07/04/2020
Përshëndetje prindër të fëmijēve të Qendrës 🌈👨👩👦👨👩👧.
Duke qenë se ndodhemi ne një situatë të vështirë dhe nuk e dimë se sa do të zgjasi , ju lutem të bashkëpunoni me Stafin Edukativ të Qendrës👩🏫 për realizimin e disa aktiviteteve nga shtëpia 🏡!
Pasi duhen menaxhuar "energjitë jo të mira" që fëmijët kanë marë nga kjo periudhë , pasi distancimi social, izolimi, dhe ndryshimi i rutinës shtojnë tek fëmijët izolimin ne vetvete dhe ulin përqëndrimin.
Për të arritur pak a shumë në nivelet që fëmijët kishin para se të gjendeshim në këtë situatë, krahas PEI, po ju sjellim disa aktivitete ( sigurisht të bazuara po tek zhvillimi i fëmijëve) por të ndara dhe të përcaktuara për secilën fushë , me qëllim që fëmijët të kenë vetëm progres dhe jo regres!
Grupin e 1 ( grupi i vogël) 👧🏼👦🏻🧒
Aktivitetet janë përkatësisht në fushat e ;
1. Autonomia praktike
2. Psikomotriciteti
3. Zhvillimi shqisorë
4. Gjuha dhe komunikimi
5. Te argetohemi nëpërmjet lojes
Aktivitetet
Fusha 1
1. Ti shërbejë vetes, të vishet dhe të zhvishet , të lajë duart.
2.Të përdorë lugen dhe pirunin gjatë të ngrënit .
3.Të bashkpunojë me pjestaret e tjere të familjes( nena, motra, vellai)
Fusha 2
1. Te mbaje në mënyrën e duhur lapsin dhe te ngjyros lirshem.
2. Te ndjek një internerar pikash ku të formoje vija te drejta dhe të lakuara.
3. Te dallojë ngjyrat baze e kuqe blu.
4. Të tregojë tek vetja pjeset kryesore të trupit.
Fusha 3
1. Lidh objekte me imazhe te njejta.
2. Rendit sipas ngjyres
3. Rendit sipas madhesise
4. Njeh, imiton te bertiturat e kafsheve
5. Emerton disa objekte te njohura.
Fusha 4
1. Te kuptojë udhëzime të thjeshta.
2. Te kuptojë xhestet e thjeshta ( te tregojë me gishtë atë që kërkon, ben mirupafshim, perdor mimikën për të shprehur emocionet).
3. Jep/tregon objekte sipas kerksese.
4. Riprodhon rrokje te thena nga nje i rritur.
5. Të ndjek nje internerar pikash duke formuar emrin tij/saj .
Fusha 5
1. Luani dhe krijoni lojra me qellim që fëmijët të zbaviten dhe të mësojnë duke u argëtuar( puzzle, loje me top, paso topin , lojë me birrila, lojë me karrige 🤹♂️🧩🎳)
Shënim 1: Lexojini libra me perralla te thjeshta çdo darkë🌃.
Shënim 2: Shpërblejini fëmijët tuaj pas çdo arritje do kënaqen dhe do arrijnë vetëbesimin.
Lutemi të na dërgoni foto/video gjatë punës së fëmijëve🙏🏻.
Me rëndësi : Shpjegojani fëmijëve situatën aktuale në të cilën ndodhemi që e gjitha ka ndodhur për shkak të një virusi🦠 dhe është diçka kalimtare ku shume shpejt do i kthehen rutines së mëparshme!
Punë të mbarë🥰
Faleminderit 🙏🏻