Politika Bilisht

Politika Bilisht KJO FAQE KA SI PER QELLIM TE SHERBEJE SI NJE PORTAL NE TE CILIN DO NDAHEN IDE DHE MENDIME MBI ECURINE E ZHVILLIMEVE POLITIKE NE BILISHT!

07/11/2019
24/11/2016

Mimoza Hafizi

DEKLARATE E LIBRAs PER MNIMUMIN JETIK
Jam këtu në emër të LIBRAs për të deklaruar kërkesën tonë për përcaktimin dhe respektimin e minimumit jetik, si nivel të ardhurash që siguron përmbushjen e nevojave minimale për ushqim, ngrohje, ndriçim, transport, arsim dhe kujdes shëndetësor. Minimumi jetik është kufiri i mbijetesës. Nën të preket dinjiteti njerëzor dhe shëndeti fizik e mendor.
Fatkeqësisht, qindra mijë shqiptarë jetojnë nën minimumin jetik. 400 mijë jetojnë vetëm me 400 lekë të vjetra në ditë, deklaruar si e ardhur për familjet në ndihmë ekonomike. Edhe po aq të tjerë jetojnë me më pak se 2000 lekë të vjetra në ditë, që nuk mjaftojnë as për t’u ushqyer me kaloritë jetike dhe as për një strehë të jetueshme e disa veshje e nevoja minimale sociale.
Ky është persekutim për një pjesë të madhe të shqiptarëve, që po rritet në numër për sa kohë që polarizimi social bëhet më i mprehtë dhe hendeku mes të varfërve dhe të pasurve thellohet pandalim. Gjysma e shqiptarëve jetojnë me më pak se 6000 lekë të vjetra në ditë, sipas Bankës Botërore. Varfëria po kthehet në një problem kombëtar dhe duhen politika sociale për ta mundur.
Ne kërkojmë së pari që shteti shqiptar ta llogarisë e ta njohë minimumin jetik. Ky tregues i respektimit të dinjitetit njerëzor, ky kod i marrëdhënieve humane, nuk mund të rrijë më në terr. Ai duhet të jetë pasqyra ku shoqëria shqiptare dhe politika ta shohin veten. Ka studime që tregojnë se minimumi jetik në Shqipëri është 160 mijë lekë të vjetra. Mund të jetë aq, më sipër ose më poshtë. Por duhet ta dimë e ta njohim. Ta shohim vendin tonë përmes tij. Shtetet europiane, Franca, Gjermania, Italia, e njohin të gjitha minimumin jetik për qytetarët e vet. Edhe vendet rrotull nesh, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, e kanë këtë minimum nga 100 deri 180 euro. E njohin, e shpallin, e marrin në konsideratë.
Ne kërkojmë që minimumi jetik të jetë kusht për politikat sociale dhe pagesat që bën sektori publik dhe privat. Nisur që nga buxheti 2017 ! Të gjitha fondet e nevojshme ekzistojnë, mjafton që ato të mos abuzohen, të mos humbasin në xhepa zyrtarësh në dogana e tatime, të mos përfundojnë në xhepa klientësh qeveritarë, përmes konçesionesh korruptive e të rrezikshme.
Ne kërkojmë që shteti të ketë ambicien që asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë të mos marrë të ardhura më të pakta se minimumi jetik, pavarësisht nga gjendja, mosha, vendbanimi a mundësitë për punë. Zbatimi i minimumit jetik është domosdoshmëri. Asnjë vend normal nuk mund t’i trajtojë të varfërit si skllevër, nuk mund t’i poshtërojë për shkak të statusit social, nuk mund t’u shkaktojë mjerim për shkak të paaftësisë së vet për të mirëfunksionuar, që të gjitha shtresat shoqërore të jetojnë në ekuilibër dhe harmoni.
Minimumi jetik, duke marrë atributet e së drejtës themelore të çdo shqiptari, do të jetë revolucioni human, që e kthen shtetin tonë me sy nga njerëzit e vet. Përmes tij do të përfitojnë me qindra mijë shqiptarë që sot jetojnë në varfëri ekstreme, por që mund të dalin nga realiteti i hidhur e të integrohen njerëzisht në jetën e vendit të tyre. Do të përfitojnë të papunët, familjet në ndihmë ekonomike, shqiptarët me aftësi të kufizuara, pensionistët. Së shpejti ne do të ndërmarrim nismën ligjore për ta detyruar shtetin të llogarisë e njohë minimumin jetik. Ne do propozojmë edhe një Paketë Dinjiteti për shqiptarët. Kjo është kauza e LIBRAs!

