FRESSH Gjirokaster

FRESSH Gjirokaster FAQJA ZYRTARE (OFFICIAL PAGE) e ''Forumi i Rinisë Eurosocialiste i Shqiperise Gjirokaster" Ne besojmë te Liria. Ne besojmë te vlerat europiane.

Forumi i Rinise EuroSocialiste te Shqiperise

Ne te rinjtë socialistë dhe progresistë besojmë se vetëdija e lartë kombëtare dhe atdhedashuria janë themeli i një politike ndërtuese. Në të kundërt, mungesa e përgjegjesive, lëshimi moral dhe shpërfillja ndaj Shqipërisë janë burimi i politikës shkatërruese dhe korruptive. Ne të rinjtë socialistë, progresistë besojmë se shqiptarët kanë energjinë dhe dë

shirën për të jetuar si Europianë ne vendin e tyre. Ne besojmë se askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të prejardhjes, pozicionit social, apo bindjeve. Ne besojmë te shteti i së drejtës. Ne besojmë që çdo njeri duhet të ketë mundësi për një jetë të denjë përmes punës. Ne besojmë se të rinjtë mund t’i japin një frymëmarrje më të madhe politikës dhe shoqërisë shqiptare. Ne besojmë te mendimi i lirë. Ne besojme te dedikimi publik. Ne besojmë se përmes pjesmarrjes Shqipëria mund të ndryshojë. Parimet tona janë të thjeshta: Punë, Progres, Solidaritet, Kohezion Social, Mundësi të barabarta, Dinjitet. FRESSH është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh
Qellimi i themelit të organizatës më të madhe rinore në vend, FRESSH, ishte afrimi i Shqiperisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracise dhe shtet-berjes, si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracise europiane. Që nga vitet e para të themelimit, FRESSH është anëtar me të drejta të plota në IUSY (Internacionalja e Rinise Socialiste) dhe aderon në ECOSY (Organizata e Rinisë Socialiste dhe Socialdemokrate të Europes)

FRESSH ka statutin, programin dhe simbolin e tij dhe është strukturë përbërëse e Partisë Socialiste të Shqiperise.

Address

Gjirokastër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FRESSH Gjirokaster posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to FRESSH Gjirokaster:

Share