Libra.al - FIER

Libra.al - FIER LIBRA - FIER është GRUP i Forumit “LISTA E BARABARTË“ me akronim LIBRA, e cila është një Organizatë Politike në formën e partisë.

Manifesti LIBRA

Të ndërgjegjshëm se Shqipëria është vonuar dhe penguar në procesin e integrimit në Bashkimin Europian për shkak të mungesës së reformave, varfërise dhe cënimit të shtetit ligjor,

Të shqetësuar për shkak të degradimit dhe paaftësisë së partive të vjetra për të garantuar demokraci funksionale, rritje ekonomike, punësim, mirëqenie dhe arsim për të gjithë,

Të hidhëruar nga brakti

sja masive e Shqipërisë, së përgjysmuar në 25 vjet për shkak të mungesës së shpresës,

Të indinjuar se burimet natyrore të vendit po shpërdorohen në mënyrë barbare nga korrupsioni, mungesa e vizionit dhe paaftësia kronike e qeverive,

Të alarmuar nga rritja e polarizimit social, që ka çuar në shtimin e varfërisë së përgjithshme dhe dobësimin e shtresës së mesme, duke rritur pabarazinë dhe padrejtesitë në kurriz të shtresave më të dobëta të shoqërisë,

Të vetëdijshëm se cënimi i vazhdueshëm i interesit publik në arsim do vazhdojë të prodhojë pabarazi, papunësi, injorancë dhe korrupsion, duke penguar modernizmin e administratës publike dhe krijimin e një brezi të edukuar profesionistësh të pavarur,

Të revoltuar nga papunësia e qindra mijëra të rinjve, të cilët nuk arrijnë të gjejnë një punë të merituar në kushtet kur administrata shqiptare mbetet pronë dhe parcelë e partive të vjetra dhe jo e shoqërisë,

Të kërcënuar nga mungesa e zbatimit të standarteve demokratike si dhe financimet e dyshimta të partive të vjetra, të cilat janë kthyer në rrezik për pluralizimin, kushtetueshmërinë dhe zgjedhjet e lira në vend,

Të neveritur nga lidhjet e krimit me politikën si dhe nga tendenca gjithnjë e më e dukshme e partive të vjetra për të rekrutuar në administratë e sjellë në parlament individë me precedentë penalë në këmbim të votave,

Të bindur se klasa politike e vjetër do të vazhdojë të prodhojë kriza në dëm të shoqërisë, ngurtësim te demokracisë, pengesë të drejtësisë dhe zvarritje të reformave ekonomike,

Të përcaktuar për të bërë çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes së vendit, duke përshpejtuar procesin e integrimit europian përmes reformave serioze, të shpejta dhe moderne,

Të vendosur për të bërë çdo sakrificë në mënyrë që Republika e Shqipërisë t’i garantojë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim Liri, Drejtësi, Barazi, Dinjitet dhe Solidaritet,

Kemi vendosur te themelojme Listën e Barabartë. Akronimi i saj publik do të jetë LIBRA.

13/06/2018
10/04/2018

Ashtu si kudo në vendin tonë, ku thuajse në të gjitha tregjet e qyteteve, bizneset e vogla kanë mbyllur qepenat, edhe në FIER revolta është shfaqur njëlloj. Bizneset i janë bashkuar protestës dhe kanë mbyllur punën e tyre në shenjë revolte dhe kundër futjes së tyre në skemën e TVSH-së.
Biznesmenët e vegjël shprehen jo vetëm të pakënaqur por edhe si të painformuar drejtë dhe plotësishtë në lidhje me këtë Vendim të Qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi ditën e parë të këtij muaji.

06/04/2018
06/04/2018

GËZUAR DHE MBARËSI TË GJITHËVE.

11/03/2018

Pas nje procesi te gjate e te bukur Forumi Rinor LIBRA(FRL) arriti te perfundoje me sukses zgjedhjet per kryetar te tij.
Ne baze te rezultatit, fitues eshte Xhuljano Selami. I urojme suksese ne punen e tij Xhuljanos, kandidateve te tjere Edison Gjeka dhe Gjergj Vukzaj dhe gjithe Forumit Rinor ne teresi.

06/03/2018

HAPEN KANDIDATURAT PËR KRYETAR TË FRL

Diten e shtune ne date 10.03.2018, ora 18:00 ne ambjentet e selise se re LIBRA behen zgjedhjet per kryetarin e ri te Forumit Rinor LIBRA(FRL). Cdokush qe ka deshiren per te kandiduar eshte i lire per tu veteofruar. Kriteret jane:
1- Te kete me shume se 6 muaj anetar i LIBRA.
2- Mosha 18-27 vjec
3- Te jete ne vazhdim ose te kete perfunduar studimet e larta
4- Mos te kete pasur probleme me ligjin(denime, kallzime)

Te gjithe te interesuarit mund te kontaktojne me mesazhe tek faqja jone ne facebook Libra.al.

22/01/2018
12/01/2018

Libra.al - Lista e Barabarte

Address

Rruga Jakov Xoxa
Fieri

Opening Hours

Monday 09:00 - 14:00
17:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 14:00
17:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 14:00
17:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 14:00
17:00 - 20:00
Friday 09:00 - 14:00
17:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libra.al - FIER posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Libra.al - FIER:

Share