12/11/2016

NDYSHONI HARTEN FIZIKE TE SHQIPERISE!
Nderkohe qe e gjithe klasa politike e Shqiperise merret me analizen e fitores se Trump ne Amerike,a thua se zeri i tyre ka ndonje rendesi te madhe dhe mbeshtetja e tyre ka ndonje rendesi te vecante,jane harruar problemet e vendit!Flasim per probleme, nga me qesharaket deri ne ato qe shkojne ne kufirin e tradhetise kombetare!
Te gjitheve ju vjen ndermend harta fizike e Shqiperise dhe mund ta vizatoni ate ne mendjen tuaj per disa sekonda sepse qe kur keni qene femije e keni ditur se si shqiptar gjeja me e rendesishme pervec himnit te flamurit eshte njohja e hartes!Sigurisht qe ne juglindje te Shqiperise ju e shikoni qe ne harte ndodhen tre liqene,Liqeni I Ohrit,Liqeni Prespes se Madhe dhe Liqeni I Prespes se Vogel! Nëse harta e Shqipërisë do te hartohej sipas kushteve aktuale ne terren, Liqeni i Prespës se Vogël, ne juglindje te vendit, nuk do te kishte ngjyrën blu!Per te gjitha qeverite e ketij vendi kjo ka qene nje zone e harruar dhe eshte lene pas dore deri ne kete moment qe eshte kthyer ne nje kenete!
Nje siperfaqe prej 450 hektaresh,ne pjesen shqiptare e cila eshte kthyer ne kenete!
E gjitha kjo lenie ne meshire te fatit dhe mos reagim nga Ministria e Mjedisit eshte nje gabim i madh kur mendon sa dem i ben biodiversitetit ky shkaterim i liqenit,sa dem i ben popullsise se zones pamundesia per peshkim ne nje kohe qe flasim per nje liqen i cili shum vite perpara, pervec peshkimit te jepte edhe kenaqesine e turizmit,gje e cila eshte shum e zhvilluar ne anen Greke!
Te gjithe mendojne se tani ky shkaterim I ketij liqeni nuk ka me kthim mbrapa dhe mbas disa vitesh ne do mbjellim aty ku duhet te peshkonim!Epo nese ju doni te merrni guximin ta beni kete gje atehere merrni edhe guximin te ndyshoni harten e Shqiperise!
Libra po e tregon interesimin e saj per mjedisin qe ne mometin qe ka qene nder te paktat parti per te mos thene e vetmja e cila ka kerkuar takim me ekspertet e mjedisit ne lidhje me ligjin e plehrave!Jam shum i bindur qe i njejti interesim do jete per te gjithe pasurine mjedisore dhe per mbrojten e natyres ne Shqiperi e cila here pas here nuk harron te ndershkoje!
Andrit HYSELLI

04/11/2016

http://www.libra.al/index.php

"Ne vijmë si një mundesi për fuqizimin e lëvizjes popullore dhe të vetë qytetarit. Së bashku me gjithë mbështetesit tanë, do të jemi një levë për ndryshimet politike në vend"

