Drejtoria e Përgjithshme Detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare “Drejtoria e Përgjithshme Detare” është autoriteti përgjegjës për funksionimin e administr

Takim informues mbi ndryshimet e Kodit Detar.Më 25 gusht 2026, Drejtoria e Përgjithshme Detare zhvilloi një takim me për...
26/08/2026

Takim informues mbi ndryshimet e Kodit Detar.

Më 25 gusht 2026, Drejtoria e Përgjithshme Detare zhvilloi një takim me përfaqësuesit e strukturave të saj, me fokus prezantimin dhe diskutimin e ndryshimeve të miratuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë me ligjin nr. 84/2026.

Gjatë takimit u analizuan nenet e ndryshuara, të shtuara dhe të shfuqizuara, duke u ndalur veçanërisht në ndikimin që këto ndryshime sjellin në kompetencat dhe veprimtarinë e DPD-së.

Vëmendje e veçantë iu kushtua:

forcimit të rolit të Administratës Detare si autoritet kompetent;
funksioneve të shtetit të flamurit, shtetit portual dhe shtetit bregdetar;
vendosjes së bazës ligjore për sistemet VTMIS dhe Dritaren e Vetme Kombëtare Detare;
sigurisë portuale dhe zbatimit të kërkesave të Kodit ISPS;
kontrollit shtetëror portual, certifikimit të anijeve dhe ekuipazhit minimal të sigurt;
delegimit dhe mbikëqyrjes së funksioneve teknike tek organizatat e njohura;
Takimi shërbeu për të evidentuar përgjegjësitë konkrete të secilës strukturë të DPD-së dhe masat që duhet të ndërmerren për zbatimin e plotë të ndryshimeve, përfshirë përgatitjen e akteve nënligjore brenda afatit ligjor. Ndryshimet e miratuara, përafrojnë më tej legjislacionin shqiptar me standardet e IMO-s dhe të Bashkimit Evropian.

⚠️ NJOFTIM PËR KUSHTET E PËRKEQËSUARA HIDROMETEOROLOGJIKEKapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë njoftojnë se, në bazë ...
23/07/2026

⚠️ NJOFTIM PËR KUSHTET E PËRKEQËSUARA HIDROMETEOROLOGJIKE

Kapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë njoftojnë se, në bazë të parashikimit për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike detare përgjatë bregdetit Shqiptar, deri në orën 06:00 të datës 25.07.2026, në drejtimin VERI–VERIPERËNDIM me forcë ere deri 6–7 bft (15–25 m/s) dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri 3.50 metra, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, anijeve turistike dhe anijeve të peshkimit në zonat lundrimore të Vlorës dhe Sarandës.
Pronarët, operatorët dhe kapitenët duhet të sigurojnë mjetet në port dhe të respektojnë udhëzimet e Kapitenerisë së Portit.
Anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normalisht.

📌 Situata pritet të përmirësohet pas orës 06:00 të datës 25 korrik 2026.

⚓ Kapiteneria e Portit SarandëNë orën 18:15, Kapiteneria e Portit Sarandë mori sinjal për ndihmë nga veliera S/Y “Mo Roc...
22/07/2026

⚓ Kapiteneria e Portit Sarandë

Në orën 18:15, Kapiteneria e Portit Sarandë mori sinjal për ndihmë nga veliera S/Y “Mo Roccan In The Free World”, e cila, për shkak të një defekti në motor, po afrohej drejt cektinës.
Kapiteneria e Portit ndërhyri menjëherë, duke dërguar skafin e kapitenerisë dhe inspektorin e saj për të asistuar velierën me një shtetas amerikan në bord, si edhe një mjet tjetër lundrues, i cili gjithashtu kishte pësuar difekt. Të dy mjetet u zhvendosën në një zonë të sigurt ankorimi.
Kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese për rëndësinë e kontrollit teknik përpara çdo lundrimi.
Lundrim të sigurt dhe sezon të këndshëm!

20/07/2026
Zhvillohet Dita Informuese e projektit GREENROUTES në Drejtorinë e Përgjithshme DetareMë 17 korrik 2026, në ambientet e ...
17/07/2026

Zhvillohet Dita Informuese e projektit GREENROUTES në Drejtorinë e Përgjithshme Detare

Më 17 korrik 2026, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës, u zhvillua Dita Informuese e projektit GREENROUTES – “Green Corridors for Carbon-Neutral Cruise and Ferry Shipping in the ADRION Region”.

