06/12/2024
Më datat 4-5 dhjetor 2024, Komandanti i Forcës Detare / Rojës Bregdetare të Shqipërisë, ⚓Kundëradmiral Adnand Agastra, realizoi një vizitë zyrtare në Rumani me ftesë të autoriteteve homologe rumune.
Gjatë vizitës, Kundëradmiral Agastra zhvilloi takime të rëndësishme me:
🔸 ️Gjeneral Gheorghiță Vlad, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rumanisë, ku u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim në kuadër të operacioneve të NATO-s, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe mobiliteti ushtarak si element thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
🔹️ Admiral Mihai Panait, Komandantin e Forcave Detare të Rumanisë, me të cilin u trajtuan tema të rëndësishme si siguria detare, zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta dhe mundësitë për arsimimin e personelit të forcave detare.
➡️️ Gjatë takimeve në Bukuresht, Admiral Agastra u shoqërua nga Atasheu Shqiptar i akredituar në Rumani, Kolonel Leonard Çoku.
Në kuadër të vizitës, Kundëradmiral Agastra vizitoi disa prej institucioneve dhe mjeteve më të rëndësishme të Marinës Rumune duke përfshirë:
•Akademinë e Marinës Rumune,
•Qendrën e Zhytjes së Rumanisë,
•Shërbimin Hidrografik Rumun,
•Frigatën "Regina Maria'' F-222,
•Anijen flamurtare "Mircea",
• Mina hedhësen ''Sublocotenent Ion Ghiculescu” M-270.
Kjo vizitë zyrtare rikonfirmon marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin dypalësh ndërmjet 🇦🇱 🤝 🇷🇴.
Angazhimi për sigurinë detare rajonale dhe ndërkombëtare mbetet një prioritet i përbashkët, duke nxitur më tej partneritetin në fushën e operacioneve dhe edukimit detar.
Forca Detare /