04/11/2016

(shkrim nga Ben Blushi)
KUSH JANË NACIONALISTËT DHE KUSH JANË PATRIOTËT
Në këtë parlament janë zhvilluar gara të ndryshme mes burrave që konkurrojnë për pushtet dhe ditët e fundit, me kerkesë të Kryeministrit që kemi, ka nisur një garë e re:
Kush është më nacionalist!
Nëse do duhej të bënim një kalim të shpejtë në historinë e Evropës, është e thjeshtë të kuptohet se kush ka patur më shumë të drejtë, nacionalistët apo patriotët.
Nacionalistët e kanë shkatërruar Evropën, patriotët e kanë bashkuar.
Ky është ndryshimi mes tyre.
Evropa është shkallmuar dhe ka shkuar në luftë sa herë kanë trimfuar nacionalistët dhe është zhvilluar sa herë kanë dominuar patriotët dhe askund tjetër ata nuk janë përplasur me më shumë zell, me më shumë urrejtje dhe antagonizëm.
Për këtë arsye, Evropa e ka të qartë se çfarë është një nacionalist dhe çfarë është një patriot.
E ka mësuar këtë leksion historik duke derdhur gjak.
Unë e di që në kushtet e një vendi si Shqipëria, të cilit historia i ka dhënë shumë pak mundësi të dallojë nacionalizmin ekstrem nga patriotizmi i duruar, është e vështirë të gjesh një të mesme në shtegun e ngushtë, që në shumë raste nacionalistët e kapërcejnë për t’u trukuar si patriotë.
Nacionalistët shqiptarë, për aq sa mund të quhen nacionalistë, kanë patur bindjen se sa herë qeverisin keq dhe për këtë shkak mund të humbin pushtetin, duhet të sillen si nacionalistë të eksituar.
Për fatin e mirë të nacionalistëve, fqinjët tanë kanë dhuruar aq shumë ushqim duke i mbajtur ata gjallë deri në ditët tona dhe nuk e kam aspak problem të them se nacionalistët shqiptarë janë ushqyer gjithmonë me miellin e fqinjëve dhe krundet e Shqipërisë.
Edhe sot që flasim vazhdon të ndodhë e njëjta gjë.
E di që shumë njerëz e kanë të vështirë dhe në fund të fundit të paarsyeshme të bëjnë dallimin mes nacionalistëve dhe patriotëve.
Për ta bërë më të lehtë këtë diferencë po ju j*p një shembull.
Ismai Qemali ishte patriot. Esad Toptani ishte një nacionalist tradhtar.
Abdyl Frashëri ishte patriot. I biri i tij Mithat Frashëri i kulturuar ishte me shumë nacionalist.
Fan Noli ishte patriot. Ahmet Zogu nuk ishte nacionalist dhe gjatë gjithë marrëdhënies së tij me Italinë fashiste dhe me Serbinë nuk ishte as patriot. Ishte vetëm një pragmatist që donte pushtet.
Nacionalistët e sotëm në përgjithësi mendojnë se popujt e tyre kanë epërsi kulturore, fetare, ekonomike dhe demografike në raport me popujt e tjerë. Kjo i bën ata nacionalistë të dëmshëm, të cilët janë kundër kulturave të tjera, kundër hapjes së Evropës, kundër emigrantëve, kundër Evropës në përgjithësi.
Dhe meqë në Evropë nacionalistët kanë nisur të kenë sukses, pasi ky cikël përsëritet në kontinentin tonë çdo 100 vjet, natyrisht nuk mund të mbeteshim edhe ne pa nacionalistë.
Fati ynë i madh është se nacionalistët tanë të shtirur nuk merren seriozisht.
Kryesisht nacionalistët kanë një të përbashkët kudo ku ata riprodhohen.
Ata nuk kërkojnë më shumë barazi, nuk kërkojnë më shumë paqe, nuk kërkojnë më shumë harmoni, nuk kërkojnë më shumë solidaritet, ata kërkojnë më shumë pushtet.
Nacionalistët kanë edhe një cen që i bashkon: ata nuk dinë të qeverisin ose qeverisin shumë keq dhe sa herë e kuptojnë këtë gjë, bëhen edhe më shumë nacionalistë dhe kërkojnë territore kulture dhe emocione të cilat nuk i kanë pushtuar dot me cilësi, me progres dhe me ide.
