Njesia Administrative Fiershegan

Njesia Administrative Fiershegan Faqja zyrtare Njesia Administrative Fiershegan - Bashkia Lushnje

đŸ„ Qendra ShĂ«ndetĂ«sore Fiershegan Ă«shtĂ« nĂ« proces ndĂ«rtimi! ✅NjĂ« investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« do t’u shĂ«rbejĂ« qindra familje...
04/08/2026

đŸ„ Qendra ShĂ«ndetĂ«sore Fiershegan Ă«shtĂ« nĂ« proces ndĂ«rtimi! ✅

NjĂ« investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« do t’u shĂ«rbejĂ« qindra familjeve tĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative Fiershegan, duke ofruar kushte mĂ« tĂ« mira dhe shĂ«rbime bazĂ« shĂ«ndetĂ«sore mĂ« cilĂ«sore pranĂ« komunitetit.

🚧

☀ MirĂ«mĂ«ngjes!Nga NjĂ«sia Administrative Fiershegan ju urojmĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«, plot shĂ«ndet, mbarĂ«si dhe suksese, kudo...
31/07/2026

☀ MirĂ«mĂ«ngjes!

Nga NjĂ«sia Administrative Fiershegan ju urojmĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«, plot shĂ«ndet, mbarĂ«si dhe suksese, kudo qĂ« ndodheni. đŸŒŸ

22/06/2026

Avaria e shkaktuar në kanalin kryesor vaditës pranë shkarkuesit të Rezervuarit të Thanës në Njësine tonë Administrative u menaxhua dhe u riparua në një kohë të shkurtër falë ndërhyrjes së menjëhershme të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe angazhimit të Bordit të Kullimit për Jugun e Shqipërisë.

Falë punës intensive në terren, sistemi i furnizimit me ujë u rikthye në funksion të plotë, duke garantuar vazhdimësinë e ujitjes për fermerët dhe sipërfaqet bujqësore të zonës dhe jo vetëm.

Mirënjohje për të gjitha strukturat e përfshira në menaxhimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike, duke dëshmuar reagim të shpejtë dhe bashkëpunim efikas në shërbim të bujqësisë dhe fermerëve.

21/06/2026

🚹 NJOFTIM PËR BANORËT DHE FERMERËT 🚹

Informojmë banorët dhe fermerët e Njësisë Administrative Fiershegan se është konstatuar një avari në kanalin e furnizimit që ushqen degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës.

Prej mbrëmjes së djeshme kemi qenë prezentë në terren, së bashku me strukturat përkatëse, Bashkinë Lushnje dhe Bordin e Kullimit Fier, duke ndjekur nga afër situatën dhe duke koordinuar punën për eliminimin e avarisë.

Ekipet vijojnë punën pa ndërprerje për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë për vaditje.

Kërkojmë mirëkuptimin e fermerëve dhe i sigurojmë se po bëhet çdo përpjekje për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi.

🙏 Faleminderit pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe bashkĂ«punimin tuaj!

📍 NJOFTIM PËR BANORËT E FSHATIT KOSOVË E VOGËL, NJËSIA ADMINISTRATIVE FIERSHEGANKa nisur afishimi publik i tĂ« dhĂ«nave tĂ«...
18/06/2026

📍 NJOFTIM PËR BANORËT E FSHATIT KOSOVË E VOGËL, NJËSIA ADMINISTRATIVE FIERSHEGAN

Ka nisur afishimi publik i të dhënave të Regjistrimit Fillestar për fshatin Kosovë e Vogël (ZK 2238).

Banorët kanë mundësi të konsultojnë dokumentacionin e afishuar pranë ambienteve të Bashkisë Lushnjë dhe Njësisë Administrative Fiershegan.

Gjatë kësaj faze 45 dite, të interesuarit mund të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre dhe të paraqesin kërkesë me shkrim për korrigjimin e çdo pasaktësie që lidhet me:
✅ PronĂ«sinĂ«
✅ SipĂ«rfaqen e pasurisĂ«
✅ Emrin e pronarit
✅ Elemente tĂ« tjera tĂ« pasqyrimit kadastral

Ftojmë të gjithë banorët të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm, duke verifikuar në kohë të dhënat e pasurive të tyre.

đŸ€ NjĂ«sia Administrative Fiershegan nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve.

