PD Dega Himare - Andrea Gjoni

  • Home
  • PD Dega Himare - Andrea Gjoni

PD Dega Himare - Andrea Gjoni Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from PD Dega Himare - Andrea Gjoni, Political Party, .

Mirmbrema bashkepatriotet e mi Himarjote! Ju drejtohem kudo qe jeni, ne Krahinen tone, neper Europe apo ne bote.Ju bej m...
05/11/2022

Mirmbrema bashkepatriotet e mi Himarjote! Ju drejtohem kudo qe jeni, ne Krahinen tone, neper Europe apo ne bote.
Ju bej me dije se sot dorezova formularin e kandidimit per Kryetar te Bashkise Himare.
Para pak ditesh ju njoftova per kete vendim timin, dhe nga sot, edhe zyrtarisht une jam pjesetar i kesaj gare.
Pres mbeshtetjen tuaj masive per te ngritur sebashku Himaren ne lartesine emrit te saj.
Respekt per te gjithe ju
Andrea Gjoni

27/10/2022

ÇFARE I DUHET OPOZITES SOT DHE ÇFARE I DUHET HIMARES NESER ?

Niveli i organizimit, bashkepunimit dhe nderveprimit te organizatave politike ne Opozite, tregon nivelin e vete shoqerise dhe demokracise ne vend.
Sa me e organizuar te jete opozita, aq me pak i pacenueshem behet abuzimi i pushtetit mbi qytetaret. Opozita te dobeta ne pritje te rradhes per pushtet me shkelje syri ndaj pushtetit, jo vetem qe nuk e kufizojne ekfektin negativ te pushtetit sot, por nuk japin shprese as per nje qeverisje me te mire neser. Nje opozite reale, me komunikim te sinqerte dhe te drejtperdrejte me cdo faktor opozitar, dallimi i shumicave te heshtura, afrimi dhe vleresimi i kontributeve te tyre dhe ndertimi i ekipeve pertej rradheve te nje force te vetme politike, krijon besimin per fitore dhe mireqeverisje.
Opozites ne Himare i duhen te gjithe. Anetaresia dhe simpatizantet e PD, Omonia dhe mbeshtetesit e saj, partite aleate si dhe shoqatat e Himares. Te gjithe duhet te tolerojne pak sot per tu bere shume e per te fituar neser me nder dhe dinjitet ate qe sot u mohohet ose u jepet si lemoshe qytetareve te Himares.
Ndersa opozites sot i duhet urtesi, tolerance, bashkepunim dhe nderveprim, Himares neser i duhet nje qeverisje vendore ne sherbim te himarjoteve ne te gjithe dimensionet dhe skajet e saj.
Himares i duhet nje ekip qeverises qe perfaqeson interesat reale te saj. Himares i duhet dhe nje “Parlament” lokal dinjitoz e i vleresuar jo vetem nga komuniteti por dhe nga titullari. Ky “Parlament” duhet te mblidhet rregullisht ne bashkepunim me perfaqesues te shoqatave dhe te vete komunitetit. Ndertimi i nje marrdhenieje te tille, hap nje epoke te re ne HImaren e neserme dhe krijon besimin reciprok qe i duhet qeverisjes vendore per te realizuar hapat e duhur nje nga nje, b***e per b***e dhe duke pare qytetaret ne sy, larg skutave okulte te pushtetit dhe klienteve te tij.

Andrea Gjoni
Kandidat ne Primaret per Bashkine e HImares
26.10.2022

22/10/2022

Te nderuar bashkepatriote, banore te territorit te Bashkise se Himares, opozitare te pushtetit, anetare te Partise Demokratike, anetare te Omonias dhe gjithe Shoqatave te bregut! Qytetare te Himares! Hapja e gares per zgjedhjen e kandidatit te opozites per Kryetar Bashkie, me votim te hapur mes rivalesh te kampit opozitar, me krijoi mundesine te realizoj kerkesen e shume miqve dhe bashkepunetoreve te mi, per te vendoseur emrin tim ne kete sfide te rendesishme te se Djathtes, fitoren e Bashkise se Himares. Une udhehoqa Degen e Partise Demokratike te Himares per dy mandate, duke u perballur ne dy zgjedhje parlamentare, duke arritur rezultatet me te mira te te gjithe koherave per Partine Demokratike, dhe duke folur me gjuhen e shifrave duke trefishuar fuqine e te Djathtes ne Himare.
U terhoqa nga drejtimi I deges disa muaj me pare, per tu dhene hapesira dhe te tjereve e per tu pergatitur per kete beteje e cila nuk mund te fitohet vetem me votat e anetaresise. Targeti im dhe grupet e interest qe kam vendosur te perfaqesoj jane:
1. Bashkeqytetaret dhe banoret e fshatrave dhe rrethinave qe e kalojne jeten ketu dhe kerkojne dinjitet, pune, jetese normale dhe sherbime.
2. Te persekutuarit dhe pronaret.
3. Rinia dhe emigrantet.
Prioriteti im do te jete investitori familjar perkundrejt “investitorit stategjik” qe eshte sot.
Objektivi im primar eshte: “Vemendja me e madhe dhe e mira me e madhe” I takon Banorit vendas qe jeton dhe nderton jeten e familjes se vet ketu ne HImare, ne cdo fshat apo lagje te saj.
Per me shume do komunikojme ditet ne vijim. Mirepres kandidatet rivale ne nje gare te hapur e te ndershme.
Me shume respekt per te gjithe ju
Andrea Gjoni
Inxhinier
Banor I Himares
Himare, 22.10.2022

