Libra.al - Durrës

Libra.al - Durrës Libra Durres

15/07/2017
LIBRA ESHTE E ARDHMJA-Mimoza Hafizi Vetëm një vit e gjysëm më parë ne ishim dy deputetë të rebeluar dhe refuzues ndaj nj...
01/07/2017

LIBRA ESHTE E ARDHMJA-Mimoza Hafizi

Vetëm një vit e gjysëm më parë ne ishim dy deputetë të rebeluar dhe refuzues ndaj një mazhorance të votuar për ta parë Shqipërinë të rilindur. Por që rilindi vetëm abuzim, krim, korrupsion dhe mbyti demokracinë brenda një force politike, tek e cila kishim kontribuar dhe kishim besuar.
Revolta dhe refuzimi ndaj kësaj politike u shkrinë me mendimin qytetar të dhjetra e qindra banorëve të Tiranës e përtej. Njerëz që takonim çdo ditë e na kërkonin të ngremë një forcë politike morale. Sot jemi me mijra, bashkuar tek LIBRA.
Me fjalën dhe zërin e Benit, LIBRA u bë opozita më e fortë, më elokuente, më e vërtetë dhe më e guximshme që ka parë ndonjëherë parlamenti shqiptar. Pa asnjë kompromis me të keqen.
LIBRA mbrojti interesin publik, mbrojti të varfërit, mbrojti profesionistët, mbështeti biznesin e ndershëm, shmangu rrezikun e importit të plehrave, thirri për arsimin publik, mbrojti shëndetin publik, denoncoi konçesionet, demaskoi kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit.
LIBRA u bë shtëpia e shumë njerëzve të thjeshtë, i dha atyre një zë publik. LIBRA ndezi aksion politik. LIBRA bëri fushatën më modeste në para, por më të pasur në fantazi dhe mendim, më të lirë dhe më të bukur në historinë politike. Me mijra njerëz iu bashkuan. Ne ditëm të shumoheshim e të gjenim veten tek tjetri.
LIBRA u bë dera e hapur për këdo që erdhi. U bë platforma e lirisë për këdo që u afrua. Vetëm pak pasion dhe dëshirë, e kushdo u ndje në strehën e vet.
LIBRA i ruajti e respektoi të gjitha parimet dhe normat e krijimit. Asnjë lidhje me drogën, krimin, oligarkinë, gjithashka u financua modestisht nga anëtarësia. LIBRA ndërtoi një strukture etike si skelet për trupin e vet. Me ambicien që të jetë e drejtë, e pastër, solidare, miqësore. Dhe ia doli të shmangë shumë nga hilet, mashtrimet, shpifjet, intrigat, thashethemet. U lodhën dhe ikën shumë nga ata që deshën ta shkatërronin, e kjo do vazhdojë padyshim.
LIBRA mblodhi rreth vetes me qindra të rinj, që i sollën freskinë, ajo u dha shpresë e motiv.
E gjitha kjo në vetëm disa muaj.
Beteja e 25 Qershorit ishte e para për LIBRAn. Betejë e pandershme dhe e pabarabartë me monstrat politike, me paret e drogës dhe të krimit, me veset e hajdutëve, me frikën e bukës së gojës, me ndrydhjen, pandjeshmërinë, indiferencën, zhgënjimin. Por LIBRA e njihte këtë betejë dhe e kishte sfiduar.
LIBRA ofroi optimizmin se Shqipëria bëhet.
Ne morëm 20 mijë vota në të gjithë vendin, në çdo skaj të tij, nga 20 mijë qytetarë që besuan se Shqipëria bëhet, 20 mijë perla në batakun e politikës së gënjeshtrës, talljes, arrogancës, mashtrimit, pabesisë. Ato janë vota morale, janë vota sakrifice, janë shpirtra që as u sh*tën, as u tutën, as u tërhoqën në harresë e as ranë në pesimizëm.
Votat tona u mbrojtën nga qindra Libra, idealistë, të paepur e të përkushtuar. Mirënjohje e nderim !
Por ne nuk ia dolëm ta çojmë LIBRAn në parlament. Për të vazhduar opozitën më të fortë, më të vërtetë, më elokuente e më të guximshme, me zërin e Blush*t dhe të tjerëve.
E pra Shqipëria ka nevojë për një opozitë. Askush brenda atij parlamenti as mund e as do që ta bëjë. LIBRA di dhe duhet ta bëjë. Do të mundet ta bëjë. Për t’i dhënë optimizëm atyre mijra njerëzve që besuan se Shqipëria bëhet. Atyre mijra njerëzve që na votuan. Ku ndodhen shpresoj dhe ata dhjetra e qindra qytetarë që vitin e shkuar na kërkuan të ngremë LIBRAn. Do desha ta shoh në sy gjithësecilin prej tyre. A më ke votuar? Ta pyes. Se LIBRAn e bëmë për ty. A ish*t aty në kutinë e votimit për të mbajtur fjalën që na dhatë një vit më parë? Se një shpresë të jetojë ka nevojë për frymën e secilit.
Unë besoj se po. Ashtu siç besoj se vendi ynë ka shumë më shumë se 20 mijë qytetarë optimistë për të ardhmen e tij. Të cilët duhen thirrur, dëgjuar, ftuar, bashkuar. Për tu bërë qindra mijë.
LIBRA sot është më e fortë se dje. Prandaj duhet ta vazhdojë rrugën e nisur. Se po u ndal, vështirë që një shpresë e re të mund të lindë në vitet a dekadat që pasojnë. LIBRA mundet dhe do ta vazhdojë rrugën e nisur.

