QTTB-Fushe-Kruje

QTTB-Fushe-Kruje Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore. Fushë Krujë

03/09/2026
Në kuadër të projektit PHITO, me date 19.08.2026 Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqesore, QTTB Fushë-Krujë, ka v...
24/08/2026

Në kuadër të projektit PHITO, me date 19.08.2026 Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqesore, QTTB Fushë-Krujë, ka vijuar aktivitetet në terren në zonat e Divjakes, Beratit, Kucoves në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerët.
📱 Gjatë takimeve kemi vijuar testimin dhe përditësimin e aplikacionit PHITO në të dy versionet, Android dhe iOS (iPhone), duke mbledhur njëkohësisht mendimet, sugjerimet dhe nevojat e fermerëve.
🌾 Përvoja dhe kontributi i tyre na ndihmojnë jo vetëm në identifikimin dhe korrigjimin e problemeve të vogla teknike, por edhe në përcaktimin e funksioneve dhe veçorive që duhet të prioritizohen në zhvillimin e mëtejshëm të aplikacionit, në mënyrë që aplikacioni t'u përgjigjet sa më mirë nevojave reale të fermerëve.

18/08/2026
Solarizimi i tokës në kultivimin e luleshtrydhes në serraSolarizimi i tokës është një metodë ekologjike dhe shumë efekti...
06/08/2026

Solarizimi i tokës në kultivimin e luleshtrydhes në serra

Solarizimi i tokës është një metodë ekologjike dhe shumë efektive për dezinfektimin e tokës para mbjelljes së luleshtrydhes në serra. Kultura e luleshtrydhes është shumë e ndjeshme ndaj dëmtuesve që jetojnë në tokë prandaj ky proçes është i domosdoshëm.
Gjatë solarizimit energjia diellore rrit temperaturën e tokës në nivele që reduktojnë patogjenët, farat e barërave të këqija dhe disa lloje të nematodave.
Ky proçes realizohet gjatë muajve korrik - gusht ku temperatura e tokës përgjatë proçesit të solarizimit në shtresën 5-15 cm arrijnë në 45-55°C.

Përse duhet të kryhet proçesi i solarizimit të tokës para mbjelljes?
▪️ Redukton patogjenët e tokës, si Fusarium spp., Rhizoctonia spp., Pythium spp. dhe, në disa raste, Verticillium spp.;
▪️Redukton barërat e këqija, duke shkatërruar një pjesë të farave të tyre;
▪️Ul popullatat e disa nematodave, të cilat dëmtojnë rrënjët e luleshtrydhes;
▪️Përmirëson zhvillimin e rrënjëve, duke krijuar kushte më të favorshme në tokë;
▪️Zvogëlon përdorimin e PMB-ve dhe dezinfektuesve kimikë;
▪️Rrit prodhimin dhe cilësinë e frutave, sepse bimët rriten në një tokë me më pak presion nga sëmundjet.

Mënyra se si kryhet solarizimi:

Hapi 1: Fillimisht pastrohet toka hiqen mbetjet bimore dhe barërat e këqija, ku më pas kryhen proceset e përgatitjes së tokës si: punimi i tokës, plehërimi bazë, nivelimi dhe formimi i vllajave.

Hapi 2. Ujitet toka deri në kapacitetin fushor. Lagështia ndihmon përçimin e nxehtësisë dhe rrit efektivitetin e procesit.

Hapi 3. Vendosja e plastmasëve plastikë polietileni me trashësi rreth 25–50 mikron ku skajet futen në tokë për të parandaluar humbjen e nxehtësisë.

Hapi 4. Plastmasët lihet 4-6 javë. Në zona me temperatura më të ulëta mund të nevojiten 6-8 javë.

Hapi 5. Kur plotësohet afati kohor, plastmasët hiqen dhe toka nuk duhet të manipulohet thellë gjatë mbjelljes për të mos rikthyer në sipërfaqe patogjenët nga shtresat më të thella.

Në kultivimin e luleshtrydhes, mbjellja mund të bëhet 2-7 ditë pas heqjes së solarizimit.

