12/06/2026
🇦🇱🇪🇺 Grupi i Programit “Riintegrimi Social” ne qytetin e Memaliajt mori pjesë në një leksion të hapur dhe diskutim interaktiv mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, sfidat aktuale dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit europian.
Të rinjtë patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe pyetjet e tyre në një debat të hapur me Profesor Arjan Gjinin dhe Drejtoreshën e AKPA Gjirokastër, të cilët sollën perspektiva të vlefshme mbi zhvillimin e vendit dhe rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset integruese.
Ky aktivitet u zhvillua nën këshillimin dhe rekomandimet e znj. Lindita Luzo, këshilluese e organizatës CHWB, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për dialog, reflektim dhe angazhim qytetar.
🌍 Së bashku ndërtojmë një të ardhme më europiane për Shqipërinë!
Gjirokastër TëRinjtë IntegrimiEuropian