LIBRA do te vazhdoje! (Nga Erida Kabashi)Po LIBRA do te vazhdoje dhe kete here me e forte dhe e vendosur pasi nga 10,000...
29/06/2017

LIBRA do te vazhdoje! (Nga Erida Kabashi)

Po LIBRA do te vazhdoje dhe kete here me e forte dhe e vendosur pasi nga 10,000 antare sot jemi plot 20,000 mbeshtetes!
20,000 shqiptare na besuan, na votuan dhe u ndjene te perfaqsuar nga ne.
20,000 shqiptare kerkuan te verteten ne parlament dhe kerkuan qe zeri i tyre te degjohet, por ky sistem nuk e lejoi.
Ne do te ishim opozite ne parlament, tani do te jemi opozite jashte saj, sepse ne te vertet ai parlament sot eshte i sh*tur dhe nuk perfaqson interesat e shumices se shqiptareve.
Sigurisht qe kishim gabime ne fushaten tone, sigurisht qe kishim mangesira por jemi te vetdijshem se koha ishte shume e shkurter per te ngritur struktura te mirefillta, ndersa tani kemi 2 vjet perpara per ta bere kete gje.
Nderkohe vlerat mbi te cilat jemi ngritur qendrojne te njejta dhe te pandryshuara (lexo manifestin LIBRA).
Kjo eshte edhe nje thirrje per te gjithe ata qe duan nje Shqiperi ndryshe , per ata qe duan edhe nje here te ngrejne ne kembe vlerat e ketij vendi, te na bashkohen dhe ta ndertojme se bashku rrugen tone te re.
Ky ishte "starti" jone me 20,000 vota, sigurisht qe heren tjeter do jemi shume me shume.
Kjo behet per Shqiperine e jo per partine!
Ne kemi vene gjithe energjite tona ketu, dhe nuk kemi asnjeri asnje interes personal por duam te gjithe te zgjohemi ne nje Shqiperi te drejte, me mundesi te barabarta per te gjithe dhe te ngritur ne vlera.
Ne duam arsim cilesor dhe kete do te vazhdojme ta kerkojme!
Ne duam shendetsi dinjitoze per te gjithe, jo falas por te sistemuar ne baze te kontributeve qe ne derdhim dhe sigurisht duam siguri ne ekzaminime, mjekime dhe ilace!
Ne duam infrastrukture te rregullt ne menyre qe te zhvillohet cdo cep i Shqiperise dhe mbi te gjitha turizmit ti kthehet imazhi qe meriton pasi natyra na ka dhuruar shume!
Ne kerkojme qe demokracia te implementohe, vota mos shtitet-blihet apo vidhet!
Ne duam qe taksat mos mblidhen ne menyre te padrejte dhe gjykojme se problemin kryesor ne e kemi ne sistemin e mbledhjes dhe jo tek norma e tatimit.
Ne duam qe te behet nje plan afatgjate ekonomik mbi te cilin te ringrihet ekonomia shqiptare ne baza te sigurta afatgjata dhe kjo te behet nga ekspertet me vlere qe ky vend ka jo nga politikanet e sh*tur.
Ne duam qe cdo shqiptari ti kthehet shpresa e pas 4 vjetesh te shkoje pa pertese te zgjedhe i lire ate qe do e qeverise per 4 vjet.
Keto dhe shume te tjera ne do ti kerkojme keto 4 vite edhe jashte parlamentit!
Ne do te vazhdojme te kemi ze.

