09/09/2026
Këshilli i Qarkut Durrës mori pjesë në ditën e dytë të takimit ndërrajonal për shkëmbimin e përvojave në Helsinki,Finlandë,organizuar në kuadër të projektit evropian NATUREM– Interreg Europe.Gjatë ditës u zhvilluan diskutime mbi veprimet pilote për rehabilitimin e tokave të ndotura,me fokus te zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe teknologjitë inovative.
Një pjesë e rëndësishme e agjendës ishte edhe workshop-i i bashkë-krijimit,ku partnerët diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal dhe përmirësimin e politikave mjedisore.Takimi u përmbyll me një vizitë studimore në zonën industriale Hanasaari,ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me një projekt konkret për pastrimin dhe rehabilitimin e mjedisit.
Këshilli i Qarkut Durrës vijon të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira evropiane, me synim forcimin e kapaciteteve vendore dhe promovimin e një menaxhimi më të qëndrueshëm të tokave të ndotura në rajon.