Njesia e Integrimit Evropian Bashkia Finiq

Njesia e Integrimit Evropian Bashkia Finiq Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Njesia e Integrimit Evropian Bashkia Finiq, Public & Government Service, Finiqi, Finiq.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=367712435813853&id=100077252988509&sfnsn=wa&mibextid=5I2x5Z
11/11/2023

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=367712435813853&id=100077252988509&sfnsn=wa&mibextid=5I2x5Z

Kam kënaqësinë të ndaj me ju një nga arritjet e qeverisjes vendore të konstatuar në Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023🇦🇱🇪🇺

Një falenderim i veçantë shkon për përkushtimin, angazhimin, punën e palodhur dhe profesionalizmin e të gjithë Ekipit të Projektit “Bashkitë për në Europë”, falë të cilit rrjeti i koordinatorëve lokalë të integrimit në BE ka forcuar përfshirjen e NJQV-ve në procesin e anëtarësimit në BE.

Në këtë Progres Raport theksohet angazhimi i qeverisjes vendore për forcimin e kapaciteteve lokale në kuadër të procesit të integrimit në BE🇦🇱🇪🇺 veçanërisht në kontekstin e negociatave të anëtarësimit drejt BE-së.


🥇

BE-ja në qytetin tënd
Jolanda Trebicka

"The social tissue of Europe: citizens contributions and recommendations."           Indi social i Evropës: kontributet ...
06/09/2023

"The social tissue of Europe: citizens contributions and recommendations."
Indi social i Evropës: kontributet dhe rekomandimet e qytetarëve.

Nga data 22- 26 korrik 2023 u organizua në Agia, Greqi takimi i 5-të ndërkombëtar I partnerëve të projektit DEVICE, financuar nga Bashkimi Europian. Ky takim u zhvillua pas takimit paraardhës i zhvilluar në Bashkinë Finiq si partner i këtij projekti.
Takimi u organizua nga Bashkia e Agias në Greqi si Lead Partner i këtij Projekti. Morën pjesë Bashki Partnere nga vende të ndryshme të Europës, si nga Qiprua(Bashkia e Derinias), nga Malta(Bashkia Nashar), nga Italia, nga Estonia, nga Serbia dhe nga Shqipëria( Bashkia Finiq dhe Bashkia Dropull).
Gjatë ditëve të këtij takimi u zhvilluan një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke përmendur këtu një koncert nga Bashkia e Derinias(Qipro) me aktorë amatorë vullnetarë. Vizita të ndryshme në sitet arkeologjike të Larisës dhe Agias.
Aktiviteti kryesor ishte workshop me temë: “Indi social i Europës, kontributet dhe rekomandimet e qytetarëve”. Ku të gjitha bashkitë pjesëmarrëse paraqitën punimet e tyre në power point.
Nga Bashkia Finiq morën pjesë znj. Velta Dalanaj, Këshilltare e Kryetarit për Programet Europiane dhe z. Ilir Papa, Përgjegjës i Zyrës së Integrimit Europian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj.
Nga Bashkia Finiq gjatë workshopit prezantimi u paraqit nga z. Ilir Papa me temë: “Vullnetarizmi në Bashkinë Finiq dhe ndihma e projektit Bashkitë për në Europë”.

Java e Europës edhe në Bashkinë Finiq. Në datën 26 Maj 2023 në Qendrën Kulturore "Katina Papa" në Livadhja u organizua a...
29/05/2023

Java e Europës edhe në Bashkinë Finiq. Në datën 26 Maj 2023 në Qendrën Kulturore "Katina Papa" në Livadhja u organizua aktiviteti Europe is Here(Europa është këtu) nga Njësia e Integrimit Europian të Bashkisë Finiq në bashkëpunim me shkollat e Mesopotamit " Frymë Dashurie dhe shkollën "Lefter Talo" Livadhja. Në aktivitet u bë një paraqitje e programeve të financuara nga Bashkimi Europian në Bashkinë Finiq të cilat janë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar IPA CBC Interreg Greqi- Shqipëri dhe janë katër të tilla. MILESTONES II DHE III, RYTHM DHE SOLIS. U paraqitën nga Njësia e Integrimit një broshurë me arritjet e këtyre projekteve si dhe një punim në power point mbi këto projekte. Gjithashtu nga nxënësit e shkollave u recituan poezi të ndryshme nga autorë të ndryshëm të huaj. Në përfundim u shpërndanë çertifikata pjesëmarrjeje dhe disa dhurata për nxënësit e shkollave që konsistonin në disa paketa edukative mbi projektin SOLIS " Mbi efiçiencën e energjisë" të punuara nga Universiteti i Janinës.