Këshillë për FermerëKujdesi që duhet të tregojmë për mbrojtjen e kafshëve të fermës nga temperaturat elartaTemperaturat ...
15/07/2026

Këshillë për Fermerë

Kujdesi që duhet të tregojmë për mbrojtjen e kafshëve të fermës nga temperaturat e
larta

Temperaturat e larta kanë mbërritur:
Situatat ekstreme të nxehtësisë janë mjaft të rrezikshme për kafshët e fermës, ato çojnë në uljen e prodhimit, çfaqjen e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me nxehtësinë dhe deri në ngordhjen e tyre. Për mbrojtjen e tyre ndiqni këshillat e mëposhtëme:
1. Kushtoni vëmendje shenjave të goditjes së kafshëve nga nxehtësia:
- gojë e hapur dhe frymëmarrje e shpejtë (gulçim), e cekët ose e munduar;
- temperatura shumë e lartë e trupit;
- diare;
- dridhje të muskujve;
- letargji (kafshët duken të dehura, të përgjumura);
- lëvizje të pazakonta (kafshë të shtrira në anën e tyre që ndonjëherë duket se pedalojnë);
- humbja e vetëdijes.
2. Kushtoni më shumë vëmendje kafshëve me rrezik të lartë ndaj stresit të nxehtësisë si:
- kafshëve e reja;
- kafshëve me ngjyrë të errët;
- kafshëve që kanë qenë të sëmura ose kanë një histori të mëparshme të sëmundjeve të frymëmarrjes.
3. Kujdes! Toleranca ndaj stresit të nxehtësisë ndryshon midis specieve dhe brenda të njëjtës specie:
- Lopët me prodhimtari të lartë qumështi janë më të prekura nga nxehtësia ekstreme sesa lopët me prodhim më të ulët;
- Viçat me qime të zeza janë më të ndjeshëm nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor sesa ato me qime më të çelura;
- Derrat janë të stresuar nga nxehtësia në një nivel më të ulët të temperaturës dhe janë shumë të prirur ndaj djegies nga dielli sepse nuk kanë gjëndra djerse;
- Delet e sapo qethura janë më të ndjeshme ndaj stresit të nxehtësisë dhe djegies nga dielli;
- Bagëtitë në laktacion janë më të ndjeshme se ato në tharje për shkak të nxehtësisë metabolike shtesë të krijuar gjatë laktacionit;
- Shpendët veçanërisht ato për mish janë shumë të ndjeshëm ndaj stresit të nxehtësisë;
- Lopët e racës Holshtein janë më pak tolerantë se lopët e racës Xhers.
4. Për ti mbrojtur kafshët nga temperaturat e larta:
- Përdorni foragjere me cilësi të lartë;
- Mos i ushqeni kafshët gjatë periudhave të nxehta të ditës, ushqejini ato në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Siguroni hije për qëndrimin e tyre;
- Sigurohuni që kafshët të kenë gjithmonë akses në ujë të freskët dhe të pastër, vendosni depozita uji shtesë nëse është e mundur sepse kërkesat për ujë janë dy herë më shumë se normalja. Monitoroni në mënyrë të vazhdueshme temperaturën e ujit dhe mbajeni në një zonë me hije;
- Respektoni normat e ventilimit sidomos në stallat e mbyllura, instaloni ventilatorë, në pjesën e përparme të stallave ose brenda saj;
- Rritni hapësirën për kafshë ose zvogëloni numrin e kafshëve në çdo ndërtesë në mënyrë që të qarkullojë ajër i mjaftueshëm (veçanërisht shpendët) të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj stresit të nxehtësisë;
- Kontrolloni insektet pickuese. Mizat dhe insektet e tjera janë më aktive në mot të ngrohtë dhe kafshët rrisin aktivitetin e tyre duke u përpjekur t'i shmangin ato duke rrezikuar mbinxehjen e tyre. Reduktoni zonat e shumimit të insekteve duke hequr barërat e këqija, pellgjet me ujë, plehun organik;
- Kujdesuni në mënyrë të vazhdueshme për higjenën e stallës;
- Shmangni trajtimin e kafshëve gjatë mesditës ose kufizoni trajtimin e tyre;
- Shmangni transportin e kafshëve, përveç rasteve që është absolutisht e nevojshme.
5. Nëse vëreni shenja të goditjes nga nxehtësia:
- vendoseni kafshën menjëherë në një vend të freskët dhe me hije në mënyrë që të jetë e qetë dhe të pushojë;
- ulni temperaturën e trupit të kafshës duke e spërkatur me ujë të freskët në trup, veçanërisht tek këmbët dhe bëni rifreskimin e saj gradualisht;
- shmangni përdorimin e ujit të ftohtë me akull për të shmangur goditjen hipotermike;
- për çdo problem kontaktoni mjekun veteriner.

PROJEKTI INSIST-VAT 📍 Në Universitetin e Prishtinës, u zhvillua Takimi i Dytë i Komitetit Drejtues të projektit INSIST-V...
08/07/2026

PROJEKTI INSIST-VAT

📍 Në Universitetin e Prishtinës, u zhvillua Takimi i Dytë i Komitetit Drejtues të projektit INSIST-VAT – Forcimi Institucional, i Qëndrueshëm dhe Inovativ i Trajnimit Profesional Bujqësor në Shqipëri.