25/06/2017

Te nderuar Qytetare te lire dhe Miq te Libra!
Se pari, Ju urojme ne kete feste te bekuar nga Zoti, mbaresi dhe shendet per Ju e familjet Tuaja! Gezuar!
Se dyti, Ju falenderojme, qe keni kontribuar dhe bashkepunuar qe Libra te marre votat qe meriton! Sot eshte finalizimi i te gjithe punes 7 mujore; Le te ftojme cdo mik te votoje per Libra! Voto 18 !

Voto LIBRA Voto 18 Ata duan te largojne zerin e te vertetes nga parlamenti, ata duan qe te heshtin problemet tuaja, ata ...
25/06/2017

Voto LIBRA
Voto 18
Ata duan te largojne zerin e te vertetes nga parlamenti, ata duan qe te heshtin problemet tuaja, ata duan qe njerzit e thjeshte mos kene asnje perfaqsues!
Mos e lejoni!
Votoni LIBRA, votoni Ben Blushin & Mimoza Hafizin, na votoni edhe ne. Zeri i te vertetes duhet te ngrihet ne parlament jo te shuhet.

23/06/2017

Votoni LIBRA dhe bindni sa me shume njerez qe diten e djele te votojne Rrugen e Re!

23/06/2017
Mbyllja e fushates LIBRA, dje te Pedonalja, Tirane
23/06/2017

Mbyllja e fushates LIBRA, dje te Pedonalja, Tirane

23/06/2017

Ne zgjedhje une kam bere zgjedhjen time:
VOTOJ LIBRA-n Nr 18..
Ja 10 arsye pse kam vendos te votoj kete parti:
1- figura drejtuese e ketij grupimi politik eshte Z. Ben Blushi qe nuk ka njolla apo krime sic kane partite e tjera qe garojne
2- programi i ketij grupimi eshte real, i kuptueshem, i vertete, i duhur, i mundshem dhe i besueshem.
3- eshte e vetmja opozite qe ka patur vendi keto 4 vite.
4- partite ps pd pr pds psd pssh pksh pdk prsksh e 100 partite qe kane garuar gjer me sot kane treguar qe gjithnje vrapojne pas tepsise dhe kurre nuk kane ngrit ceshtjet qe shqetesojne kombin.
5- gjithnje ne cdo zgjedhje kam votuar te keqen me te vogel, por bindja prej intelekti, prej shkrimtari, prej gazetari i pa sh*tur kurre tek interesat me ka dhene besim te plote qe ka vec vlera kjo parti.
6- berja e nje fushate dere me dere, rrugeve me takime njerezish te thjeshte e zakonshem.
7- thjeshtesia ne komunikim pa truproja e pa jelek antiplumb, pa pagesa e autobuze.
8- premtimi qe do luftoje kedo qe i ka sjelle deme kombit si ne ekonomi, si ne kulture dhe ne politiken e jashtme.
9- i vetmi qe thote te verteten absolute se Shqiperia eshte drejtuar keto 27 vite nga njerezit me te keqinj te kombit.
10- kandidatet dhe njerezit qe e mbeshtesin nuk jane as sh*tes e as bleres te votes por jane ata qe e duan vendin e tyre dhe duan ta ndryshojne kete situate teper te veshtire ekonomike qe ndertohet me angazhim te gjithkujt qe e do vendin e tij...
Miq te mi kerkoj mirekuptin nga ju qe nuk jeni verberisht ne nje krah apo tj krah politik, juve qe ju dhimbset kombi me shume se politikanet qe e shkaterruan, ju qe nuk aderoni ne 150 partickat, ju qe keni mbush moshen 18 vjec e votoni per here te pare, ju qe jetoni jashte kufijve dhe do ju ze data 25 qershor ne Atdhe,, ju qe doni qe mos ta drejtojne me kete komb pushtat qe akoma thone qe na jepni voten qe te pushtetojme ( kjo shprehje eshte e mjaftueshem per te kuptuar se jane bij push-etesh dhe pushtuan duke vjedh pasuri dhe cdo vlere kombetare qe sot jane ne shuarje.
Une votoj nunrin 18. Voto dhe ti si une qe te mundim te keqen.
Nga Agron Calliku

Live nga mbyllja e fushates LIBRA
22/06/2017

Live nga mbyllja e fushates LIBRA

Address

Sheshi "Liria"
Durrës
2003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libra.al - Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share