Partia Socialiste Njësia Administrative Zerqan -Faqja Zyrtare

Partia Socialiste Njësia Administrative Zerqan -Faqja Zyrtare Kryetari i Partisë Socialiste i Njësisë Administrative Zerqan
Z. Mariglen Imeri
"Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor.

Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi gati ta bëjm" Partia Socialiste është një forcë politike që synon të shërbejë si instrumenti i cdo shqiptari që do të ndryshojë jetën e tij, i cdo të riu që do të ndryshojë botën rreth tij, i cdo gruaje që do të ndryshojë pozicionin e saj shoqëror, i cdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë, i çdo punëmarrësi që do të ndryshojë kushtet e punës

dhe i çdo sipërmarrësi që do të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë, i çdo organizate jotofitimprurëse që do të ndryshojë diçka sado të vogël në shoqëri, i çdo komuniteti që do të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike, i çdokujt që do të ndryshojë cilësinë e jetës. Në veprimtarinë e saj Partia Socialiste udhëhiqet nga një vizion europian, që nuk është i saji, por i paraardhësve dhe pasardhësve tanë; nga një vizion social që ngrihet mbi një ndarje të qartë e të prerë me politikën e vjetër të së shkuarës që nuk ka sy të shohë e veshë të dëgjojë problemet, hallet, dëshirat e ambiciet e shqiptarëve. Ne besojmë tek një Shqipëri që jeton me të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve. Ne besojmë tek një Shqipëri e respektit dhe besimit tek çdo njeri. Në atdheun tonë nuk duhet të dështojë askush për shkak të gjinisë, fesë, krahinës, minoritetit apo përkatësisë politike. Është kjo një kauzë shumë më e madhe sesa vetë Partia Socialiste dhe prandaj, në këtë mision, na duhet një forcë e madhe sa vetë kauza jonë; një forcë që mund të arrihet përmes një solidariteti të ri, të mishëruar në një kontratë sociale ku çdo e drejtë është një përgjegjësi; një forcë që mund të arrihet nëse të gjithë ne bëhemi zëdhënësit, realizuesit dhe garantët e ndryshimit duke ndryshuar rrënjësisht përqasjen tonë ndaj problemeve të mëdha të Shqipërisë dhe mënyrën tonë të komunikimit me bashkëqytetarët.

28/05/2026
28/05/2026
24/04/2026
31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri! 🎆
Njësia Administrative Zerqan ju uron një vit të ri të mbarë, të mbushur me shëndet, paqe dhe begati për çdo familje. Qoftë ky vit një vit pune të frytshme, bashkëpunimi dhe zhvillimi për Zerqanin tonë.
Me besim dhe përkushtim, le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë.
Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë qytetarët!
Me Respekt
Mariglen Imeri
Administrator
Njësia Administrative Zerqan

Gëzuar Vitin e Ri! 🎉🌹Partia Socialiste Njësia Administrative ZerqanUron të gjithë qytetarët e Zerqanit për një Vit të Ri...
31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri! 🎉🌹
Partia Socialiste Njësia Administrative Zerqan
Uron të gjithë qytetarët e Zerqanit për një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, paqe dhe begati në çdo familje. Qoftë ky vit një vit shprese, solidariteti dhe pune të përbashkët për zhvillimin e komunitetit tonë.
Me besim te vlerat tona dhe me përkushtim për Zerqanin, le të vazhdojmë së bashku rrugën e progresit dhe mirëqenies.
Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë! 🌹
Me Respekt
Mariglen Imeri
Kryetar
Partia Socialiste – Njësia Administrative Zerqan

27/11/2025
⚫️ LAMTUMIRË KRYETAR 💔
31/10/2025

⚫️ LAMTUMIRË KRYETAR 💔

Address

Zerqan
Bulqizë
8406

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Socialiste Njësia Administrative Zerqan -Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share