Java dhe dita e Europës edhe në Bashkinë Finiq. Një promovim i gjithë projekteve të financuara nga Bashkimi Europian u r...
26/05/2023

Java dhe dita e Europës edhe në Bashkinë Finiq. Një promovim i gjithë projekteve të financuara nga Bashkimi Europian u realizua nga stafi i Njësisë së Integrimit Europian në këtë Bashki. duke u paraqitur me anë të një broshure informuese të katër projektet e bashkëpunimit ndërkufitar IPA CBC Interreg Greqi- Shqipëri të realizuara në këtë Bashki. Në këtë broshurë përfshihen projektet RYTHM, MILESTONES II, MILESTONES III DHE SOLIS. Dy të parat kanë përfunduar plotësisht ndërsa dy të tjerat janë në implementim akoma edhe sot.

16/05/2023
Seminar trajnimi me mësuesit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Finiq në LivadhjaGjatë datave 5-6 e 7 maj 2023 në Sallën ...
16/05/2023

Seminar trajnimi me mësuesit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Finiq në Livadhja

Gjatë datave 5-6 e 7 maj 2023 në Sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Finiq në Livadhja u organizua një seminar trajnimi me mësuesit e shkollave 9- vjeçare të Bashkisë Finiq, organizuar nga Universiteti i Janinës me ndihmën e Bashkisë Finiq. Ky seminar ishte pjesë e aktiviteteve të Programit IPA CBC Interreg Greece- Albania në kuadër të Projektit SOLIS.
Anëtarët e grupit kërkimor të Mësimdhënies së Shkencave të Natyrës dhe Edukimit për Qëndrueshmërinë e Departamentit Pedagogjik të Arsimit Fillor të Universitetit të Janinës, George Efthimiou, George Koukoulis dhe Michael Potsikas, me profesoren dhe anëtaren e Bordit Drejtues të Universitetit të Janinës Ekaterini Plakitsi si Drejtuese Shkencore, prezantuan materiale inovative edukative mbi burimet e rinovueshme të energjisë dhe trajnuan mësues të Arsimit Fillor Shqiptar në Livadhja nga e premtja 5 maj 2023 deri të dielën 7 maj 2023. Tema e trajnimit ishte kuptimi dhe promovimi i rëndësisë së efiçencës së energjisë në shkolla përmes një pakete mjetesh arsimore e zhvilluar në kuadër të programit SOLIS.
Programi SOLIS zbatohet si një Program i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA "Greqi - Shqipëri 2014-2020" dhe ka të bëjë me Efiçencën e Energjisë duke përdorur Energjinë Diellore. Përfitues të projektit janë Bashkia e Prevezës, Bashkia e Finiqit dhe Universiteti i Janinës.
Paketa e veglave edukative përfshin një manual mësuesi, 40 karta edukative të organizuara në dy grupmosha (4-8 vjeç dhe 9-12 vjeç) dhe një lojë edukative tavoline. I gjithë materiali u shpërnda në tri gjuhë: anglisht, greqisht dhe shqip.
Trajnimi u prit jashtëzakonisht mirë nga mësuesit e pranishëm të Bashkisë së Finiqit, të cilët mbushën sallën e këshillit Bashkiak në Livadhja dhe morën pjesë me ngrohtësi dhe entuziazëm të veçantë programin treditor të trajnimit. Reagimet dhe vlerësimet e programit në fjalë në emër të pjesëmarrësve ishte veçanërisht pozitiv.
Në fund të sesioneve të trajnimit, u dha një çertifikatë trajnimi si dhe çantat me materialin e trajnimit si pjesë e rezultateve të projektit SOLIS. Mësimdhënësit dukshëm të kënaqur shprehën nevojën për bashkëpunim dhe trajnim të mëtejshëm, duke vlerësuar pozitivisht trajnerët dhe programin arsimor.

19/10/2022
19/10/2022

“Rrjeti i koordinatorëve vendorë të Bashkimit Evropian, ka forcuar përfshirjen e Njësive të Qeverisjes Vendore në procesin e anëtarësimit në BE, duke rritur ndërgjegjësimin për politikat e BE-së, acquis, fondet dhe programet e BE-së. 60 bashki kanë zbatuar Vendimin e Këshillit të Ministrave të korrikut 2018 për institucionalizimin dhe transformimin e “Këndeve të BE” në “Njësi të Integrimit Evropian”.”
---
“The network of EU local coordinators has strengthened the LGUs’ involvement in the EU accession process, raising awareness of EU policies, the EU acquis, funds and programmes. 60 municipalities have implemented the Decision of the Council of Ministers from July 2018 institutionalising and upgrading the municipal "EU desks" into "EU Units".

Communication on EU enlargement policy, Annual report on Albania


🇪🇺🇦🇱
European Commission
EU Neighbourhood & Enlargement
European External Action Service – EEAS

19/10/2022

Si partneri tregtar dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Shqipërinë 🇦🇱, 🇪🇺 vazhdon të mbështesë rrugën e vendit drejt familjes evropiane.

