01/06/2026
Sot në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej, të bashkohemi të gjithë në mbrojtje të fëmijëve tanë dhe të familjes shqiptare, vlerës më të shenjtë që ka çdo shqiptar.
Ky marshim është zëri dhe forca jonë për t'i thënë JO çdo politike që cenon familjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Fëmijët janë e ardhmja e kombit dhe nuk preken!
Sot nuk ka vend për heshtje. Të jemi të gjithë bashkë në Sheshin Skënderbej, për familjen, për fëmijët, për Shqipërinë! 🇦🇱
Fëmijët nuk preken! Familja nuk preket! Shqipëria nuk dorëzohet!