12/06/2026
📢 Aktivitet sensibilizues në kuadër të 12 Qershorit – Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.
Nxënësit e shkollës sonë zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues përmes vizatimeve, posterave dhe mesazheve sensibilizuese, duke përcjellë rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Në aktivitet u përcoll edhe një mesazh nga Presidentja e Shkollës, e cila theksoi se çdo fëmijë ka të drejtën të mësojë, të luajë dhe të rritet në një mjedis të sigurt, larg çdo forme shfrytëzimi.
Së bashku ngremë zërin për një fëmijëri të lumtur dhe të mbrojtur! 👧👦🎨🖍️