Nëpërmjet këtij infografiku zbuloni se si BE po mbështet Shqipërinë.👇

---

As the largest trading partner and provider of financial aid for 🇦🇱, the 🇪🇺 continues to support the country's path towards the European family.

Check out the details of our support through this infographic 👇


🇪🇺 🇦🇱

European Commission
EU Neighbourhood & Enlargement
European External Action Service - EEAS

“Festivali Foinikea” është tashmë  nje ‘institucion’ i cili do të përsëritet çdo vit. I realizuar në kuadër të projektit...
18/07/2022

“Festivali Foinikea” është tashmë nje ‘institucion’ i cili do të përsëritet çdo vit. I realizuar në kuadër të projektit Milestones III, Bashkia Finiq organizoi “Festvalit Foinikea” 24 – 25 qershor 2022. Eventi dy ditor përfshiu një ndërthurrje të aktiviteteve kulturore dhe promovimit të turizmit. Grupe folklorike nga Shqipëria dhe Greqia performuan në fshatin e Dhrovjanit dhe Livadhjasë, me një pjesëmarrje aktive të komunitetit. Axhenda dy ditore përfshiu vizitë në fshatin Dhrovjan dhe inaugurimin e qendrës së re të financuar nga projekti Milestones II, performancë teatrale nga Teatri Bashkiak dhe Rajonal i Korfuzit në teatrin antik të Finiqit, guida me kanoe në lumin e Bistricës, hiking nga Dhrovjani në Leshnicë, performanca me kënge polifonike dhe valle të grupeve dhe shoqatave nga Greqia dhe Shqipëria, ekspozim i produkteve tradicionale. Aktiviteti u mbeshtet nga ana teknike nga Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorës, në cilësinë e expertizës së jashtme të projektit.

Përfundoi me sukses Festivali dyditor Foinikea, të shtunën më 25 qershor 2022, në qendrën kulturore “Katina Pappa”, në L...
18/07/2022

Përfundoi me sukses Festivali dyditor Foinikea, të shtunën më 25 qershor 2022, në qendrën kulturore “Katina Pappa”, në Livadhja.
Në kuadër të programit Interreg Shqipëri-Greqi 2014-2020, si aktivitet i projektit Milestones III, me qëllim kryesor rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve për menaxhimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore, si dhe mbështetjen e zhvillimit turistik.
Aktivitetet e shumta, të larmishme, emocionuan dhjetëra vizitorë të rinj e të vjetër, të cilët patën mundësinë të merrnin pjesë, por njëkohësisht të merrnin pjesë në përgatitjen dhe realizimin e plotë të aktiviteteve. Me këngëtarët dhe valltarët e shkëlqyer për t'i dhuruar publikut një natë të veçantë, me një program tradicional dhe folklorik, të dalë nga trashëgimia e zonës tonë.
Mes të tjerëve na nderuan me pjesëmarrjen : deputeti-doktor z. Niko Kuri, Kryetari i Bashkisë së Sarandës z. Adrian Gurma, nënkryetari i Bashkisë Igumenicë z. Lefteris Kostas, Nënkryetari i Bashkisë Sarandë z. Romeo Çakuli, Zv/kryetari i Qarkut Vlorë Llambi Pandeqi etj.
Morën pjesë grupet artistike të Finiqit, Elpidha, grupi polifonik i Himarës, Grupi i Igumenicës, Shën Kozmai i Livadhjasë, Grupi i Delvinës, i Mursisë, qendra kulturore Finiqit, shkollat e Mesopotamit & Livadhjasë, grupi polifonik Zëri i Traditës .
➡️Falenderojmë për pjesëmarrjen kompanitë : ISAK shpk (kantina e verës), Sipa Tours dhe South Point Excursions, Alexandra’s Handmade Products (Alexandra Thanasi), Kostume Tradicionale (Athina Gudi).

U zhvilluan në Teatrin Antik të Finiqit shfaqjet Teatrale nga trupi i Teatrit Bashkiak dhe Rajonal i Korfuzit, CHORUS ng...
18/07/2022

U zhvilluan në Teatrin Antik të Finiqit shfaqjet Teatrale nga trupi i Teatrit Bashkiak dhe Rajonal i Korfuzit, CHORUS nga Tragjedia ‘BACCHAE’ e Euripidit dhe nga Komedia THESMOFORIAZOUSSAI e Aristofanit. Ky aktivitet ishte në kuadrin e Festivalit Foinikea organizuar nga Bashkia Finiq në aktivitetet e përfshira në Programin IPA CBC Interreg Greece- Albania dhe projekti MILESTONES II.

Address

Finiqi
Finiq

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia e Integrimit Evropian Bashkia Finiq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share