23/04/2021
Të dashur qytetarë të Qarkut Elbasan,
Për më shumë se 1 muaj jemi takuar, kemi shkëmbyer mendime, kemi dhënë e kemi marrë nga njëri-tjetri shumë eksperienca njerëzore në kuadër të ashtëquajturës fushatë zgjedhore.
Doja që me anë të këtij statusi t'ju bëj thirrje që me vendosmërinë tuaj të qëndroni të qetë dhe në pritje të 25 Prillit. Këto zgjedhje duhet të shërbejnë si shembull i qartë i qytetarisë dhe i një fitoreje të sjelljes dinjitoze prej qytetari europian, një shembull i qartë i kulturës së lartë qytetare.
I qëndroj me vendosmëri respektit dhe dinjitetit përkundrejt votës së lirë dhe të ndershme të së dielës dhe ju bëj thirrje si bashkëqytetari juaj , si shok e si mik, pa dallim përkatësie politike që në 25 Prill të evitojmë dhe dënojmë çfarëdo forme jo korrekte e tensioni midis nesh, të respektojmë vendimet dhe opinionet e njëri-tjetrit në mënyrë të qytetëruar ashtu siç i ka hije një komuniteti të shkëlqyer si ai i yni.
Shkojmë besimplotë që ditën e dielë sovrani do të shprehet dhe orët e errësirës do të mbarojnë për të arritur kështu ndryshimin që po presim të gjithë.
Shqipëria do të jetë shtëpia juaj! 🇦🇱