Belsh, Albania

Belsh, Albania Qyteti i Belsh*t është kryeqendra e zonës së Dumresë në qarkun e Elbasanit, një zonë e shquar për numrin e madh të liqeneve dhe të një peizazhi tërheqës.

Mendimtari i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri, duke u nisur nga bukuria e peizazhit dhe karakteristikat e tjera të zonës së Dumresë, mendonte që aty të ndërtohej kryeqyteti i shtetit të ardhshëm shqiptar. Për ata që nuk e njohin, Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë. Ndodhet në jug-perëndim të Elbasanit, 28 km larg

tij. Belshi ka një popullsi prej 13 700 banorësh. Në afërsi të Belsh*t ndodhet një nga vendbanimet më të lashta të ilirëve. Nga gërmimet arkeologjike në Malin e Gradishtës rezulton se kjo zonë ka qenë e banuar që në periudhën e bronzit të hershëm.

Mesazh ne inbox:Zoteria nga Elbasani ka gjetur portofolin dhe dokumentat e z. Xhevit Peqini. Kush e njeh, ju lutem ta ko...
09/07/2025

Mesazh ne inbox:
Zoteria nga Elbasani ka gjetur portofolin dhe dokumentat e z. Xhevit Peqini. Kush e njeh, ju lutem ta kontaktoje.

20/09/2017

Bukuria e kësaj zone shtyu Rilindasin Sami Frashëri të mendonte për ta bërë kryeqytet. I njohur ndryshe si qyteza e liqeneve, dhe i pozicionuar në pllajën më...

22/05/2017
18/05/2017

Liqeni i Seferanit tashmë do të jetë një nga destinacionet e reja turistike në zonën e Dumresë. Ky liqen i veçantë ndodhet pranë fshatit Seferan dhe përbën një prej liqeneve me faunën më të bukur në vend. Është një liqen interesant karstik, pasi është formuar nën veprimin e karstit në gjipset e Dumr...

14/12/2016

Nis rehabilitimi i liqenit të Seferanit në Belësh

Mrekulli! :O
08/11/2016

Mrekulli! :O

Kjo video pasqyron nepermjet disa pamjeve Ajrore nga lartesia Dumrene e cila siç shihet qarte nga kjo video ka nje bukuri teper te veçante vizuale dhe pamora...

24/10/2016

Godina katër katëshe që gjendet në qendër të qytetit të Belsh*t do të prishet me tritol. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mësohet se ka kërkuar ndihmën e specializuar të forcave Xhenio, për shembjen e këtij objekti. Mësohet se mesditën e sotme, specialistë të repartit Xhenio, kanë mb...

14/10/2016
11/10/2016

Eksplorimi me biçikletë i pllajës së Dumresë ofron për të pasionuarit e dyrrotakëve ndërthurjen e shkëlqyer të peizazheve kodrinore dhe fushore, dhe udhëtimit nëpër pasqyrat gjigante të liqeneve të shumta të zonës.

Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”Bashkia e Belsh*t më datë 26 dhe 27 shtator 2016 organizon Festivalin Folklorik “...
14/09/2016

Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”

Bashkia e Belsh*t më datë 26 dhe 27 shtator 2016 organizon Festivalin Folklorik “Liqenet e Dumresë”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit.

Në këtë festival marrin pjesë grupe folklorike nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe nga Tirana, Berati, Lushnja etj.
Me rastin e ketij eventi organizohet panairi me prodhimet bujqësore dhe artizanale të zonës së Dumresë.

Bashkia Belsh fton të gjithë bizneset që duan të ekspozojnë produktet e tyre, të marrin pjesë në këtë event.

14/09/2016
Miq, Sot KF Elbasani u dorëzohet zyrtarisht anglezëveKF Elbasani u kalon zyrtarisht sipërmarrësve anglezë. Për këtë qëll...
08/09/2016

Miq,

Sot KF Elbasani u dorëzohet zyrtarisht anglezëve

KF Elbasani u kalon zyrtarisht sipërmarrësve anglezë. Për këtë qëllim është njoftuar një mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Bashkia Elbasan dhe aksioneri Arben Laze kanë rënë dakord që ti shesin aksionet tek anglezët pasi e kanë të pamundur të financojnë më ekipin.

Që nga viti 2006, kohë kur Elbasani ka fituar kampionatin, një nga shkollat më të mëdha të futbollit në vend, ra në pikiatë duke mos e marrë veten asnjëherë.

Gjatë këtyre viteve Elbasani ka qenë më shumë në Kategorinë e Parë, duke zhgënjyer kështu mijëra sportdashës që e kanë mbështetur gjithmonë ekipin e zemrës.

Ortakët nuk e gjetën asnjëherë gjuhën e përbashkët për ta nxjerrë ekipin nga gremina.

Por duket se kjo epokë do të marrë fund. Tashmë aksionet i kalojnë 100% anglezëve dhe ky është ekipi i parë në Shqipëri që blihet nga sipërmarrës të huaj.

Anglezët kanë premtuar se do ta kthejnë Elbasanin në majat e futbollit shqiptar. Gjithçka do të nisë nga ekipi, trajnerët, stafet etj.

Ndërkohë Elbasani zotëron një infrastrukturë të shkëlqyer për zhvillimin e ndeshjeve, Elbasan Arenën.

Sot Këshilli Bashkiak në Elbasan voton kalimin e KF Elbasanit tek këta sipërmarrës dhe që nga kjo ditë nis një erë e re për futbollin elbasanas.

Le ti urojme suksese ekipit te Elbasanit!

Address

Elbasan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Belsh, Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share