09/08/2022

Sukseset e policise se Himares...
Para tre apo kater ditesh, hapen makinen time ne Kambi, kur lokali perb***e ishte plot me njerez dhe me vodhen pajisje pune. Sot, para gjysem ore, nje familjeje me femije te vegjel te cilet kane ardhur per pushime, po ne te njejtin vend, i vodhen bagazhieren e montuar mbi makine ku kishin rrobat e femijeve.
Megjithese dihet qe gjate muajit Gusht, ne sheshin e Himares se vjeter, Kambi, ka mbi njeqind makina te parkuara, asnje kujdes nga ana e policise se Himares. PATRULLIM ZERO!! Si mund ta kuptojme kete? Indiferentizem, paaftesi per te bere detyren per te cilen paguhen me taksat tona, apo diçka tjeter??!!
Bravo policise se Himares dhe seksionit te krimeve, po marshon nga fitorja ne fitore!!!

02/08/2022

Tragjedi ne Himare!
Nje vajze 7 vjecare humbet jeten nga elika e nje skafi. Nje papergjegjshmeri totale qe fillon nga autori i krimit e deri ne qeveri. Pse nuk meren masa qe ne fillim te sezonit te plazhit per te sinjalistiken e qarkullimit te skafeve, dhe i lejojne te afrohen deri ne buze te detit, aty ku gjenden femije te vegjel?
Apo ka njerez me pushtet qe nuk duan tja dine as per rregulla as per jete njerezish?
Dhe cdo gje mbulohet me nje hipokrizi te pashembullt, nga policia qe deklaron se e shkarkoi kete apo ate zyrtar, apo nga qeveria duke leshuar nje "ngushellime familjes se viktimes"
https://fb.watch/eEYURWjwAG/

22/04/2022

Të nderuar demokratë te Himarës!
Të nderuar anëtarë të Degës së PD Himarë dhe bashkëpunëtorë te mi!
Në këto vite opozitarizmi të vështirë, kemi punuar së bashku, duke krijuar identitetin tonë politik, kulturor dhe krahinor, brenda diversitetit të interesave njerëzore dhe komunitare që morëm përsipër të përfaqësonim. E gjithë kjo punë e bërë nga ne, u konkretizua në shifra. Rezultati i kesaj pune ishte mbi trefishimi i fuqisë votuese te PD Dega Himarë.
Sot jemi përpara zgjedhjeve të reja që do ta çojnë Degën tonë në një stad të ri veprimi dhe përfaqësimi. Menjëherë pas Pashkës, ne do të shkojme në kutinë e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Degës. Në këtë proces, kam vendosur të mbaj një pozicion mbi palët, duke inkurajuar një garë të ndershme mes kandidaturave të reja, që mendoj se plotësojnë larminë e rrymave dhe profileve politike e qytetare që përbëjnë Himarën tonë. Duke ju uruar suksese në garë, ju siguroj se do të jem gjithmonë në krah e pranë jush në betejat opozitare që na presin.
Eksperienca e deritanishme, më bën të besoj se PRIMARET për nivele të tjera në qeverisjen e ardhshme, e kërkon këtë tërhqje produktive, e aplikuar dhe nga kolegë të mi. Me shumë respekt për kandidatët ne garë dhe gjithë anëtarësinë e PD Himarë,

Kryetari në detyrë
Inxhinier Andrea Gjoni

Himarë, 22.04.2022

Ju uroj Gezuar 2022! Shendet e gezime ne familjet tuaja! Uroj qe  ky vit te jete nje piknisje per te realizuar aspiratat...
31/12/2021

Ju uroj Gezuar 2022! Shendet e gezime ne familjet tuaja! Uroj qe ky vit te jete nje piknisje per te realizuar aspiratat e gjithe demokrateve te deges sone, te shenoje renien e ketij rregjimi, dhe fillimin e nje periudhe te re.

10/10/2021

Sot fatkeqsisht, humbi betejen me Covid Gjon Marku. Partia Demokratike Dega Himare, humbi nje njeri te mire, nje demokrat te mirefillte, nje bashkepunetor shembullor, nje luftetar pa kompromise. Ngushellime te perzemerta familjes dhe te afermve! Lamtumire mik!!

02/09/2021

Rama emeron ministreshat e reja. Rama nuk zhgenjen, riciklim i korrupsionit.

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PD Dega Himare - Andrea Gjoni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share