24/01/2020
24 Janari është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Edukimit. Ne zgjodhëm këtë ditë për të zhvilluar një aktivitet të edukimit informal në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Ishin fëmijët e shkollës 9 vjecare Marie Kaculini të Durrësit që i dhanë jetë Muzeut tonë. Ata testuan lojën "Mos u nxeh - Durrës", prodhim i fundit i CHwB Albania, e cila i shtohet kolanës së hartuar për qytetet e tjera, si Shkodra, Berati, Korca, Gjirokastra e tj. Përmes lojës fëmijët exploruan virtualisht qytetin e tyre të dashur dhe mësuan shumë gjëra të reja rreth tij dhe trashëgimisë së tij të pasur kulturore.