Prefektura e Qarkut Elbasan

Prefektura e Qarkut Elbasan Kjo është faqja zyrtare e Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan MISIONI

Prefekti i qarkut është përfaqësues i Këshillit të Ministrave në nivel qarku.

Misioni i Prefektit të qarkut është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku. Prefekti:

a)Kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjithë institucionet në nivel qarku të detyrimeve që ata kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik;

b) Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtari

në e institucioneve qendrore në nivel vendor;

c) Drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore,

ç) Bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor, si dhe të këtyre me organet e qeverisjes vendore në bashki e qark,

d) Është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve normative të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në bashki dhe qark, në përputhje me dispozitat e kreut III të këtij ligji. Prefekti ushtron kontroll financiar mbi këto organe në mënyrën dhe limitet e përcaktuara me ligj.

Në ambientet e prefekturës, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Ilir Bejtja , u mbajt mbledhja e Komisionit të Mbrojt...
19/05/2026

Në ambientet e prefekturës, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Ilir Bejtja , u mbajt mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku ,mbi masat organizative të marra nga njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e varësisë në qark, për përballimin e fenomeneve të rënies së zjarrit gjatë sezonit veror 2026.

Morën pjesë përfaqësues nga AKMC, përfaqësues të bashkive të qarkut, të institucioneve të varësisë, etj.

Në takim u analizua situata e zjarreve gjatë vitit 2025, rastet problematike ku zjarret patën përhapje të madhe shkallë të lartë rrezikshmërie dhe me sipërfaqe të madhe të djegur, mangësite e vërejtura etj.

Pas diskutimeve të pjesëmarrësve, Prefekti i qarkut Z. Bejtja ,kërkoi përgatitjen e planeve të masave për situatat emergjente, gatishmërinë e mjeteve që përdoren për ndërhyrje dhe evidentimin e nevojave imediate në mjete dhe kapaciteteve njerëzore, sensibilizimin e opinionit publik për rënien zjarreve, si dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarreve.

Sot, më 15.05.2026, u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku u diskutuan masat dhe priorite...
15/05/2026

Sot, më 15.05.2026, u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku u diskutuan masat dhe prioritetet kryesore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2026.

Në fokus të diskutimeve ishin çështje të rëndësishme si siguria dhe rendi publik, menaxhimi i trafikut, pastërtia dhe administrimi i mbetjeve, mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore, kontrolli higjieno-sanitar, mbrojtja e konsumatorit, si dhe ruajtja dhe promovimi i objekteve të trashëgimisë kulturore.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse ndanë ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e shërbimeve ndaj turistëve vendas dhe të huaj, me synimin për ta bërë qarkun një destinacion sa më tërheqës dhe konkurrues turistik.

Prefekti i Qarkut Elbasan, Z. Ilir Bejtja, do të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e planit të veprimit, si dhe do të monitorojë nga afër ecurinë e sezonit turistik veror për vitin 2026.

05/05/2026
29/04/2026
U zhvillua në Qarkun e Elbasanit trajnimi bazë për vlerësimin e dëmeve dhe përdorshmërisë së ndërtesave pas tërmetit, me...
24/04/2026

U zhvillua në Qarkun e Elbasanit trajnimi bazë për vlerësimin e dëmeve dhe përdorshmërisë së ndërtesave pas tërmetit, me pjesëmarrjen e specialistëve të fushës, inxhinierëve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Ky trajnim kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale për identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve strukturore dhe jo-strukturore, si dhe përcaktimin e sigurisë së ndërtesave për përdorim pas një ngjarjeje sizmike. Gjatë sesioneve u trajtuan metodologjitë bashkëkohore të vlerësimit në terren, klasifikimi i dëmtimeve dhe procedurat standarde për marrjen e vendimeve në situata emergjente.

Projekti zbatohet nga Instituti i Ndërtimit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), dhe mbështetet nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC). Ai synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e reagimit ndaj emergjencave civile, duke kontribuar në rritjen e sigurisë së komuniteteve dhe menaxhimin më efektiv të pasojave të tërmeteve.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨Kjo ditë e shenj...
20/03/2026

Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨
Kjo ditë e shenjtë shënon përmbylljen e muajit të bekuar të Ramazanit – një muaj sakrifice, përkushtimi dhe reflektimi. 🙏
Paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja!

14/03/2026
Kryetari i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftën kundër Ekstremizmit të dhunshëm, prefekti z. Ili...
25/02/2026

Kryetari i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftën kundër Ekstremizmit të dhunshëm, prefekti z. Ilir Bejtja dhe anëtarët e këtij komiteti, nisën vitin 2026 me takimin e parë të Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Me përkushtim dhe bashkëpunim, vazhdojmë punën për të mbrojtur vlerat e shoqërisë sonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

22/02/2026

Address

Elbasan

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 02:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prefektura e Qarkut Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prefektura e Qarkut Elbasan:

Share