këto ditë është drejt përfundimit edhe ky investim i rëndësishëm për banorët e Laknasit, i financuar nga fondet e vetë Bashkisë Kamëz. Segmenti ku është investuar nga Bashkia ka një gjatësi prej 425 ml, gjerësi tërësore 6 m, gjerësi asfalti 4,2 m, si dhe do të ketë bankinë në të dyja anët nga 0,5 m.
Ndërtimi i kësaj rruge do t’u shërbejë mijëra banorëve të lagjes së Laknasit, por edhe të lagjeve e zonave të tjera të qytetit. Segmenti i parë i rrugës është ndërtuar më parë, ndërsa tani e gjithë gjatësia e saj ka përfunduar, duke pasur parametra bashkëkohorë. Me përfundimin e këtij segmenti rrugor një tjetër investim i shtohet kësaj zone, në të cilën Bashkia ka investuar gjatë tetë viteve të fundit, duke ofruar një infrastrukturë urbane me standarde të larta, e cila do të zhvillohet më tej. Kjo, falë projekteve të gatshme që ka Bashkia në fusha jetike, si rrjeti rrugor, ujësjellës-kanalizimet, shkolla, kopshte etj. Kujtojmë se vetëm në këtë zonë të qytetit Bashkia ka realizuar dhjetëra projekte, siç janë:
• Rruga “Nënë Tereza”
• Rruga “Shkëndija”
• Rruga “Butrinti”
• Rruga “Plepat e Brukës” (segmenti i parë)
• Rruga “Macerata”
• Rruga “Adem Jashari”
• Rruga “Lunxhëria”
• Rruga “Kozare”
• Rruga “Muharrem Bajraktari”
• Bulevardi “Skënderbeu” (segmenti 2).

Address

Bulevardi Blu
Kamëz
00355

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Kamez posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share