26/08/2026
🐶👑 CIKO & 🐱❤️ LULU — dy histori, një familje dhe shumë përkujdesje në Animal Veterinary Hospital Fier Albania 🏥🐾
Ciko🦮 dhe Lulu🐈 janë dy kafshë të shpëtuara dhe të adoptuara nga nje goce në Vlorë, të cilat prej rreth 2 vitesh kanë qenë vazhdimisht nën kujdesin dhe mbështetjen tonë veterinare dhe Pet-hotel
Kur Ciko u gjet dhe erdhi tek ne për herë të parë, ishte në një gjendje shumë të rënduar, i dobët dhe i mbuluar nga papastërtitë E : qethëm, e lamë, e trajtuam dhe nisëm punën për ta rikthyer në gjendje të mirë. 🐶❤️
Që prej asaj dite, si Ciko ashtu edhe Lulu kanë qenë pjesë e pacientëve tanë dhe janë ndjekur vazhdimisht nga Animal Veterinary Hospital Fier Albania. 🏥🩺🐾
Ciko si gjithemone edhe kesaj here kur erdhi për qëndrimin në Pet Hotel trajtohet siç i ka hije një Princi të vërtetë 👑🐶, me dhomën e tij, dyshekun, hapësirat e hotelit, verandën dhe korridorin për shëtitje e lëvizje, si edhe shoqërinë e miqve të tij Mimi, Xhoi dhe Kiko. 🐾💕
Një qëndrim i qetë, i sigurt dhe plot përkujdesje. 🥰
Ndërsa Lulu… 🐱❤️
Lulu erdhi për Pet Hotel, por gjatë vlerësimit tonë u evidentua se kishte probleme shëndetësore të rëndësishme: ishte shumë e dobët, me anemi dhe me probleme të theksuara hepatike, respiratore,të shoqëruara me zhurmë gjatë frymëmarrjes dhe sekrecione nazale.xhinxhivit
Për këtë arsye, Lulu nuk mund të qëndronte në ambientet e Pet Hotel së bashku me macet e tjera, për shkak të rrezikut të mundshëm të transmetimit të infeksionit.
Prioriteti ynë ishte shëndeti i saj dhe mbrojtja e pacientëve të tjerë. 🩺❤️
Lulu cua menjehere në dhomën e reanimacionit, në cage e saj të veçantë, ku filloi terapi intensive, monitorim dhe kujdes veterinar të vazhdueshëm. 🏥🐱💉🩺
Dhe rezultatet na bëjnë të gezojme! ❤️
Në vetëm 8 ditë, Lulu ka shtuar rreth 300 gramë peshë, është përmirësuar ndjeshëm klinikisht dhe po tregon një reagim shumë më të mirë. 💪🐱❤️
Kjo është ajo që ne bëjmë çdo ditë:
🏥 kujdes veterinar
🩺 monitorim
💉 terapi
🔬 diagnostikim
🧼 higjienë dhe kontroll infeksioni
❤️ dhe mbi të gjitha… shumë përkushtim ndaj çdo pacienti.
Sepse për ne, një kafshë që vjen për Pet Hotel është gjithmonë mbi të gjitha një jetë që duhet mbrojtur dhe përkujdesur 🐾❤️