Nacionalistët pra nuk i shtyn dashuria për vendin, por dëshira për pushtet.
Kështu ndodhi me ne përpara katër vitesh. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, Sali Berisha, Kryeministri që kishim, u bë papritmas nacionalist. Ai nuk kishte një bilanc ekonomik, nuk i kishte dhënë shoqërisë një standard më të lartë jetese, nuk kishte krijuar më shumë vende pune dhe duke e ditur se do t’i humbte zgjedhjet, lundroi për disa muaj në ujrat e nacionalizmit vetëeksitues. Jo vetëm si nacionalist dhe jo vetëm se Evropa dhe aleatët tanë atlantikë u shqetësuan nga gjuha e tij e papërshtatshme, sigurisht i humbi zgjedhjet.
Por meqë nacionalistët kanë një veti të pashuar, që të imitojnë njëri-tjetrin, pasi rrethi i njohurive të tyre është i ngushtë dhe në qiellin e tyre fluturojnë vetëm zogj të kuq, jemi kthyer aty ku ishim në vitin 2012.
Për shkak të bilancit të papranueshëm dhe shumë të dobët të kësaj qeverie në tre vitet e fundit, Kryeminstri që kemi ka hapur një debat pa kuptim, prushin e të cilit e fryn nga pak përditë, duke i hedhur shkarpa të mbledhura nga lëçimet mediokre të historisë.
Unë kam një pyetje sot ose më saktë kam shumë pyetje:
Pse duhet ky debat në kushtet kur Shqipëria ka kaq shumë probleme me ekonominë, me papunësinë, me taksat, me emigracionin, me polarizimin, me arsimin dhe shëndetësinë dhe me invetsimet e huaja të cilat kanë firuar?
Duke besuar se ky debat është pjellë e shterpësisë dhe e nevojës për të mbledhur vota të kuqe mbi votat e partive, natyrisht dua të them disa gjera.
Natyrisht nuk mund të pranoj që Greqia proteston për prishjen e disa shtëpive me apo pa leje në Himarë. Unë nuk e di nëse janë me leje apo pa leje, nëse duhet të prishen apo jo, por sigurisht kjo nuk është një çështje e Greqisë, por e ligjit sovran shqiptar.
Duke besuar se Greqia ka të drejtë të mbrojë minoritetin grek, njëkohësisht mendoj se Greqia nuk ka pse të jetë dhe as duhet lejuar të jetë mbrojtësi i ortodoksëve shqiptarë, të cilët janë shqiptarë të barabartë me të gjithë shqiptarët e tjerë dhe të drejtat e tyre duhet të mbrohen nga Kushtetuta e një shteti laik, siç jemi ne. Të drejtat e tyre nuk janë çështje e Greqisë, siç nuk janë të drejtat e myslimanëve tanë një çështje e Turqisë apo e asnjë vendi tjetër.
Natyrisht nuk jam dakord as që në raportet e shtetit tonë me shtetet e tjera të ketë dy standarde.
Nëse është e vërtetë se Turqia, për arsyet e veta të brendshme, kërkon të penalizojë disa shkolla shqiptare, t’i mbyllë ato duke i konsideruar si vatra puçiste dhe nëse është e vërtetë se nacionalistët e shtirur shqiptarë e kanë pranuar këtë kërkesë, atëhere kjo provon se ata nuk janë nacionalistë, por vetëm abuzues elektoralë.
Nacionalistët e kanë këtë veti: i servilosen të fortëve dhe i kërcënohen të dobtëve.
Këtë po bën sot edhe Edi Rama. Sali Berisha i viteve 1996 nuk kishte ndonjë ndryshim.
Ka disa vjet që mendoj në fakt se Edi Rama i trajton shtetet siç trajton të pasurit dhe të fortët e Shqipërisë, bashkë me të varfërit e saj.
Je një shtet i pasur dhe i fortë, ai të përkulet. Je i varfër, të pickon apo më keq të përbuz.
Je një shtet i fortë dhe përdor grushtin kundër atyre që të kundërshtojnë, siç është rasti i Turqisë së Erdoganit, natyrisht je model dhe frymëzim për të.
Kjo është jeta e tij; nënshtrim ndaj të fortëve dhe të pasurve, përbuzje ndaj të varfërve.
