01/06/2026
🌈🎉 Festë plot ngjyra, buzëqeshje dhe emocione për 1 Qershorin!
Sot fëmijët e kopshtit tonë festuan me gëzim dhe entuziazëm Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke sjellë atmosferë të ngrohtë, këngë, valle dhe shumë lumturi.
Një falënderim dhe vlerësim i veçantë shkon për edukatoret Valbona Karaj dhe Fatjeta Zefi, të cilat me përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e tyre organizuan një aktivitet të bukur dhe të paharrueshëm për vogëlushët. Puna e tyre e palodhur u pasqyrua në buzëqeshjet dhe lumturinë e çdo fëmije.
Urime të përzemërta edhe për fëmijët tanë të mrekullueshëm, që me energjinë dhe pafajësinë e tyre e bënë këtë ditë kaq të veçantë, si dhe për prindërit që janë gjithmonë mbështetës dhe bashkëpunëtorë në çdo aktivitet.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Ju urojmë një fëmijëri të lumtur, plot dashuri, shëndet dhe ëndrra të bukura që bëhen realitet. 🌟👧🧒🌸
❤️🌼