06/09/2026
📚🏫🌟 ZVAP FIER – 18 SHKOLLA PJESË E PROGRAMIT “PAS SHKOLLE” PËR VITIN SHKOLLOR 2026–2027
🌟 Më shumë mundësi për të mësuar, krijuar, zbuluar talente dhe kaluar kohë cilësore pas orarit mësimor!
Në 18 shkolla të ZVAP Fier, Programi “Pas Shkolle” do t’u ofrojë nxënësve mundësinë që, pas përfundimit të orarit mësimor, të angazhohen në veprimtari edukative, kulturore, artistike dhe zhvilluese. 🎨🎶🎭💃📚
👧🧑🎓 Nxënës, kjo është mundësia juaj për të:
✨ zhvilluar talentet dhe aftësitë tuaja;
✨ mësuar përmes aktiviteteve argëtuese dhe krijuese;
✨ bashkëpunuar dhe socializuar me bashkëmoshatarët;
✨ kaluar kohë cilësore larg ekraneve dhe teknologjisë.
👩🏫 Mësues dhe profesionistë të fushave të ndryshme, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij programi dhe të kontribuoni me dijet, pasionin dhe talentin tuaj në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
🎨 Bëjmë detyrat e shtëpisë | 🎶 Muzikë | 🎭 Teatër | 💃 Kërcim | 🖌️ Zeje & Art Pamor
📅Aplikimet për trajnuesit zhvillohen nga data 1 deri më 10 SHTATOR 2026.
👉 Bëhuni pjesë e “Pas Shkolle”!
Së bashku krijojmë më shumë mundësi për fëmijët tanë që të mësojnë, argëtohen, krijojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre. 🌟
📌 Për më shumë informacion mbi kriteret dhe mënyrën e aplikimit, lexoni thirrjen e plotë:
Thirrja për aplikimet për Programin “Pas Shkolle” 2026–2027
#20262027