Por kjo nuk është as politikë e jashtme, as diplomaci, as patriotizëm dhe natyrisht as nacionalizëm.
Kjo është një sëmundje e cila nuk kurohet me diplomaci, por me shaka të vazhdueshme.
I bindur se Edi Rama nuk e dëmton dot Shqipërinë duke u grindur me Greqinë, duke u përqafuar me Serbinë dhe duke u puthur me Turqinë, sigurisht mendoj se ai e ka dëmtuar shumë patriotizmin shqiptar, duke e vënë atë në një siklet të paarsyeshëm.
Për një vend si Shqipëria, politika e jashtme më e mirë është politika e saj e brendshme.
Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, duke mos rënë pre e leximit të historisë, por duke u përpjekur të përfitojë pozicion më të favorshëm në kushtet e një rajoni, i cili në 20 vjet ka përjetuar disa kriza të paimagjinueshme, siç ishte lufta në Bosnjë dhe Kosovë, ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, lufta në Maqedoni që çoi në marrëveshjen e Ohrit, kriza financiare greke, si dhe ngjarjet e puçit ushtarak në Turqi, çka tregon se rajoni ku jetojmë ka ende vatra konflikti të brendshëm, të cilat mund të ndizen kollaj nga pasionet nacionaliste të panevojshme.
Në këto kushte, ne kemi vetëm një detyrim: të forcojmë pozitat e Shqipërisë, duke e qeverisur mirë atë.
Një vend i fortë, i drejtë, funksional, solidar dhe që nuk përbuz të varfërit dhe emigrantët, një vend që nuk prodhon emigracion por barazi, ai vend ka politikën më të mirë të jashtme.
Ai respektohet dhe dëgjohet. Drejt tij shkojnë investimet, integrimi dhe mirënjohja.
Për fat të keq, ne nuk jemi ky vend.
Shqipëria po vuan shumë nga varfëria dhe padrejtësia dhe asnjë fqinj, as grek, as serb, as turk nuk e dëmton më shumë vendin se vetë ne sot.
Nuk janë grekët armiqtë e Shqipërisë, është pabarazia, nuk janë serbët armiqtë e Shqipërisë, është padrejtësia, nuk janë turqit armiqtë e Shqipërisë, është korrupsioni.
Të gjitha këto bashkë na dëmtojnë më shumë se çdo fqinj dhe më shumë se të gjithë fqinjët bashkë.
Ja pra ç’do të thotë të jesh nacionalist: të mos pyesësh se çfarë bëjnë shqiptarët, por çfarë bëjnë të huajt.
Ja ç’do të thotë të jesh patriot: të pyesësh si jetojnë, sa punojnë, si ushqehen dhe si edukohen shqiptarët, të cilët nëse janë mirë, të lumtur dhe të begatë, do jetojnë gjithnjë mirë me veten dhe fqinjët e tyre.
Nuk mund të jetë nacionalist dhe aq më pak patriot ai që e mbush Shqipërinë me mbetjet e fqinjëve.
Nuk mund të jetë nacionalist dhe as patriot, ai që u shet fqinjëve kanabis, duke shfrytëzuar varfërinë e popullit të vet.
Nuk është nacionalist dhe as patriot ai që shkakton 300 mijë emigrantë në tre vjet qeverisje dhe refuzon të presë emigrantët e ardhur nga lufta e popujve të tjerë.
A mund të jesh pra nacionalist dhe patriot, pasi ke shkaktuar kaq shumë dëm?
Unë them se jo.
Prandaj gara mes nacionalistëve dhe patriotëve sot zhvillohet në Shqipëri dhe jo në Serbi dhe as në Greqi e aq më pak në Kosovë.
Patriotizmi është dashuria për vendin dhe dashuria për vendin matet me gjërat që bën për vendin tënd.
Nacionalistët mendojnë për t’i bërë dëm të tjerëve, patriotët punojnë për t’i bërë mirë të vetëve.
Koha sigurisht i ka dhënë të drejtë patriotëve.
Nacionalistët kanë humbur dhe do humbin, duke u rrudhur si një rrobë e përdorur, të cilën Evropa e ka mbyllur në sënduk, ndërsa ne e nxjerrim herë pas here, për ta përdorur për halloweenin e politikës sonë të jashtme.

