Ervin Ceca

Ervin Ceca Kryetar i Bashkisë Berat

BER❤️T
07/09/2026

BER❤️T

🗑️ Hedhja e mbetjeve vend e pa vend nuk është thjesht shkelje e rregullave të bashkëjetesës, por dëmton pastërtinë, imaz...
07/09/2026

🗑️ Hedhja e mbetjeve vend e pa vend nuk është thjesht shkelje e rregullave të bashkëjetesës, por dëmton pastërtinë, imazhin dhe cilësinë e jetës në qytetin tonë.

Këto janë pamje të kapura nga kamerat e qytetit, që tregojnë raste të hedhjes së mbetjeve në vende të papërshtatshme.

Rasti po ndiqet nga autoritetet dhe autorët do përgjigjen para ligjit.

Pastrimi i qytetit nuk është vetëm detyrë e shërbimeve të Bashkisë. Është përgjegjësi e secilit prej nesh.

Le ta mbajmë qytetin tonë të pastër dhe të kujdesemi për hapësirat e përbashkëta.

🔥 Zjarri në Lagjen Kala këtë pasdite, u neutralizua në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të MZSH-së, pa dëme në banesa apo...
06/09/2026

🔥 Zjarri në Lagjen Kala këtë pasdite, u neutralizua në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të MZSH-së, pa dëme në banesa apo objekte.

Dyshohet se shkak i zjarrit ishte një skarë e ndezur pranë pishave.

⚠️ Ju bëjmë thirrje për kujdes me zjarret në ambiente të hapura!

🔥 Zjarri me rrezikshmëri të lartë mbi lagjen Goricë është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit t...
05/09/2026

🔥 Zjarri me rrezikshmëri të lartë mbi lagjen Goricë është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të MZSH, Ujësjellësit dhe strukturave të Bashkisë e Prefekturës.

Falë reagimit në kohë, u shmang përhapja e flakëve drejt kurorës së pishave.

🙏 Mirënjohje për të gjithë efektivët që u angazhuan në terren.

Policia po vijon punën për identifikimin e përgjegjësve, ndërsa në këto ditë me temperatura të larta kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë. 🌲

Një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një rrezik të madh për qytetin dhe natyrën.

Me nderim dhe dashuri kujtojmë sot Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare, jeta dhe vepra e së cilës u bënë fanar për njerëz...
05/09/2026

Me nderim dhe dashuri kujtojmë sot Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare, jeta dhe vepra e së cilës u bënë fanar për njerëzimin, duke na kujtuar se drita më e madhe është ajo që e ndajmë me të tjerët.

📍 Vazhdojmë takimet me komunitetin për të dëgjuar nga afër shqetësimet, problematikat e përditshme, por edhe opinionin m...
03/09/2026

📍 Vazhdojmë takimet me komunitetin për të dëgjuar nga afër shqetësimet, problematikat e përditshme, por edhe opinionin mbi Reformën Territoriale.

Takimi i radhës u zhvillua me banorë të tre rajoneve: 1, 2 dhe 3.🤝

Mes vogëlushëve të Kopshtit Uznovë, në javën e parë të hapjes së dyerve në këtë shtator🧸 Për të tretin vit radhazi, Bash...
03/09/2026

Mes vogëlushëve të Kopshtit Uznovë, në javën e parë të hapjes së dyerve në këtë shtator🧸

Për të tretin vit radhazi, Bashkia Berat ka vijuar traditën e shpërndarjes falas të mjeteve didaktike. 📚🎨

Këtë vit, Kopshti Uznovë ka edhe më shumë hapësirë për fëmijët. Me sistemimin e vogëlushëve të çerdhes në një godinë të veçantë, kopshti është zgjeruar dhe tashmë ofron më shumë ambiente.❤️

03/09/2026
Berati, edhe kur bie nata, nuk pushon së treguari historinë e tij. ✨Dritat mbi Mangalem, gurët e vjetër, Osumi dhe rrugë...
02/09/2026

Berati, edhe kur bie nata, nuk pushon së treguari historinë e tij. ✨
Dritat mbi Mangalem, gurët e vjetër, Osumi dhe rrugët që vazhdojnë të gjallërohen deri vonë.

Një qytet që nuk ka nevojë të zbukurohet me fjalë.
Mjafton ta shohësh❤️

📍 Në Njësinë Administrative Sinjë patëm një diskutim të hapur, ku zëri i banorëve ishte në qendër të vëmendjes. Nga Refo...
02/09/2026

📍 Në Njësinë Administrative Sinjë patëm një diskutim të hapur, ku zëri i banorëve ishte në qendër të vëmendjes. Nga Reforma Territoriale, shqetësimet e përditshme, te nevojat, sugjerimet dhe pritshmëritë për zhvillimin e Sinjës, ishin pjesë e dialogut.🤝

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ervin Ceca posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ervin Ceca:

Shortcuts

Share