Luçiano Boçi

Luçiano Boçi Luçiano Boçi

07/06/2026
07/06/2026

Ky është mesazhi i bukur i protestës i thënë me sinqeritet hyjnor!

Ku ishe ti, Adam?(Wo warst du, Adam? H. Böll)Adam, u ngazëlleva kur të dallova në cep të ekranit, mes qytetarëve të zemë...
07/06/2026

Ku ishe ti, Adam?
(Wo warst du, Adam? H. Böll)

Adam, u ngazëlleva kur të dallova në cep të ekranit, mes qytetarëve të zemëruar, duke folur qashtër, i revoltuar, me një flamingo në dorë si simbol të Zvërnecit.
Kohë pa të parë Adam, përveç netëve kur dilje me pamje tjetër (i shpërfytyruar) tek hidhje baltë mbi ne si bij të Evës dhe ngazëlleheshe me Ramën.
S’ka gjë Adam!
E vetëkuptueshme.

Megjithatë, unë nuk besoj se kishe ardhur aty për të kërkuar faljen e munguar të mëkatit fillestar e të vazhduar.
Nuk besoj se kishe ardhur as për të ribërë gjyqin e vjetër, ku faji i mbetej herë gjarprit, herë Evës, e aspakherë njeriut që heshti kur duhej të mbante përgjegjësi.

E di, Adam, që të ka mërzitur shumë arroganca e atyre që bëjnë sikur janë Zot e atyre që vendosin për tokën, qiellin, detin, pyllin, trashëgiminë, kujtesën dhe të ardhmen, sikur të ishin pronë private e pushtetit të tyre të përkohshëm.

E kam provuar vetë në lëkurë e sy e më dhemb që kur e mendoj e jo më kur e prek.
Dhe e besoj Adam që kjo i jep udhë mërzitjes tënde.

Të pashë shumë të revoltuar, Adam. Dhe ke të drejtë.
Sinqerisht jam me ty, Adam, deri në fund, jo sepse me zor të kam pritur, por sepse revolta e njeriut ndaj zotave të rremë dhe padrejtësive e shëron shpirtin e shoqërisë.
Një shoqëri me Adamë që nuk revoltohen, nuk është e qetë, është e mpirë. Nuk aspak është e pjekur, përkundrazi është e dorëzuar.
Prandaj bravo Adam!

Por diçka më brente përbrenda shpirtin e ndërgjegjen Adam, ndërsa shihja brenda pathosit tënd të pandalshëm, atë “mëkatin” tënd “të vogël” të pashërueshëm, atë dëshirën për të bërë njëherazi fajtor djallin, (gjarprin) dhe Evën.

Dhe prej kësaj më lindën disa pyetje për ty, Adam që po t’i them hapur pa drojë, pa menduar se mërzitesh.

Ku ishe ti, Adam, kur ne protestonim e luftonim ndaj djallit dora vetë?!
Ku ishe ti Adam kur Rama para syve të tu e të gjithëve rrëmbente vota dhe ju i fërkonit pushtetin që ti rritej më shumë?!
Ku ishe ti, Adam, kur ne ngrinim zërin kundër ligjit për zonat e mbrojtura?!
Ku ishe ti, Adam, kur thoshim se natyra nuk mund të trajtohet si parcelë ndërtimi, as si hartë biznesi në zyrat e pushtetit?!
Ku ishe ti, Adam, kur paralajmëronim se heqja e mbrojtjes ligjore nga zonat e mbrojtura nuk ishte modernizim, por hapje dere për betonin?!
Ku ishe ti, Adam, kur ne bërtisnim se Zvërneci, Thethi, Dhërmiu etj, nuk janë një copë t**e pa kujtesë, por një hapësirë ku natyra, historia, besimi dhe trashëgimia rrinë bashkë si në një ikonë të rrallë shqiptare?!
Ku ishe ti, Adam, kur ne kundërshtonim ligjin për trashëgiminë kulturore?!
Ku ishe ti kur ne paralajmëronim se një vend që e sheh trashëgiminë si pengesë për investimin, shumë shpejt do ta shohë identitetin si barrë të mundimshme që duhet zhdukur?!
Ku ishe ti, Adam, kur ne revoltoheshim se pushteti po i jepte vetes të drejtën të hynte në tempuj, në monumente, në kujtesë, në bregdet, në pyje, në ishuj, dhe t’i kthente të gjitha në mall tregu?!
Ku ishe ti, Adam, kur tek përtypje “mollën e mëkatit” shtriqeshe në divan në parajsën tënde të rreme, duke nënqeshur me zemërimin tonë e pëplasjen tonë me krimin e policinë e djallit?!