Gjatë takimit, partnerët e projektit së bashku me palët e interesuara, diskutuan progresin e arritur deri më tani, aktivitetet në zhvillim, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe planifikimin e hapave të ardhshëm për avancimin e arsimit dhe formimit profesional bujqësor.

🤝 Takimi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, koordinimin e aktiviteteve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve, me synim rritjen e ndikimit të projektit INSIST-VAT në zhvillimin e sektorit të arsimit dhe formimit profesional bujqësor në Shqipëri.

Seminar trajnimiNë vijim të bashkëpunimit me Agjensitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, specialistët e Drejtorisë së T...
09/06/2026

Seminar trajnimi
Në vijim të bashkëpunimit me Agjensitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, specialistët e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale pranë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë zhvilluan një trajnim në sektorin Ekstensionit Bujqësor Vlorë, me fokus përmirësimin e njohurive profesionale në sektorin e blegtorisë, ku morën pjesë specialistët e Ekstensionit Bujqësor Vlorë dhe fermerë që mbarështojnë blegtori.
Tema kryesore e trajnimit ishte: "Mbarështimi dhe roli i seleksionimit në krijimin e remontit në fermat e gjedhit të qumështit" ku u trajtua rëndësia e rritjes së meshqerrave, roli i mbarështimit dhe seleksionimit në përmirësimin gjenetik të tufës, si dhe elementet kryesore të menaxhimit që duhet të ndiqen për një mëshqerre, duke filluar që nga faza e viçit të porsalindur deri në përfshirjen e saj në prodhim. Në fokus ishin njohuri mbi kujdesin, ushqyerjen, dhe menaxhimin e duhur të fermës, me synim krijimin e një remonti cilësor dhe rritjen e produktivitetit në fermat e gjedhit të qumështit.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve teknike dhe profesionale të specialistëve të ekstensionit, si dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe asistencës që u ofrohet fermerëve në sektorin e blegtorisë.

03/06/2026
Seminar Trajnimi Në vijim të trajnimeve specialistët të Sektorin e Ekstensionit Bujqësor, specialistët e Drejtorisë Tekn...
31/05/2026

Seminar Trajnimi
Në vijim të trajnimeve specialistët të Sektorin e Ekstensionit Bujqësor, specialistët e Drejtorisë Teknologjive Blegtorale të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë, zhvilluan një trajnim në Sektorin e Ekstensionit Bujqësor, Shkodër, me temë "Të ushqyerit praktik dhe sistemet e prodhimit të mish*t të gjedhit".
Trajnimi u fokusua në praktikat më të mira të ushqyerjes së gjedhit për prodhim mishi, duke trajtuar formulimin e racioneve ushqimore sipas nevojave të kafshëve në faza të ndryshme të rritjes, Sistemet intensive, gjysmë-intensive dhe ekstensive të prodhimit. duke evidentuar avantazhet dhe sfidat e secilit sistem në kushtet e fermave tona. Gjithshtu fokus i veçantë iu kushtua rritjes së performancës prodhuese dhe uljes së kostove në fermat blegtorale, nëpërmjet rritjes së efiçencës së përdorimin e ushqimit, si një faktor kyç për uljen e kostove dhe rritjen e rentabilitetit në këto ferma.
Trajnimi kontribuoi në rritjen e njohurive profesionale të specialistëve të ekstensionit dhe në forcimin e mbështetjes teknike ndaj fermerëve të zones.

Projekti TYPIC-AL Më 11 Maj 2026, në Bazën Eksperimentale e Prodhuese të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqëso...
27/05/2026

Projekti TYPIC-AL

Më 11 Maj 2026, në Bazën Eksperimentale e Prodhuese të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë, u realizua mbjellja e farës së popullatës së misrit "Sulova".

🌱 Fara e prodhuar nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Shkodër do të shumëzohet dhe shpërndahet për fermerët e SHBB Harvest Hub Albania në zonën e Sulovës.

🎯 Kjo iniciativë përfaqëson një hap konkret drejt:
✅ Ruajtjes së një popullate autoktone misri me vlera të veçanta;
✅ Rritjes së prodhimit të populkatës së misrit "Sulova";
✅ Forcimit të trashëgimisë ushqimore shqiptare;
✅ Mbështetjes së fermerëve lokalë dhe produkteve tradicionale.

🥖 Misri “Sulova” është një popullatë tradicionale shqiptare e njohur për cilësinë e saj dhe përdorimin në produkte tipike lokale si:
🔹 Bukë tradicionale misri;
🔹 Ballokume;
🔹 Miell tradicional misri.

🤝 Ky proces pasqyron bashkëpunimin mes institucioneve bujqësore, fermerëve dhe inkubatorëve ruralë.

Address

Fushë-Krujë
1502

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QTTB-Fushe-Kruje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to QTTB-Fushe-Kruje:

Shortcuts

Share