29/05/2026
Prefektja e Qarkut Gjirokastër, së bashku me Ministren Mirela Kumbaro, pritën në një takim Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini, në vizitën e saj të parë në Gjirokastër, të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë, Sokratis Sourvinos. 🇦🇱🤝🇬🇷
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në funksion të zhvillimit të Gjirokastrës dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
Diskutimet u fokusuan gjithashtu te projektet e përbashkëta zhvillimore, si dhe te potenciali që ofrojnë turizmi, kultura dhe promovimi i trashëgimisë për të forcuar më tej urat e bashkëpunimit dhe komunikimit mes komuniteteve tona.
U shpreh gatishmëria për vijimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në dobi të zhvillimit të qarkut dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.