27/05/2013
Sot, me 18 Maj 2013, në sallën e teatrit Skampa u bë prezantimi i kandidatëve të PLL për qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013
Takimin e hapi z. Albert Shopi, kryetar i degës së PLL Elbasan dhe kandidat për deputet i kësaj partie.
Ne këtë takim elektoral morën pjesë kryetari i PLL Ekrem Spahiu, kryetari i Këshillit Kombëtar të PLL Nebi Ganellari, Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesi i grupit te deputeteve te PD për qarkun e Elbasanit Arben Imami, etj.
Në fjalën e tij z. Imami evidentoi kohën e lavdishme të Shqipërisë-Mbretëri si edhe u fokusua në vlerësimin e figurës së Mbretit Zog me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Gjithashtu z. Imami foli me fjalët më të mira për historinë dhe qëndrimet konstante të Legalitetit në dobi të vendit dhe demokracisë.
Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, në një atmosferë elektrizuese, ju drejtua të pranishmëve duke thënë se: “Është kënaqësi që sot të jemi në Elbasan për të prezantuar kandidatët e PLL për këtë qark, të cilët vijnë nga radhët e drejtuesve të PLL në 4 rrethet e qarkut, nga intelektualët, nga qytetarët e spikatur, nga radhët e të përndjekurve dhe pronarëve e që kryesohen nga z. Ravik Gurra. ” Z. Spahiu vijoi duke deklaruar se, si gjithmonë, PLL do te japë kontributin e saj për fitoren e Aleancës për punësim, mirëqenie dhe integrim.
Z. Spahiu tha se PLL vjen në këto zgjedhje më e motivuar se asnjëherë tjetër sepse viti 2012, viti i 100 vjetorit të Pavarësisë, ishte edhe viti i vlerësimit maksimal të figurës së Mbretit Zog I, Familjes Mbretërore dhe figurave te tjera zogiste dhe nacionaliste. Motivimi i PLL buron edhe nga fakti se në zgjedhjet e fundit vendore te 8 majit 2011, në qarkun e Elbasanit PLL mori plot 5365 vota dhe u përfaqësua me këshilltaret e saj në të gjitha njësitë vendore.
PLL, pavarësisht se është në koalicion, do të konkurroje me vlerat, kandidatët, programin dhe simbolet e saj në të 12 qarqet e vendit.
Slogani i PLL në këto zgjedhje është “Ta kthejmë traditën”, që synon për një familje te pastër e të shëndetshme, për një qeverisje të mirë sipas modelit që ajo mbron dhe për Shqipëri Etnike.Z. Spahiu foli edhe për arritjet e maxhorancës së këtyre 8 viteve si edhe shprehu domosdoshmërinë edhe të një mandati tjetër, i cili është i domosdoshëm për të përmbyllur me sukses të gjitha reformat dhe investimet si edhe realizuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Z. Spahiu e identifikoi opozitën aktuale me periudhat më të errëta dhe të vështira që ka njohur vendi dhe e cilësoi atë si të paaftë dhe papërgatitur për të marrë në dorë fatet e drejtimit të shtetit.
Në emër të kandidatëve te PLL Qarkut Elbasan, përshëndeti kryesuesi i kësaj liste z. Ravik Gurra. Fjala e tij u prit me ovacione të shumta nga të pranishmit në takim.
Me 18 Maj 2013, në sallën e teatrit Skampa u bë prezantimi i kandidatëve të PLL për qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 Ne këtë takim elekto...