18/06/2016

Te rinjte ne politike!
Te rinjte e para njezet viteve kane qene ata te cilet permbysen komunizmin dhe arriten te hedhin hapat e para te lirise politike ne Shqiperi!
Por ku jemi sot?Fatkeqesisht ka ndodhur qe vetem tre apo kater veta nga ata te rinjte e atehershem te marrin peng gjith klasen politike te vendit duke ia marre frymen cdo lloji tjeter ngjyrimi politik.Jane shndruar ne nje lloj bime te keqe qe nuk lejon te rritet asnje lloj filizi te ri.
Megjithate objekt I analizes time eshte dicka tjeter,forumet rinore.Teorikisht duhet te jene shpresa e cdo partie,ai grupim I cili duhet te jete elita e te rinjve, ata te cilet marrin guximin qe ne rini ti futen nje rruge aspak te lehte,marria ne dore e drejtimit te vendit.
Duhet te jete struktura e cila ka si qellim te rifreskoje here pas here strukturat e partise,dhe te sjelle ne te politika te reja,lidera te rinj,menyra te bashkohore menaxhimi!
Por realiteti eshte I hidhur,forumet rinore jane shndruar sot nje grupim militantesh.Eshte nje lloj potenciali I keqmenaxhuar me dashje.Kjo sepse kokat e medhaja nuk deshirojne rini, nuk deshirojne ndryshim te rregullave te lojes te krijuar nga ata.Nuk duan renie te perandorive.
Forumet rinore te tanishme jane kthyer ne vegla te partise dhe ne kukulla te liderit te saj.
Ky vleresim eshte I njejte per secilin nga forumet rinore sepse jane te te gjithe njesoj.
Megjithate gjendja e ketyre forumeve rinore aktuale eshte e pashprese,sepse te kerkosh rifreskim eshte njelloj sikur qe nga nje bime e kalbur te dalin gjethe te reja.
Forumet rinore aktuale,jane te destinuara te deshtojne!
Arsyeja e pare eshte qe vete partite jane ne stad degradimi,e dyta forumet udhehiqen nga njeres servile dhe pa vision,e treta ne vend qe te j*pin idete e tyre ne organizimin e partise dhe ne drejtimin e vendit jane te destinuar te perfundojne neper ndonje party.Praktikisht jane nje fasade me fytyra te bukura dhe me energji te cuar dem!
Shpresa e vetme eshte qe keto forume te krijojne nje autonomi nga partia,nga lidershipi I partise dhe te fillojne te udhehiqen nga njeres qe dijne te jene lidera,dhe qe e kane te shenjte lirine!
Andrit Hyselli!

