20/01/2024
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Durrës ju informon për Vendimin Nr. 824, datë 28.12.2023 :
Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 9, të ligjit Nr. 57/2019, " Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë ", të ndryshuar, dhe të Ligjit nr. 10129, datë 11.5.2009, " Për gjendjen civile, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Keshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin Nr. 288, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pika 1, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon: "1. Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, e përfitojnë: a) prindi/prindërit e foshnjes së porsalindur, shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 180 ditë kalendarike të vitit paraardhës, sipas të dhënave të sistemit TIMS dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për giendjen civile.
b) prindi/prindërit me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligishëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve nga shteti shqiptar u është dhënë statusi i refugjatit, i mbrojtjes plotësuese ose i azilkërkuesit dhe vendosin ti japin foshnjes shtetësi shqiptare, sipas ligiit për shtetësine shqiptare, dhe e registrojnë si shtetas shqiptar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.".
c) Në kreun III, pas pikës 26 shtohet pika 26/1, me këtë përmbajtje: "26/1. Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura, në çdo rast, prindi/prindërit, krahas dokumentacionit të përcaktuar në këtë vendim, paraqesin edhe formularin e vetëdeklarimit, që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas aneksit nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.".