📾 Pamje nga puna pĂ«r prishjen e godinĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« QendrĂ«s ShĂ«ndetĂ«sore Fiershegan.SĂ« shpejti do tĂ« nisĂ« ndĂ«rtimi i nj...
16/06/2026

📾 Pamje nga puna pĂ«r prishjen e godinĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« QendrĂ«s ShĂ«ndetĂ«sore Fiershegan.

SĂ« shpejti do tĂ« nisĂ« ndĂ«rtimi i njĂ« objekti tĂ« ri dhe bashkĂ«kohor, pĂ«r t’i ofruar komunitetit shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore mĂ« cilĂ«sore dhe dinjitoze.

📱 NJOFTIM PËR QYTETARËT 📱TĂ« nderuar banorĂ« tĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative,Ju bĂ«jmĂ« me dije se, ka filluar falja e detyrimeve ...
02/06/2026

📱 NJOFTIM PËR QYTETARËT 📱

Të nderuar banorë të Njësisë Administrative,

Ju bëjmë me dije se, ka filluar falja e detyrimeve tatimore nga Bashkia Lushnjë, duke filluar nga data 10 Qershor 2026, qytetarët dhe subjektet mund të përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve sipas kategorive të mëposhtme:

đŸ”č Detyrimet deri mĂ« 31.12.2014
✅ Fshihen automatikisht detyrimet tatimore, gjobat dhe kamatĂ«vonesat.

đŸ”č Detyrimet pĂ«r periudhĂ«n 01.01.2015 – 31.12.2019
✅ Fshihet 50% e principalit, nĂ«se paguhet menjĂ«herĂ« 50% nga data 10.06.2026 – 30.06.2026.
✅ Fshihet 25% e principalit, nĂ«se paguhet 75% nga data 10.06.2026 – 31.12.2026.
✅ NĂ« tĂ« dy rastet fshihen plotĂ«sisht gjobat dhe kamatĂ«vonesat.

đŸ”č Detyrimet pĂ«r periudhĂ«n 01.01.2020 – 31.12.2024
✅ Fshihen gjobat dhe kamatĂ«vonesat, nĂ«se paguhet 100% i detyrimit principal brenda afatit 10.06.2026 – 31.12.2026.

📌 FtojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga kjo mundĂ«si duke likuiduar detyrimet brenda afateve tĂ« pĂ«rcaktuara.

đŸ€ PĂ«r mĂ« shumĂ« informacion, drejtohuni pranĂ« NjĂ«sisĂ« Administrative ose BashkisĂ« LushnjĂ«.

🌙 NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shenjtĂ« tĂ« Kurban Bajramit, urojmĂ« qĂ« paqja, mirĂ«sia dhe begatia tĂ« mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« çdo familje shqipt...
27/05/2026

🌙 NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shenjtĂ« tĂ« Kurban Bajramit, urojmĂ« qĂ« paqja, mirĂ«sia dhe begatia tĂ« mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« çdo familje shqiptare.

Një urim të veçantë për të gjitha familjet e Njësisë Administrative Fiershegan, me dëshirën për shëndet, harmoni dhe lumturi në çdo vatër.

Gëzuar Kurban Bajramin!

PĂ«rgĂ«zime Ansamblit Folklorik “Vaçe Zela” tĂ« Fiersheganit pĂ«r pjesĂ«marrjen dhe pĂ«rfaqĂ«simin plot vlera nĂ« Festivalin Fol...
03/05/2026

PĂ«rgĂ«zime Ansamblit Folklorik “Vaçe Zela” tĂ« Fiersheganit pĂ«r pjesĂ«marrjen dhe pĂ«rfaqĂ«simin plot vlera nĂ« Festivalin Folklorik Tipologjik KombĂ«tar tĂ« LojĂ«rave Popullore dhe Riteve, edicioni i tretĂ«, qĂ« po zhvillohet nĂ« BashkinĂ« Mat. đŸŽ¶đŸ‡ŠđŸ‡±

Tradita, kultura dhe folklori ynë marrin edhe më shumë vlerë kur përfaqësohen me pasion dhe përkushtim. Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që mbajnë gjallë këto thesare të trashëgimisë sonë kulturore.

Address

Fiershegan
Fier-Shegan
9013

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Administrative Fiershegan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share