18/04/2016

Ben Blushi

E fitova lirinë time
Meqe per shume vjet kam qene gazetar kam mesuar nje gje:e verteta del duke e kerkuar.
Kjo mu kujtua edhe dje ndersa ndiqja lajmet per referendumin dhe menyren sesi ato po jepeshin on line.
Te gjithe televizionet ishin perqendruar tek vitrina e referendumit ne qender te Tiranes, ku votues mbi bastun u thoshin vajzave mbi mikrofon se ata po votonin me bindje qe Edi Rama te vazhdonte te ishte Edi Rama.
Nuk pashe asnje kronike tjeter. Asnje lajm nga fshatrat apo nga zonat e tjera te vendit,asnje njeri qe votonte dhe asnje proces numerimi.
Meqe ra fjala a ka ndonje televizon qe ka marre pjese ne numerim dhe hapje kutish?Asnje deri tani.Keto jane votimet e para ne Shqiperi, nese mund te quhen votime, ku nuk ka asnje deshmi nga procesi i numerimit.
Nuk dihet se si eshte votuar neper fshatra,cfare ka ndodhur me listat, kush ka marre pjese ne votim,sa te sigurta kane qene kutite e votimit, pra asnje gje tjeter.
Vartesit e Edi Rames numeronin votat e Edi Rames.
Dy dite me pare kete referendum e kisha quajtur PARAMA PAPERS qe do te thote nje proces politik jashte kontrollit, qe ne gjuhen e financave quhet off shore.Pa takse.
Taksa e kontrollit mbi referendumin dje ishte zero.Ishte nje referendum pa takse lirije.
Me sa duket kisha te drejte qe e percmova si nje grabitje.
Fishekzjarret me provuan se ankthi i njeriut qe e sajoi referendumin p***a qene me i madh se manipulimi i procesit,me i rende se pesha e kutive te mbushura dhe me i gjate se lartesia e zjarrvenies.
Vetem ne Panama mund te festohej nga bashkija e kryeqytetit nje referendum partiak.
Por meqenese mediat e Tiranes e kane marre te mireqene se dje ka fituar Edi Rama dhe kam humbur une, pa u marre fare me cilesine dhe menyren e administrimit te ketij refendumi ,madje duke e marre te mireqene kete votim, me kane bere thirrje sot te largohem nga PS, pasi humbja p***a qene kaq e thelle, sa per mua nuk ka me vend ne ate grope,qe sipas tyre eshte PS,dua te them nja dy tre te verteta per te gjithe.
Ne kete referendum une nuk isha.
Qe ne fillim nuk kam qene dakort me kete sajese qe kishte vetem nje synim:te me hiqte te drejten e kandidimit.
Ky ishte nje referendum kunder meje, cka e them pa modesti.
Nuk jam autori i tij, por isha qellimi i tij.
I bindur se Edi Rama kishte frike nga gara, e lashe vetem me vartesat e tij te cilet bene listat, i ndryshuan, i hartuan,i hengren dhe i kafshuan sikur te ishin copa dhjami mbi nje tryeze te kalbur.
Ky rerefendum ishte ne kundershtim me statutin e PS i cili kerkon qe te mbahen zgjedhje per kryetarin e PS nje here ne kater vjet.
Ky referendum u krye ne kundershtim me Kodin Zgjedhor te PS sipas te cilit referedumet nuk mbahen dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit.
Ne kete refendum nuk pati pale, pasi pales qe teorikisht e kundershtonte nuk i njohen fushaten, vezhguesit, numeruesit dhe kontrollin mbi listat.
Pyetja eshte pse?
E thjeshte:per ta grabitur dhe per ta manipuluar sic edhe ndodhi.
Per te sh*tur nje fishekzjarr si zjarr.
Kam qindra mesazhe nga socialiste ne gjithe Shqiperine qe nuk kane votuar dhe qe deshmojne se sidomos ne fshatra nuk eshte votuar fare.Ne shumicen e komunave kutija e votimit eshte qarkulluar nga nje fshat ne tjetrin duke u shkuar njerezve neper shtepi. Ky referendum ishte bosh si nje kioske ambulante e falimentuar.
Ai nuk shiste fiq por blente nenshtrim.
Sa per dijeni referendumi ka patur kuti votimi vetem ne qendrat e komunave te vjetra qe kemi patur.
A beson njeri se socialistet nga fshatrat e thella kane shkuar te votojne ne qendrat e komunave qe ne shume raste jane mbi nje ore larg?
Jo vetem dyshoj, por e di qe nuk kane shkuar.
Ata nuk kishin pse te shkonin ne nje votim rezultati i te cilit dihej.
Edhe pas referendumit, Edi Rama do ishte serish Edi Rama.Po aq i vjeter dhe démodé dhe poaq frikacak sa c’ishte edhe nje dite me pare.
E per cfare duhet te harxhonin karburant dhe kohe per Edi Ramen kunder Edi Rames i cili dje nuk ka vlejtur as sa dyqind leke nafte ne serbatorin e socialisteve?
