Njesia Administrative Nr.6 Durres

Njesia Administrative Nr.6 Durres Njësia Administrative Nr.6 ofron shërbime të Gjendjes Civile, aplikime për Letërnjoftim, Pasaporte

Na kerkoni ne google maps me emer Njesia Administrative Nr.6 Durres per te gjetur vendodhjen tone pasi google dhe facebook nuk kane te sakte emrin e rruges.

18/01/2026
18/01/2026
18/01/2026
31/12/2025

Të dashur qytetarë të Durrësit!

Dua t’ju drejtohem të gjithëve me një urim të përzemërt për Vitin e Ri 2026 dhe një falënderim të sinqertë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Viti 2025 ishte një vit pune intensive, investimesh konkrete dhe angazhimi të përditshëm në shërbim të qytetit dhe të qytetarëve. Së bashku kemi hedhur hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve dhe cilësisë së jetës.

Çdo ditë kemi punuar me përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta çuar Durrësin përpara, me respekt për historinë e tij dhe vizion për të ardhmen.

Viti 2026 na gjen me projekte të reja, ambicioze dhe transformuese, që do t’i japin qytetit një zhvillim të qëndrueshëm dhe një profil gjithnjë e më të fortë europian.

Rrugëtimi ynë i përbashkët ka sjellë një Durrës më modern, më funksional dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Jam e bindur se edhe në vitin e ri 2026 do të vazhdojmë të ecim me vizion të qartë, duke përballuar sfidat dhe duke i kthyer ato në mundësi zhvillimi.

Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar: Durrësi, një qytet turistik europian. Së bashku do të vazhdojmë rrugën e nisur, me përgjegjësi dhe vendosmëri.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që në këtë festë të ndërrimit të viteve janë në detyrë, në shërbim të qytetarëve – mjekë, infermierë, punonjës të policisë, zjarrfikës dhe punonjës të pastrimit.

Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2026, me shëndet, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë.

Gëzuar! 🥂

Address

Rruga Kripa E Detit
Durrës
2001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Administrative Nr.6 Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share