Njesia Administrative Labinot-Fushe

Njesia Administrative Labinot-Fushe Njesia Administrative Labinot-Fushe
Fshatrat: Labinot-Fushe, Xibrake, Griqan Siper, Griqan Poshte, Mengel, Godolesh.

Kompetencat e Administratorëve të Njësive Administrative janë:
• Administratori i lagjes është përgjegjës për funksionimin e tërë administratës së njësisë përkatëse, për respektimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, në funksion të kryerjes së detyrave të tyre dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.
• Kërkon dhe realizon bashkëpunimin e administratës së njësisë për r

ealizimin e detyrave të tyre dhe urdhërave e vendimeve të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.
• Administratori i lagjes organizon sëbashku me nëpunësit e tjerë të njësisë së tij, pritjen e popullit, duke evidentuar kërkesat dhe ankesat e tyre, dhe merr masat për zgjidhjen e tyre në përputhje me ligjet dhe kompetencat e tij.
• Kërkesat apo ankesat do të bëhen me shkrim sipas formularëve të caktuar dhe regjistrohen në një regjistër të veçantë sipas problemit që trajtojnë, dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të Bashkisë jep zgjidhjen përkatëse ose përgjigjen qytetarëve.
• Për kërkesat apo ankesat që i përcillen strukturave të tjera të Bashkisë, administratori jep opinionin e tij me shkrim.
• Administratori është i detyruar t'i përgjigjet dhe t'i japë sqarime avokatit të qytetit, sa herë që i kërkohet prej këtij të fundit, në lidhje me kërkesat apo ankesat e shtetasve dhe proçedurat e ndjekura për shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.
• Administratori është përgjegjës për mbarëvajtjen e institucioneve arsimore dhe kulturore që gjenden në territorin e njësisë së tij administrative.
• Për këtë në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, drejtuesit e drejtorisë së arsimit dhe qendrën ekonomike të arsimit në Bashki, merr masa për obligimin e nxënësve për vijimin e mësimeve, frekuentimin normal të mësimeve prej tyre, si dhe mirëmbajtjen e ambienteve shkollore dhe pajisjen e tyre me mjetet e nevojshme. Për parregullsitë e konstatuara sa më sipër propozon masat dhe sanksionet përkatëse ligjore, në zbatim të ligjit për arsimin parauniversitar.(arsimi i detyruar nëntë vjeçar).
• Gjithashtu në bashkëpunim me strukturat e përmendura më sipër, bën studime dhe propozime konkrete për ngritjen e institucioneve të reja në territorin e njësisë së tij.
• Në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve kulturore sportive dhe drejtorinë përkatëse në Bashki, merr masa për mirëmbajtjen e ambienteve të tyre, si dhe organizimin e veprimtarive funksionale në to.
• Administratori sëbashku me specialistin e urbanistikës dhe shërbimeve, merr masa për mbarëvajtjen e shërbimeve në njësinë e tij dhe kontrollon zbatimin e ligjit në fushën e urbanistikës.
• Shqyrton kërkesat për sheshe dhe leje ndërtimi dhe sipas rastit kërkon nga qytetarët kompletimin e dokumentacionit dhe përgatit materialin për sekretarinë teknike të K.RR.T.(drejtorinë e zhvillimit urbanistik), duke dhënë edhe mendimin e tij me shkrim.
• Verifikon dhe zgjidh konfliktet e krijuara midis qytetarëve për probleme të urbanistikës, bazuar në ligjin për urbanistikën dhe rregulloren përkatëse, në bashkëpunim edhe me inspektorët e rendit të atashuar pranë njësisë së tij.
• Ushtron kontrolle dhe evidenton ndërtimet që kryhen pa leje ndërtimi në territorin e njësisë së tij dhe bën denoncimin pranë inspektoriatit ndërtimor urbanistik në Bashki.
• Kërkon nga strukturat përkatëse kryerjen e shërbimeve në njësinë e tij, si pastrimin, gjelbërimin, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, mirëmbajtjen e rrugëve dhe kanalizimeve etj.
• Ushtron kontrolle dhe kërkon nga banorët dhe subjektet private të njësisë së tij respektimin e akteve të ndryshme që rregullojnë këto shërbime. Në rast të konstatimit të shkeljeve dhe dëmtimeve të ndryshme, pezullon veprimet e kundërligjshme dhe i propozon Kryetarit të Bashkisë marrjen e masave ndaj fajtorëve.
• Në fushën e tregtisë, kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga subjektet e ndryshme në njësinë e tij, dhe bashkëpunon me drejtorinë e taksave në Bashki për evidentimin e taksapaguesve dhe vjeljen e taksave të ndryshme.
• Merr masa për funksionimin e tregjeve dhe minitregjeve të lira në territorin e njësisë së tij.
• Merr masa për mobilizimin e shtetasve në shërbimin ushtarak, sipas kërkesave të drejtorisë së mobilizimit ushtarak.
• Evidenton dhe bashkëpunon me O.J.F. e ndryshme për zhvillimin e programeve të përbashkëta në interes të banorëve të njësisë administrative.
• Në rastin e ndihmave të ndryshme humanitare, bashkëpunon me donatorët e ndryshëm për shpërndarjen e tyre.
• Administratori sëbashku me nëpunësit e administratës së tij kryen studime dhe harton projekte në fusha të ndryshme në interes të banorëve të njësisë së tij dhe në bashkëpunim me drejtorinë e zhvillimit ia paraqet për miratim organeve kompetente (Kryetarit dhe Këshillit Bashkiak).
• Administratori i lagjes administron vulën e lagjes.
• Lëshon vërtetime banorëve të njësisë së tij në lidhje me identitetin e tyre, gjendjen e strehimit, ndihmën ekonomike, si dhe çdo lloj vërtetimi që ka lidhje me detyrat dhe kompetencat e tij.
• Korespondenca me organet e Bashkisë dhe strukturat e tjera të saj ruhet pranë zyrave të rajonit sipas rregullave të arshivës. Formularët që do t'iu ofrohen nga Njësitë administrative janë si më poshtë:
• Vërtetim banor lagjeje.
• Vërtetim që trajtohet me ndihmë ekonomike
• Vërtetim për statusin civil
• Vërtetim për identitet të njejtë
• Vërtetim për realizimin e takimeve në qendrat e riedukimit, etj.

Vijon Pastrimi i Kanalit Vaditës Labinot-Fushë, Gati për Sezonin e Vaditjes.
06/06/2023

Vijon Pastrimi i Kanalit Vaditës Labinot-Fushë, Gati për Sezonin e Vaditjes.

05/01/2023
05/01/2023
08/06/2022

MIRËMËNGJES 🌞

dhe me ftesën e kësaj të shtune për të provuar 🍒 qersh*të e famshme të fshatit Godolesh, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Sistemimi i disa Rrugeve të mbrendëshme ne Fashatin Labinot dhe Mengel në bashkëpunim me ASHP Bashkia Elbasan.
11/01/2022

Sistemimi i disa Rrugeve të mbrendëshme ne Fashatin Labinot dhe Mengel në bashkëpunim me ASHP Bashkia Elbasan.

Address

Elbasan
3010

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Administrative Labinot-Fushe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Njesia Administrative Labinot-Fushe:

Share