Nese sic pretendohet, ne referendum kane marre pjese mbi 90 per qind e listes se votuesve kjo i ben socialistet nje race e panjohur votuesish deri me sot, dhe dua ta them pse.
Ne dy zgjedhjet e fundit te vitit 2013, parlamentare, dhe 2015, lokale, shqiptaret kane shkuar ne votime ne masen 54 dhe respektivisht 49 per qind.
Kjo do te thote se socialistet shqiptare votojne me shume per nje referendum pa kuptim se sa per deputetet dhe kryetaret e tyre te bashkive te cilet nga shifrat del se i votojne me pak.
Nese kjo eshte vertete deputetet dhe kryetaret e bashkive qe dje kane numeruar votat dhe kane mbushur kutite duhet te skuqen dhe te fusin fishekzjarret ne akull.
Sipas te dhenave qe me kane ardhur nga gjithe Shqiperia me rezulton se ne referendum nuk kane marre pjese me shume se 40 per qind e listes.
Organizatoreve iu takon te provojne se nuk eshte keshtu duke bere publike proceverbalet e votimit dhe natyrisht duke hapur kutite.
Une nuk do them hap kutite ose largohu, por do them hap kutite ose turperohu!
Per te gjithe ata qe sot besojne se ne kete referendum p***am humbur dua tu them nje gje:
Askush nuk humb lirine nga nje grabitje.
Dhe sidomos nga nje grabitje publike qe ndodhi ne ekran.
Aq me pak une.
Ky referendum me bindi se ne Partine Socialiste nuk lejohet me votim. Kjo ka ndodhur per shtate vjet me rradhe.Kjo ndodhi ne Kongres kur nuk u votua per asgje pervecsve me doren lart dhe kjo ndodhi edhe dje kur kutite u mbushen.
Megjithate sot jam njeriu me i kenaqur dhe njekohesisht me i trishtuar ne Shqiperi dhe dua te shpjegoj pse:
Jam i kenaqur sepse vetem me nje fjali e detyrova Rilindjen te futej ne kuti.
Kosto me te vogel per te provuar nje te vertete nuk kisha paguar kurre.
Duke thene se do kandidoj per kryetar te PS e nxita Rlindjen te armatoste disa mijere vete duke u dhene atyre kuti, makina,bankina, lista, kanistra, lapsa, hapsa, goma, dhoma, karrige, tavolina,kartolina, kartona, butona, hudhra,kudhra, karrota, rrota, fiq, pika, thika dhe pistoleta,zjarre dhe fishekzjarre me te cilet menduan se me kane goditur dje.
Por kjo ishe e vetmja menyre per ti treguar Shqiperise se nga kush drejtohet.
Dhe besoj se Shqiperia me kupton.Dhe me mirekupton.
Kjo ishte e vetmja menyre per tu provuar shqiptareve se liria ka nje cmim qe ata duhet ta paguajne qe ta kene.
Kjo ishte e vetmja menyre per te vertetuar se Rilindja eshte dhe ka qene nje lavatrice e mediokritetit dhe e shemtise ne kete vend.
Cka me trishton.
Me trishton kur shoh se si nje parti eshte futur ne lavatricen e Rilindjes per te pastruar rrobat e Funeralit te vet.
Per te gjithe ata qe besojne se une kam humbur kjo eshte pergjigja ime:
Sot nuk kam humbur asgje.
Sot kam fituar lirine time.
Dhe kjo vlen me shume se cdo referendum.Dhe me shume se cdo parti.
Lirija ime nuk futet ne lavatrice, sepse nuk ka nevoje te pastrohet.
Pas shume vitesh do kem rast te qesh duke treguar shakane time te plote.
Por deri atehere kam shume gjera per te bere.
Do ti tregoj Shqiperise se nuk eshte koha per ta percmuar Rilindjen por per ta rrezuar.

19/05/2013

Vota është “instrumenti(vegla)-leva e Arkimedit” e ndryshimit të sistemeve shoqërore edhe pse në dukje nuk është kështu. Vota është parimi sipas të cilës të gjithë shtetasit mund të marrin pjesë në zgjedhjet politike, administrative apo këshillimeve publike(si psh. Referendumi).

Parimi i votës lind si ide e bashkëlidhur nga vullneti i përgjithshëm dhe i përfaqësimit politikë që nxiti Zhan Zhak Ruso(Jean-Jacques Rousseau) rreth viteve 1750. Në bazë të këtij parimi hartohet teza në bazë të cilës përfaqësitë politike legalizojnë vetëvehten.

16/04/2013

KJO FAQE KA SI PER QELLIM TE SHERBEJE SI NJE PORTAL NE TE CILIN DO NDAHEN IDE DHE MENDIME MBI ECURINE E ZHVILLIMEVE POLITIKE NE BILISHT!

Address

Bilishti

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Politika Bilisht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Politika Bilisht:

Share