Ku ishe ti kur batutat e Ramës përplaseshin mbi protestat tona si gurë mbi një dritë?
Ku ishe ti kur ata që sot shqetësohen, atëherë loznin me fjalët e tij, duartrokisnin cinizmin e tij, shpërndanin batutat e tij dhe e quanin alarmizëm atë që sot e prekin si plagë?!
Ku ishe ti, Adam, kur na akuzonin se ne po trembnim qytetarët me protestat tona?!
Ku ishe ti kur na quanin pengesë të zhvillimit, armiq të investimeve, njerëz të mbetur pas, sepse kërkonim transparencë, ligj, debat dhe respekt për vendin?!

Sepse, Adam, mëkati nuk nis ditën kur shfaqet ekskavatori, alias “molla”.
Mëkati nis më herët.
Nis kur heshtet për ligjin.
Nis kur qesh me paralajmërimin.
Nis kur e quan opozitën zhurmë.
Nis kur i jep pushtetit të drejtë të pakufizuar vetëm sepse për momentin nuk të prek ty.
Nis kur mendon me zë se “Nuk është puna ime.”

Dhe pastaj vjen dita kur puna bëhet e të gjithëve.
Vjen dita kur flamingoja del nga metafora dhe kthehet në shenjë alarmi.
Vjen dita kur deti nuk është më peizazh, por dosje që ha vetë detin.
Vjen dita kur pylli nuk është më natyrë, por interes që rrëmbehet.
Vjen dita kur trashëgimia nuk është më kujtesë, por pengesë për projektin e radhës.
Vjen dita kur njeriu zgjohet dhe e kupton se nuk ishte jashtë historisë. Ishte brenda saj, por kishte zgjedhur të mos fliste.

Prandaj pyetja ime nuk është kundër teje, Adam.
Është për ty!
Është për mua!
Është për të gjithë ne!

Sepse çdo shoqëri ka çastin e vet kur Zoti, historia, ndërgjegjja, apo thjesht e vërteta, e thërret nga errësira dhe e pyet thjesht fare:
Ku ishe ti, Adam?!

Ku ishe kur ligji kalonte?!
Ku ishe kur zëri ngrihej?!
Ku ishe kur natyra kërkonte mbrojtje?!
Ku ishe kur trashëgimia kërkonte kujdes e dashuri?!
Ku ishe kur ata që sot janë të revoltuar dhe mirë bëjnë shumë mirë, dje i quanin ose pranonin që protestuesit e opozitës janë pengesë, qesharakë, të vonuar, të tepërt?!

Nuk po të kërkoj të mos revoltohesh sot, Adam.
Përkundrazi.
Revoltohu!
Ngrihu!
Fol!
Unë, ne të gjithë, jemi me ty Adam, megjithë mëkatin që s’të ndahet, kundër djallit e për ta shkulur atë.

Mbaje flamingon lart me zërin e fortë dhe pa u tërhequr!

Por mos harro se revolta e sotme bëhet më e ndershme kur pranon heshtjen e djeshme.
Mos e përdor flamingon si gjethe, përdore si pasqyrë, ku të dallosh mire veten e të dallosh mirë se opozita nuk është e njëjtë me pushtetin.

Sepse nuk mjafton të dalësh në kopsht pasi fruti është këputur.
Nuk mjafton të mallkosh gjarprin pasi ke parë pemën të zhvishet.
Nuk mjafton të kërkosh fajtorin vetëm kur hija e gabimit bie dhe mbi pragun tënd.

Duhet të kesh qenë aty kur fara e mëkatit u mboll.
Duhet të kesh qenë aty kur ne ulërsisnim.
Duhet të kesh qenë aty kur na thanë se po e tepronim.
Duhet të kesh qenë aty kur pushteti po mësonte se mund të merrte gjithçka, sepse njerëzit ose heshtnin, ose qeshnin, ose prisnin radhën që padrejtësia t’u trokiste në derë.

Prandaj, Adam, mirë se erdhe në revoltë!
Vonë pak, por mirë se erdhe.

Sepse është më mirë një njeri që zgjohet vonë, sesa një njeri që nuk zgjohet kurrë.
Por kujdes!

Mos e kthe revoltën në alibi si dikur Evën.
Mos e përdor zemërimin, për të fshehur mungesën kur ajo ishte e domosdoshme.
Mos ia lër fajin vetëm gjarprit (djallit), e kurrsesi Evës, Adam!
Sepse në çdo histori rënieje ka edhe një Adam që heshti.

Dhe pyetja mbetet.
Asfare si akuzë , por si inkurajim i plotë për të vazhduar.
Jo si thumb politik, por si thirrje morale.
Ku ishe ti, Adam?!

Dhe, më e rëndësishmja:
Ku do të jesh nesër, nëse nuk je sot me opozitën?!