Gjatë aktivitetit u prezantuan objektivat kryesore të projektit, rezultatet e studimit paraprak të fizibilitetit për krijimin e korridorit të gjelbër detar Durrës–Bari, si dhe çështje që lidhen me monitorimin e konsumit të karburantit dhe vlerësimin e emetimeve nga anijet. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe emetimeve të ndotësve të ajrit nga anijet gjatë qëndrimit në kalatë dhe manovrimit në Portin e Durrësit.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Autoritetit Portual Durrës, Albanian Seaports Development Company, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Adria Ferries, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, si dhe përfaqësues të sektorit privat dhe të kompanive të furnizimit me karburant për tragetet.

Pjesëmarrja shumësektoriale mundësoi diskutime të vlefshme ndërmjet institucioneve publike, universiteteve, operatorëve detarë dhe komunitetit të biznesit mbi masat dhe zgjidhjet konkrete për reduktimin e emetimeve, përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe zhvillimin e një transporti detar më të qëndrueshëm.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, nëpërmjet angazhimit në projektin GREENROUTES, vijon të mbështesë tranzicionin e gjelbër, inovacionin dhe dekarbonizimin e sektorit detar në rajonin ADRION.

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se, sipas Rezolutës MSC.560(108), janë përditësuar kërkesat e kursit Siguria Pe...
07/01/2026

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se, sipas Rezolutës MSC.560(108), janë përditësuar kërkesat e kursit Siguria Personale dhe Përgjegjësitë Sociale (PSSR), pjesë e trajnimit bazik STCW.
⚓ Çfarë ka ndryshuar?
Trajnimi PSSR tashmë përfshin një kompetencë të re të detyrueshme që lidhet me:
• parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve në bord,
• identifikimin dhe reagimin ndaj sjelljeve të papranueshme,
• forcimin e sigurisë sociale dhe marrëdhënieve njerëzore në mjedisin detar.
📌 Këto ndryshime reflektohen në:
• përmbajtjen e kurrikulës së kursit PSSR;
• kompetencat që përftohen nga kursantët;
• referencën përkatëse në certifikatën e trajnimit STCW.
👉 Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme Detare : https://www.dpdetare.gov.al/
#

⚓🌍 Një arritje e rëndësishme për Drejtorinë e Pergjithshme Detare dhe sigurinë detare!Duke filluar nga 1 janari 2026, PS...
07/01/2026

⚓🌍 Një arritje e rëndësishme për Drejtorinë e Pergjithshme Detare dhe sigurinë detare!

Duke filluar nga 1 janari 2026, PSC ka nisur zyrtarisht aktivitetin si anëtare me të drejta të plota në MED MoU (Mediterranean Memorandum of Understanding on Port State Control).

Ky anëtarësim përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe një angazhim të shtuar për forcimin e standardeve të sigurisë detare, mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e konventave ndërkombëtare në fushën e Port State Control.

PSC do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, duke garantuar praktika profesionale dhe standarde të harmonizuara me vendet anëtare të MED MoU.

STAFI I DREJTORISE SE PERGJITHSHME DETARE JU URON GEZUAR 2026
31/12/2025

STAFI I DREJTORISE SE PERGJITHSHME DETARE JU URON GEZUAR 2026

⸻🇦🇱 Shqipëria anëtare me të drejta të plota në MED MoU!Kënaqësi dhe nder të isha në Maltë, në takimin e 27-të të Komitet...
02/11/2025



🇦🇱 Shqipëria anëtare me të drejta të plota në MED MoU!

Kënaqësi dhe nder të isha në Maltë, në takimin e 27-të të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Mesdheut (MED MoU), së bashku me kolegen time nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u mor vendimi historik për pranimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë në fushën detare, që forcon bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në sigurinë e transportit detar, kontrollin portual dhe zbatimin e standardeve më të larta të inspektimeve sipas praktikave më të mira të vendeve të Mesdheut.

Zbatimi i plotë i këtij anëtarësimi do të nisë më 1 janar 2026, duke shënuar fillimin e një faze të re të angazhimit të Shqipërisë në rrjetin e vendeve anëtare të MED MoU.

Ky moment përfaqëson një vlerësim të punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe në forcimin e rolit të Shqipërisë në sigurinë detare rajonale. ⚓🇪🇺🇦🇱

Address

Rr. ”Tregtare”
Durazzo
2001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme Detare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Përgjithshme Detare:

Shortcuts

Share