Mos harro!
Arroganca e atyre që sot sillen si Zota të plotfuqishëm nuk lindi brenda një nate.
Ajo u ushqye, u rrit dhe u majm nga çdo e qeshur e jotja ironike, nga çdo "like" i pakujdesshëm në rrjetet sociale dhe nga çdo herë që ti zgjodhe të shihje me indiferencë luftën e opozitës.
Prandaj Adam vetëm kur të pranosh se opozita kishte dhe ka të drejtë dhe kur të kuptosh se lufta për të drejtën është një betejë e egër politike kundër një regjimi pa rregulla, vetëm atëherë askush nuk do të të pyesë më me ironi se,
Ku ishe ti, Adam?!)

TË MBROJMË NATYRËN!PO NJERIUN?!Sot flitet me pasion për mbrojtjen e natyrës në Zvërnec. Dhe me të drejtë. Sepse natyra n...
06/06/2026

TË MBROJMË NATYRËN!
PO NJERIUN?!

Sot flitet me pasion për mbrojtjen e natyrës në Zvërnec.
Dhe me të drejtë.
Sepse natyra nuk është pronë e qeverisë, nuk është pre gjuetie dhe as tapet që Rama e shtron sipas interesit të radhës.

Por pyetja që duhet bërë është kjo:
Kur ngrihemi si shoqëri për të mbrojtur natyrën, a kemi të njëjtin guxim për të mbrojtur njeriun?
Sepse natyra dhe njeriu janë një!
Sepse një shoqëri që mbron pemën, lagunën, zogjtë, bregdetin, por hesht kur trupi i njeriut, sidomos i të miturit 13.5 vjeç kthehet në objekt protokollesh burokratike, ka humbur ekuilibrin moral.

Terapia hormonale për personat transgjinorë nuk mund të trajtohet si një procedurë e thjeshtë mjekësore, e futur në heshtje në një dokument administrativ që ndjek bindshëm ligjin e mbrapshtë për barazinë gjinore.
Ajo prek çështje shumë më të thella.
Ka të bëjë me trupin, identitetin, familjen, fëmijën, përgjegjësinë e shtetit dhe kufirin midis trajtimit mjekësor dhe ndërhyrjes ideologjike.

Për Zvërnecin kërkohet transparencë.
E duhur!
Ama për trupin e njeriut duhet të kërkohet akoma më shumë transparencë.
Për Zvërnecin kërkohet debat publik.
E saktë!
Ama për fëmijët, familjen dhe shëndetin kërkohet debat edhe më i madh.
Për Zvërnecin thuhet se nuk mund të vendoset pas shpinës së qytetarëve.
E drejtë!
Po për njeriun, a mund të vendoset pas shpinës së prindërve, të shoqërisë dhe të ligjit?

Këtu nuk bëhet fjalë për urrejtje ndaj askujt. Çdo njeri meriton respekt, mbrojtje dhe dinjitet. Por pikërisht sepse njeriu ka dinjitet, ai nuk mund të trajtohet si material eksperimental i një mode ideologjike që sot quhet “progres” dhe nesër mund të rezultojë plagë e pashërueshme siç e ka treguar dhe përvoja e shumë vendeve.

Nëse sot natyra ka nevojë për mbrojtje nga betonizimi, sot njeriu ka nevojë për mbrojtje nga relativizimi.

Nëse Zvërneci kërkohet të mos jetë pronë private e qeverisë, logjikisht dhe trupi i njeriut të kërkohet të mos kthehet në territor eksperimental të burokracisë dhe ideologjisë.

Prandaj pyetja për protestën e rradhës mbetet kjo:
Të mbrojmë natyrën, patjetër.
Por njeriun, kur do ta mbrojmë?

E çuditshme se si e lejuan iranianët ndërtimin e Porto Montenegro🤣🤣🤣
06/06/2026

E çuditshme se si e lejuan iranianët ndërtimin e Porto Montenegro🤣🤣🤣

06/06/2026
05/06/2026

📍Berat
Dialogu me qytetarët vijon në kuadër të turit të konsultimeve publike për Reformën Administrativo-Territoriale.

Për me shumë info, vizitoni faqen :
https://reformaterritoriale.parlament.al/

05/06/2026

Ato që bërtasin sot me të madhe nëpër studio e rrjete, se protesta është produkt i agjenturave të huaja e ekstremistëve, kundër “fatit” të Shqipërisë, janë po të njëjtët që bërtisnin dikur me histeri se ‘97-ën e bëri PD.
Kurse ky shpikësi i “luftës hibride” që sipas tij po i bëhet atij dhe qeverisë së tij, do nominohet për çmim Nobël për mashtrim!!!

Address

Maliq Bej Riza Beu
Elbasan
3003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luçiano Boçi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Luçiano Boçi:

Share